”Paqja qoftë me të gjithë ju”, nisi mesazhin e tij të parë si kreu i Kishës Katolike, Papa Leo XIV. ”Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju. Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, ndërtoni ura”,-tha Papa. Robert Francis Prevost lindi më 14 shtator 1955 në Chicago, SHBA. Ai është pjesëtar i Urdhrit të Shën Agustinit dhe ka shërbyer për shumë vite si misionar në Peru. Më vonë, ai…
Author: tirana
Sali Berisha uroi sot nga Shkodra, ku po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës elektorale për koalicionin PD-ASHM, Papën e sapozgjedhur. ”Me qindra-mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e Shenjtërisë së Tij, Papës së sapozgjedhur. Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë. Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin”, nënvizoi Berisha.
Bota katolike ka tashmë një Papë të ri, pasi Papa Françesku u nda nga jeta pak ditë më parë. Ai është kardinali Robert Francis Prevost, dhe do të quhet Leoni i XIV. Papa i cili është 69-vjeç, është i pari amerikan në historinë e kishës katolike. Në daljen e parë, Papa u pa tepër i përlotur. Rreth 100 mijë besimtarë janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për të festuar zgjedhjen e Papës së Ri. Në raundin e tretë të votimit dhe në ditën e dytë të mbledhjes së Konklavës, nga Vatikani doli edhe tymi i bardhë. Pak çaste më…
Fatmir Xhafaj, një nga figurat emblematike të PS-së, është kandidat në listë të hapur në Tiranë. Ai komenton optimizmin e Ramës këtë të enjte në Kuç të Vlorës, aty ku parashikoi se mazhoranca do të marrë më shumë se 78 mandate. Xhafaj tha se në Tiranë, PS-ja do të marrë 19 mandate. ”Kuçi është një fshat shumë interesant dhe si zgjedhje simbolike nuk është zgjedhje e keqe. Unë besoj se ai ka të gjithë informacionin e nevojshëm për të dhënë të dhënë një rezultat në shkallë kombëtare që nuk e kam unë. Mua më duhet ta besoj atë sepse është…
Presidenti Bajram Begaj, priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi. Presidenti i Republikës e falënderoi zonjën Karimi dhe ekipin e saj për vizitën e tyre në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve, si edhe përcolli vlerësimet e tij më të larta për rolin e misioneve vëzhguese ndërkombëtare në zgjedhjet shqiptare. ”Vëzhguesit ndërkombëtarë gëzojnë prestigj dhe besueshmëri tek opinioni publik shqiptar”,-tha Begaj. Presidenti i siguroi se gjetjet dhe rekomandimet e tyre do të trajtohen nga publiku dhe politika shqiptare me maksimumin e seriozitetit, sepse neutraliteti dhe korrektësia e misioneve vëzhguese ndërkombëtare janë të padiskutueshme.…
Të dielën e 11 majit do të mbahen zgjedhjet parlamentare, dhe këto ditë janë me më shumë tension, por edhe me më shumë shpifje. Kandidatët e PD-së për qarkun e Dibrës Xhelal Mziu, Denisa Vata, Xhemal Gjunkshi e Basir Çollaku kanë nisur ditët e fundit një fushatë me shpifje e akuza ndaj kandidatit socialist Agron Malaj. Pasi janë njohur me mbështetjen e madhe të zgjedhësve të Matit, Klosit, Bulqizës e Dibrēs ata kanë intensifikuar sulmet, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave që zotërojnë. Argumentat e Malajt se kandidatët e PD-së nuk kanë dhënë asnjë kontribut në këtë qark dhe se…
Nga Vlora ku mbylli fushatën elektorale, kreu i PS, Edi Rama kërkoi nga vlonjatët që të dalin nga shtëpia dhe të votojnë për Partinë Socialiste më 11 maj. Rama u shpreh se Vlora është kthyer në një xhevahir të Mesdheut, teksa investime të tjera priten në vitet e ardhshme. “Një shok kishte parë memorandumin e Kuçit. Dhe më tha si ka mundësi që mandatin e 9 të Vlorës e nxorre me 50%. Më tha që nuk ka mundësi që Vlora të mos nxjerrë mandatin e 9 për ty. Ti nuk i njeh vlonjatët i thashë. Vlora mund të nxjerrë dhe…
Ish-kreu i bashkisë së Matit dhe kandidat i PS-së për deputet në qarkun Dibër, Agron Malaj ka reaguar pas një shkrimi, që thuhet se i ka dhënë tokë babait të tij. Teksa e quan një lajm që vjen nga një gazetar i ”kënetës së bufit”, Malaj ka publikuar edhe dokumentat. Postimi i plotë Gazetari i “kënetës së bufit”, lëshon tymnajen e radhës në drejtimin tim. Në mënyrë krejt abuzive dhe me ligësi të madhe që i vjen si rrjedhojë e humbjes spektakolare me 11 Maj, gazetari i “kënetës së bufit” abuzon teksa thotë që unë i paskam dhënë tokë babait…
Në raundin e tretë të votimit, nga Vatikani ka dalë tymi i bardhë. Bota katolike ka tashmë një Papë të ri. Tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite. Ende nuk dihet kush është përzgjedhur, por pritet që brenda një ore, kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine.
Zv/kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, është një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e Aviacionit Civil, që krahas zhvillimit të shërbimit në fushën e transportit, do të operojë me tre modele biznesi, që gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe punësime të reja”. E pranishme sot në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, ku u krye fluturimi i parë certifikues, duke realizuar edhe dorëzimin e veprës në infrastrukturën ajrore, Balluku tha se “në këtë aeroport do të zbatohen tre modele biznesi”. Sipas saj, komponenti i parë i aviacionit civil është transporti i pasagjerëve;…
Kandidatja e PS-së për qarkun Fier, Zegjine Çaushi vijon ironitë sërish me një postim thumbues ndaj Gazment Bardhit. Në një video-mesazh ironik, Çaushi nuk ia ka kursyer batutat, duke lënë të kuptohet se situata në kampin blu është larg entuziazmit elektoral. ”Të ka bërë shumë keq ai deti socialist dje në mbrëmje në shesh të Fierit, ëëë Gazooo. Hall të madh ke, se as komisioner për qendrat e votimit nuk ke gjetur. Edhe 3 ditë kanë mbetur Gazooo. Edhe Luani do të shpëtoj nga ty”,-shkruan Çaushi.
Xhamia e Plumbit në Shkodër është përuruar sot nëpërmjet një ceremonie ku merret pjesë Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Beci u shpreh se restaurimi i plotë i Xhamisë së Plumbit është një moment që na bën krenar të gjithëve pasi i kthen dinjitetin këtij objekti kulti unik në të gjithë Ballkanin. “Keni kthyer në një vlerë një diamant të çmuar të këtij qyteti jo vetëm të historisë por edhe një vepër arkitekturore për të cilën kemi qenë shumë krenare. Rikthimi i saj për qytetin…