Shumë liderë evropianë këtë mëngjes kanë dënuar tarifat e Trump. Disa më me forcë se të tjerët, por shumica prej tyre bien në një mendje, kur bëhet fjalë për ndikimin që do të kenë këto tarifa në vendet e tyre. Përballë shumicës “dëshpëruese” nga tarifat e SHBA-së, është Hungaria, kryeministri i së cilës Viktor Orban është një aleat kyç i Trump. Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto nuk i përbuzi fjalët e tij mëngjesin e sotëm kur fajin për tarifat e hodhi në këmbët e BE-së, duke thënë: “Është vërtetuar sërish se në Bruksel institucionet evropiane po drejtojnë njerëz të paaftë,…
Author: tirana
Ministri i Ekonomisë Robert Habeck shprehet se tarifat e SHBA mund të shkaktojnë dëme shumë të mëdha në mbarë botën. Ai paralajmëroi një “përgjigje të ekuilibruar, të qartë dhe vendimtare” nga Bashkimi Evropian, por përsëri bëri thirrje për një zgjidhje të negociuar. “Tarifat e SHBA-së ka të ngjarë të shkaktojë një spirale që mund të tërheqë vendet në recesion dhe të shkaktojë dëme të mëdha në mbarë botën, me pasoja negative për shumë njerëz,” tha Hambeck teksa përsëriti qëndrimin gjerman në favor të zhvillimit të negociatave. “Ne gjithmonë kemi shtyrë për negociata, jo për konfrontim. Kjo është ende gjëja e…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktores së shquar Margarita Xhepa. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë disa foto të saj, ndërsa shkruan “Lamtumirë yll!”.
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës që mbajti në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE – Rruga e Reformave” tha se integrimi i vendit në BE është garant i të drejtave dhe lirive njerëzore. “Ka qenë shumë e rëndësishme puna e këtij komisioni të posaçëm. Para pak kohe, doli një anketë për nivelin e mbështetjes së BE brenda BE nga popujt që e përbëjnë, një anketë që publikohet që nga 1983. Dhe që prej atij viti, BE nuk ka qenë më popullor brenda perimetrit të vet sesa aktualisht. Është një ndryshim dramatik i këndvështrimit popullor…
Presidenca e Afrikës së Jugut ka bërë thirrje për një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në pas tarifave të Donald Trump. Vendi u godit me një tarifë 30% nga Shtëpia e Bardhë, por taksa prej 25% për importet e makinave gjithashtu mund të ndikojë keq. “Tarifat konfirmojnë urgjencën për të negociuar një marrëveshje të re tregtare dypalëshe dhe reciprokisht të dobishme me SHBA-në, si një hap thelbësor për të siguruar sigurinë tregtare afatgjatë,” tha presidenca në një deklaratë.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Foreigners”, duke vënë në pranga dy shtetas turq, një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare, të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni. Sipas hetimeve, dy të arrestuarit kishin rekrutuar dhe detyruar dy shtetase, një nga Turqia dhe një nga Azerbajxhani, të ushtronin prostitucion në një apartament në Rrugën e Barrikadave. Gjatë operacionit u sekuestruan 2500 euro, 200 dollarë dhe tre celularë, të dyshuar si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Ndërkohë, dy shtetaset që ushtronin prostitucion po hetohen në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Më 3 prill, ministrat e jashtëm të NATO-s do të nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës, ndërsa vendet evropiane përballen me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtjen. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se takimi dyditor zhvillohet në “një moment veçanërisht kritik për sigurinë tonë të përbashkët, me sfida shumë të mëdha që ne të përballemi me to individualisht”. Rutte këmbënguli se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës, pavarësisht kritikave se presidenti amerikan, Donald Trump, po minon marrëdhëniet transatlantike. “Unë…
Bashkimi Evropian është gati për një luftë tregtare me SHBA, shprehet zëdhënësja e qeverisë franceze. Sophie Prima shprehet se BE do t’i përgjigjet tarifave të Donald Trump, duke planifikuar të godasë shërbimet digjitale. “Ne jemi të sigurt se do të ketë vërtet një recesion në prodhim,” shtoi Prima, duke folur për radion RTL, ndërsa shprehu shqetësimin për ndikimin që do të kenë tarifat amerikane, kryesisht në verërat dhe pijet alkoolike franceze. Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që vendos tarifa 20% për produktet evropiane të importuara në SHBA. Pas vendimit amerikan, BE po përgatit përgjigjen e saj, e cila…
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte i shpallur në kërkim për 2 vepra penale. Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë.
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer përgjigjeve ndaj komentuesve ku nuk i ka kursyer ironitë ndaj kreut të PD Sali Berisha. Ai ka “këshilluar” një nga komentuesit që të braktisë kënetën, pasi kushdo që rri në kënetë “lajthit”. “Mos dëgjoni bufin, braktisni kënetën. Këtë di tju them unë, Nuk po ju them të bëheni anëtar të PS por ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe të arsyes tuaj. Kush rri në kenëtë rrjedh. Lajthit, letohet kur thotë populli i Tironës”, tha ai. Në lidhje me akuzën se përdor një gjuhë ofenduese ndaj opozitës, Rama u shpreh se ai…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve në rrjete sociale gjatë rubrikës “Sy m’Sy”. Një nga komentuesit deklaroi se po përdor VPN për të lundruar në TikTok, pas mbylljes së rrjetit social. Rama deklaroi se përdorimi i VPN-së është i rrezikshëm, pasi mund të ndikojë në cënimin e të dhënave personale. “Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje Hitlerit, por…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit. Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind,…