Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se tarifat e presidentit Donald Trump janë “të gabuara”. Ajo i bëri thirrje Evropës që të shmangë përfshirjen në një luftë tregtare. Qeveria italiane tha se Meloni anuloi angazhimet e saj për atë ditë, në mënyrë që ajo të mund të përqëndrohet në veprimet e vendit të saj në përgjigje të njoftimit të Trump. Meloni e cila është një aleate e ngushtë e Trump, e përshkroi tarifën 20% ndaj Bashkimit Evropian si “jo në interes të asnjërës palë”. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të punuar drejt një marrëveshjeje me SHBA, me…
Author: tirana
AKU ka nisur një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese në Vlorë. Aksioni është përqëndruar në subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të produktit të mishit të pulës me salmonelë. Inspëktorët e sigurisë ushqimore këto kontrolle blic po i vazhdojnë edhe këtë të enjte. Kontrollet sipas informacioneve janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe në brendësi të lagjeve për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti. Pjesë e kontrolleve sipas informacioneve do të jenë edhe restorante edhe fastfoode të cilat janë në qytet. Nga këto subjekte, disa prej tyre janë kontrolluar më…
Italia është tronditur nga krimi makabër. Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, u gjend e vdekur brenda një valixheje të hedhur në një zonë pyjore jashtë qytetit të Romës. Nga denoncimi i bërë nga shoqet me të cilat Ilaria ndante apartamentin ku jetonte në Romë, 22-vjeçarja u largua mbrëmjen e 25 marsit nga shtëpia pa i treguar askujt, një gjë që sipas dëshmive, e kishte bërë dhe herë të tjera. Pasi nuk morën më asnjë mesazh nga studentja shqiptare, mikeshat e saj denoncuan në polici, që menjëherë nisi kërkimet,…
Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 prill . Kjo gjë ka ndodhur për shkak të grevës 24 orëshe, të paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi. “Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar”, njofton Aviacioni Civil. Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion. “ACAA këshillon të gjithë pasagjeret të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar. Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë…
Shumë liderë evropianë këtë mëngjes kanë dënuar tarifat e Trump. Disa më me forcë se të tjerët, por shumica prej tyre bien në një mendje, kur bëhet fjalë për ndikimin që do të kenë këto tarifa në vendet e tyre. Përballë shumicës “dëshpëruese” nga tarifat e SHBA-së, është Hungaria, kryeministri i së cilës Viktor Orban është një aleat kyç i Trump. Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto nuk i përbuzi fjalët e tij mëngjesin e sotëm kur fajin për tarifat e hodhi në këmbët e BE-së, duke thënë: “Është vërtetuar sërish se në Bruksel institucionet evropiane po drejtojnë njerëz të paaftë,…
Ministri i Ekonomisë Robert Habeck shprehet se tarifat e SHBA mund të shkaktojnë dëme shumë të mëdha në mbarë botën. Ai paralajmëroi një “përgjigje të ekuilibruar, të qartë dhe vendimtare” nga Bashkimi Evropian, por përsëri bëri thirrje për një zgjidhje të negociuar. “Tarifat e SHBA-së ka të ngjarë të shkaktojë një spirale që mund të tërheqë vendet në recesion dhe të shkaktojë dëme të mëdha në mbarë botën, me pasoja negative për shumë njerëz,” tha Hambeck teksa përsëriti qëndrimin gjerman në favor të zhvillimit të negociatave. “Ne gjithmonë kemi shtyrë për negociata, jo për konfrontim. Kjo është ende gjëja e…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktores së shquar Margarita Xhepa. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë disa foto të saj, ndërsa shkruan “Lamtumirë yll!”.
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës që mbajti në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE – Rruga e Reformave” tha se integrimi i vendit në BE është garant i të drejtave dhe lirive njerëzore. “Ka qenë shumë e rëndësishme puna e këtij komisioni të posaçëm. Para pak kohe, doli një anketë për nivelin e mbështetjes së BE brenda BE nga popujt që e përbëjnë, një anketë që publikohet që nga 1983. Dhe që prej atij viti, BE nuk ka qenë më popullor brenda perimetrit të vet sesa aktualisht. Është një ndryshim dramatik i këndvështrimit popullor…
Presidenca e Afrikës së Jugut ka bërë thirrje për një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në pas tarifave të Donald Trump. Vendi u godit me një tarifë 30% nga Shtëpia e Bardhë, por taksa prej 25% për importet e makinave gjithashtu mund të ndikojë keq. “Tarifat konfirmojnë urgjencën për të negociuar një marrëveshje të re tregtare dypalëshe dhe reciprokisht të dobishme me SHBA-në, si një hap thelbësor për të siguruar sigurinë tregtare afatgjatë,” tha presidenca në një deklaratë.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Foreigners”, duke vënë në pranga dy shtetas turq, një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare, të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni. Sipas hetimeve, dy të arrestuarit kishin rekrutuar dhe detyruar dy shtetase, një nga Turqia dhe një nga Azerbajxhani, të ushtronin prostitucion në një apartament në Rrugën e Barrikadave. Gjatë operacionit u sekuestruan 2500 euro, 200 dollarë dhe tre celularë, të dyshuar si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Ndërkohë, dy shtetaset që ushtronin prostitucion po hetohen në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Më 3 prill, ministrat e jashtëm të NATO-s do të nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës, ndërsa vendet evropiane përballen me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtjen. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se takimi dyditor zhvillohet në “një moment veçanërisht kritik për sigurinë tonë të përbashkët, me sfida shumë të mëdha që ne të përballemi me to individualisht”. Rutte këmbënguli se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës, pavarësisht kritikave se presidenti amerikan, Donald Trump, po minon marrëdhëniet transatlantike. “Unë…