Të dielën do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe juristi Kreshnik Spahiu, thotë se rezultatet kanë gjasa të prodhojnë sërish një arenë politike të polarizuar nga PD dhe PS. Nëse do i ishte hequr non grata, Spahiu pyet se përse Berisha shkoi në Greqi dhe Itali për fushatë elektorale, por jo në Amerikë për emigrantët. ”Unë mendoj që në këto zgjedhje përsëri do të kemi dominancën Rama-Berisha. Përsëri do të kemi dominancën PS-PD dhe kjo është ana më negative e zgjedhjeve për faktin se nëse rezultati i zgjedhjeve të 11 majit dihet, ajo çfarë do të ndodhë më 12…
Author: tirana
Nga Artan Fuga Kujt i jap votën time? Në fakt, do të them kujt nuk ja jap. Jo se kam gjë me personat që refuzoj t’u jap votën, aspak, madje mund t’i kem edhe miq të mirë, por vota në politikë nuk është çështje miqësish, por një vendim politik. Shikoni çfarë kanë bërë? Po votove për një kandidat, duhet të votosh edhe për partinë që e ka vendosur në listë. Pra, na kanë mohuar lirinë dhe të drejtën për të votuar një person konkret ndonëse mund të mos e honeps partinë që e ka vendosur në listë. Ky është mashtrimi.…
Prokuroria e Tiranës këtë të premte ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën, të akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave në mars të vitit 2023. Në total, Prokuroria kërkoi 3 dënime me burgim të përjetshëm dhe 1 me 35 vite burg për Hutrën. Më 1 mars 2023, Dan Hutra, një 40-vjeçar me precedentë të shumtë penalë, kreu një seri krimesh të rënda në Tiranë, duke vrarë tre gra dhe plagosur tre të tjera brenda pak orësh. Plagosja në Astir: Rreth orës 12:15, në rrugën “Teodor Keko”, Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren…
Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, që ka nisur këtë vit nga Shqipëria, ka shënuar edhe incidentin e parë teknik. Çiklisti spanjoll Juan Ayuso, një nga pretendentët për renditjen e përgjithshme, është përballur me probleme në biçikletën e tij teksa gara ka hyrë në ngjitjen e Gracenit. Ayuso është detyruar të ndalojë dhe të ndërrojë biçikletën, duke humbur përkohësisht ritmin me grupin. Incidenti ndodhi në një moment të rëndësishëm të etapës së parë, që shtrihet nga Durrësi në Tiranë, në një itinerar prej 160 kilometrash.
Qeveria ”Rama 3” ka miratuar dy ditë përpara zgjedhjeve një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Vendimi i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh publike, përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Të gjitha këto institucione janë të detyruara të hartojnë…
Papa Leo i XIV u farkëtua po aq nga bota jashtë sa edhe nga Shtetet e Bashkuara. Mund të jetë arsyeja përse u bë Papa i parë i Amerikës. Shtetet e Bashkuara janë konsideruar tepër të fuqishme në rrafshin ushtarak, diplomatik e madje dhe atë kulturor që të merrnin nën kontroll edhe njërin prej autoriteteve më të rëndësishme morale në botë: Kishën Katolike Romake dhe besimtarët e saj, që në total janë sa trefishi i popullsisë amerikane. Pse kardinalët zgjodhën që çelësat e Mbretërisë së Qiellit, t’i mbajë një amerikan? Vetëm ata që u mblodhën brenda Kapelës Sistine e kuptojnë…
Deputetja e Partisë Socialiste dhe kandidate për një tjetër mandat, Blerina Gjylameti ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, ku i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit, duke votuar për të ardhmen e vendit dhe integrimin europian të Shqipërisë. “Më 11 maj ti vendos se kush do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme, për një Shqipëri 2030, për një Shqipëri në Bashkimin Europian. Voto me zemër, por mbi të gjitha me mendje. Voto Partinë Socialiste, numrin 5, dhe voto Blerina Gjylametin”, shkruan ajo.
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste. I burgosur pa gjyq, Veliaj u kërkon qytetarëve që kur të shkojnë për të votuar, të kujtojnë pak si ishte Tirana dhe si është sot. Ai nënvizon se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin. “Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që…
Presidenti Bajram Begaj, priti sot delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Michael Gahler, që ka ardhur për monitorimin e zgjedhjeve të datës 11 maj. Biseda me delegacionin u përqendrua te procesi zgjedhor, menaxhimi i tij i parë në kontekstin e përmbushjes së standardeve në rrugën e anëtarësimit në BE. Parlamentarët evropianë shfaqën interes të posaçëm për risitë e këtij procesi lidhur me votimin e Diasporës. Ky takim përmbylli serinë e takimeve të Presidentit të Republikës me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 11 majit. Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj: Të dashur qytetarë, Sot, dua t’ju drejtohem me një mesazh të…
Në kuadër të organizimit të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, më datë 11.05.2025, informojmë qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme: Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut). Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025. Ndalim qarkullimi në po të njëjtin…
Socialistët i kanë varur shpresat për fitore te gërryerja e votave të opozitës apo te pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, ndërsa roli i partive të vogla pritet të jetë vendimtar për maxhorancën e ardhshme, veçanërisht në qarkun e Tiranës. Palët politike janë duke bërë llogaritë e fundit mbi informacionin e siguruar nga makineritë elektorale përkatëse, ku perceptimi i përgjithshëm është se fati i zgjedhjeve të 11 majit do të varet nga dy faktorë: gatishmëria e elektoratit gri për të dalë në votime në mbështetje të ndonjërës prej palëve si dhe efekti aritmetikor i votave që partitë e vogla do të…
Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025. Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave. Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të…