Kur na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës, projeksionet e tij për mandatet e mundshme që Partia Socialiste fiton nga ky proces elektoral. Parashikimet e Ramës janë 50% për 88 mandate të mundshme për PS, por kryeministri ka hedhur firmën për 78 mandate të sigurt, pra 100%. Kryesocialisti nga Kuçi duket optimist, pasi pretendon se PS merr 4 mandate më shumë nga çfarë fitoi katër vite më parë, në zgjedhjet e vitit 2021, ku doli fituese me 74 deputetë. Ajo çka duket…
Author: tirana
Këtë të enjte, Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh. Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por…
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmet për lejimin e udhëtimit të kreut të PD Sali Berisha në SHBA. Reagimi:Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.Partia Demokratike,…
Një elektriçist i OSSHE ka humbur jetën në Mirditë, teksa po punonte për të çuar energjinë elektrike në qendër votimi në Kodër Rrëshen. Ndërkaq, kanë mbetur të lënduar edhe dy elektriçistë të tjerë. Viktima është Emiljano Bunga, ndërsa dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Kryeministri Rama ndodhet në ceremoninë e uljes së avionit të parë në Vlorë. Rama tha se ky projekt ka qenë tejet sfidues dhe se është ngritur 2 metra mbi sipërfaqen sepse zona ëshët mbi nivelin e detit. “Kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar në trupin e aeroportit të Vlorës me njerëz nga Kosova dhe Shqipëria do e ngrejë shumë lart emrin e aeroportit, për cilësinë sigurinë dhe nivelin e buzeqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi. Dua të falenderojë ata që besuan dhe punuan, ka qenë një projekt sfidues dhe mjafton të shohësh pak më lart se i gjithë…
Altin Dumani largohet nga prokuroria e Shkodrës pas një takimi me prokurorin Albert Murçaj. Bëhet me dije se ka të shoqeruar në polici për krimet zgjedhore, pritet të ketë një komunikim zyrtar.
“Sot ka të bëjë edhe me krenarinë kombëtare dhe me një premtim të dhënë nga Edi Rama. Afati kontraktual ka qenë pranvera e vitit 2026. Kjo skuadër në bashkëpunim të ngushtë, konsorsiumi, ka dorëzuar një pistë, flitet për një pistë të butë si mëndafshi. I plotëson të gjitha kushtet. Për Vlorën ky është moment historik. Sot jemi këtu në vlorë, për të dorëzuar këtë vepër. Sot është çertifikuar pista. Kur e nisëm këtë projekt, flitej për një investim rreth 104 milionë euro. Sot që flasim, bëhet fjalë për një investim 140 milionë euro”, theksoi ajo.
Aeroporti i ri i Vlorës, ashtu siç ishte lajëmruar më herët, pati sot fluturimin e parë. Pak çaste më parë avioni i parë u ulur në pistën e re me gjatësi 3.2 km dhe me gjerësi 60 metra. Ky fluturim ishte një test për aeroportin e ri, i cili do të nis të operojë sistematikisht në verë të këtij viti. Në ceremoninë e sotme, të pranishëm ishin kryeministri Rama dhe zëvendës ministrja Balluku.
Një automjet ka shpërthyer në flakë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Ende nuk dihen arsyet, por në pamjet e siguruara nga News24, shihet shtëllunga e tymit që del automjeti.
Qasja në llogarinë e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në rrjetin social X në Turqi, është bllokuar pas një kërkese ligjore, sipas një njoftimi në llogarinë e tij në këtë platformë, të enjten. Policia e arrestoi Imamoglun – i cili është rivali kryesor i presidentit Tayyip Erdogan – më 19 mars, duke nxitur protestat më të mëdha në Turqi në dekadën e fundit. Ai u burgos katër ditë më vonë në pritje të gjykimit për akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon. Partitë opozitare e kanë quajtur arrestimin e tij të politizuar dhe antidemokratik.
Për shkak të aktivitetit Giro D’Italia, që do të zhvillohet më 10 maj, në Tiranë do të bllokohen disa akse rrugore. Përmes një njoftimi, Policia e Tiranës ka bërë të ditur akset që do të bllokohen. Njoftimi i Policisë së Tiranës Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se: Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të…
Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të mbështetur edhe nga policia kanë ushtruar kontrolle dhe janë duke kryer veprime hetimore në disa zona në Shkodër. Kontrolle janë ushtruar në Malësinë e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë. Mësohet se behët fjalë për procedimet penale që jane regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për krime zgjedhore në Shkodër.