Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Drekën Informale të Punës me Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ministrat e Jashtëm të Vendeve Kandidate dhe Potencialisht Kandidate për anëtarësim në BE, e zhvilluar në kuadër të Takimit Informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve mbi sfidat aktuale gjeopolitike dhe nevoja për forcimin e qëndrueshmërisë kolektive ndaj kërcënimeve hibride. Ministri Hasani rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, si dhe ndau me të pranishmit disa prej hapave të…
Author: tirana
Vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos. Ministria e Mbrojtjes bën me dije qindra persona janë angazhuar për gjetjen e trupit, por rëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Njoftimi i plotë Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është në Moskë për paradën e Ditës së Fitores, dhe ka folur rreth udhëtimit në SHBA që u detyrua ta ndërpresë për shkak se u ”sëmurë” befasisht. Vuçiç tha se nuk dëshiron foto me Trumpin, por diskutime, teksa ka premtuar se do t’i nxjerrë disa gjëra më vonë. ”Do të shihni disa gjëra për të cilat as që dua të flas tani”, ka thënë Vuçiç. Ai përmendi një takim që pati me Trump gjatë mandatit të parë. ”Kam pasur biseda me të në Zyrën Ovale. Nuk më interesojnë fotot, më interesojnë se çfarë mund të bëj…
Kryeministri Edi Rama, vijoi këtë të enjte me turin e takimeve në qarkun e Vlorës, ku u ndal edhe në Radhimë. Aty Rama ka parë nga afër punimet që po bëhen për këtë zonë, e cila sipas kreut të qeverisë, do të jetë një pjesë e Shqipërisë së re turistike. ”Aty ku po merr formë një pjesë e Shqipërisë së Re Turistike, vazhdim spektakolar i Lungomares në bregun mes qytetit të Vlorës dhe Orikumit”,-shkruan Rama.
Sali Berisha u ka dërguar një urdhër të gjithë kandidatëve të PD-së, duke kërkuar që të reagojnë publikisht lidhur me lajmin e një gazetari amerikan, sipas të cilit në Departamentin Amerikan të Shtetit i kanë thënë që kryedemokrati mund të udhëtojë drejt SHBA, pavarësisht se është non grata. Në një mesazh të brendshëm të shpërndarë në strukturat e partisë, Berisha ka theksuar: “NJOFTIM I RËNDËSISHËM Të gjithë kandidatët duhet të publikojnë një video dhe një status në Facebook, duke përshëndetur ndryshimin në qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj vendimit të padrejtë për Partinë Demokratike! Përcilleni ju lutem!”. Marrë nga…
Konklava e vitit 1492 mbetet një nga më të kontestuarat në histori, për shkak të akuzave për blerje votash nga një prej figurave më të fuqishme të kohës, Kardinalit Rodrigo Borja, i cili do të bëhej më pas Papa Aleksandri VI. Borja me origjinë nga Spanja, zhvilloi një fushatë të mirorganizuar për të siguruar fronin papnor, duke përdorur mjete financiare dhe premtime politike për të bindur kardinalët zgjedhës. Thuhet se ai ofroi kështjella, prona të mëdha toke dhe sasi të konsiderueshme argjendi në këmbim të votave, në një kohë kur ndikimi i mbretërive të mëdha si Franca dhe Spanja, si…
Zbarkimi i çiklistëve nga e gjithë bota për “Giro d’Italia” në Shqipëri, ka bërë që policia të marrë të gjitha masat për ndalimin e qarkullimit në disa rrugë dhe largimin prej tyre të të gjitha makinave të parkuara, që mund të bëhen pengesë për zhvillimin normal të garës çiklistike. Gjatë paradites së të enjtes, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer zhvendosjen e dhjetëra automjeteve që pengojnë itinerarin e garës. Fillimisht rrugët janë “pastruar” nga makinat e parkuara në mënyrë të gabuar, e që kanë qëndruar në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara, për një kohë të gjatë. “Automjetet do…
Kryeparlamentarja dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun Tiranë, këtë të enjte është ndalur në Kamëz. Në këtë qytet, bashkë me kandidatët e PS-së kanë vizituar kompaninë ”HodoAlb”, që sapo kanë inaguruar fabrikën e re dhe sallën e dytë moderne të ekspozimit. ”Vizitë në fabrikën e re dhe në sallën e dytë moderne të ekspozimit, të sapoinauguruar, të HodoAlb, një kompani me mbi 20 vite përvojë në tregun e mobilierisë, e njohur për cilësinë, besueshmërinë dhe bashkëpunimet me markat më të mëdha ndërkombëtare. Me administratorin Riza Hodo dhe drejtorin Levent Palushaj biseduam për sfidat e sektorit, zhvillimet teknologjike dhe kontributin…
Kandidatja e PD-së për Tiranën, Dhurata Çupi, thotë se PD-ja premton rritje të menjëhershme të pensioneve minimale dhe fundin e politikave të ndihmës ekonomike që poshtërojnë qytetarët. Ajo ka ndarë edhe pamje nga takimet me qytetarët, Çupi u ka kërkuar banorëve të votojnë PD-në për të bërë ndryshimin, për fëmijët dhe për të ardhmen. ”Ne premtojmë ndryshim, jo me fjalë, por me vepra. Rritje të menjëhershme të pensioneve minimale dhe fundin e politikave të ndihmës ekonomike që poshtërojnë qytetarët. Bashkohuni me Programin e Partisë Demokratike. Le ta bëjmë ndryshimin, për ju, për fëmijët tuaj, për të ardhmen. Voto Partia Demokratike.…
Hetimet për krimet zgjedhore kanë zbritur në terren. Këtë të enjte, agjentë të BKH-së dhe Policia e Shkodrës kanë kryer kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona si: Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë. Fjala është për procedime penale që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër dhe në këtë kuadër ka pasur edhe të shoqëruar, për të cilët po verifikohet nëse kanë tentuar të ndikojnë në zgjedhjet e 11 Majit. Në Shkodër ishte kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ku zhvilloi një takim me prokurorin Albert Murçaj. Të njëjtën gjë kreu i SPAK bëri në Lezhë, ku…
Sali Berisha reagoi për lajmin e publikuar ditën e djeshme nga gazetari amerikan Marc Caputo, i cili duke iu referuar Departamentit Amerikan të Shtetit tha se kreu i PD mund të udhëtojë lirisht për në SHBA. I pyetur më pas nga gazetarët se kur do të udhëtojë për në SHBA, Berisha tha se aktualisht ndodhet në fushatë elektorale dhe ditët kulmore të saj para zgjedhjeve të 11 majit, por nëse do të gjendej në një kohë më të përshtatshme do të kishte bërë udhëtimin përtej Atlantikut. “Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh…
Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një qëndrim të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili është pyetur nga gazetari amerikan, Marc Caputo në lidhje me mundësinë e udhëtimit të kreut të PD-së në SHBA. Sipas gazetarit që punon për agjencinë “Axios”, Berisha mund të shkojë në SHBA. Vetë Berisha tha sot në një deklaratë për mediat, se kjo mbështetje dhe vendim nga administrata e Trump është një vendim për t’u përshëndetur, teksa tha se e sheh si një shpërblim për të gjithë demokratët që qëndruan krah kauzës së drejt. ”Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi…