Është përfshirë nga flakët këtë të shtunë autobusi i linjës Durrës-Plepa. Shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një defekt në motorin e autobusit. Raportohet vetëm për dëme materiale.
Author: tirana
Në kuadër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj 2025, Policia e Vlorës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec. ⛔Parkimi ndalohet nga ky moment deri në përfundim të garës, në këto akse rrugore: ⚠️ Kujdes!Të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve. Vendbazimi i…
Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj për reduktimin e javës zyrtare të punës nga 40 në 37.5 orë, një hap që synon përmirësimin e produktivitetit dhe mirëqenies së punonjësve. Projektligji do të kalojë tani në parlament për miratim, ku qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez përballet me sfidën e mungesës së një shumice të qartë. Sipas Ministrisë së Punës, rreth 12.5 milion punonjës të sektorit privat me kohë të plotë dhe të pjesshme do të përfitojnë nga ndryshimi. Ministrja e Punës, Yolanda Díaz, e cila përfaqëson partinë e majtë Sumar, u shpreh se ky është një hap drejt modernizimit të botës…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të aktivitetit Giro d’Italia në Tiranë. Sot po mbahet dita e dytë, ndërsa nesër do të jetë e fundit. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ndihet krenar për Shqipërinë. “Giro d’Italia Dita 2 në TIRANË”, shkruan Rama. Kujtojmë se në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që pozhvillohet sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës. Disa akse rrugore…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se India dhe Pakistani kanë arritur një armëpushim me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. “Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”, tha presidenti amerikan në Truth Social. Nhjoftimi i Trump erdhi pasi dy vendet përshkallëzuan sulmet ndaj njëra-tjetrës gjatë natës. Autoritetet e Pakistanit thanë se 13 civilë u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën në 12 në zonën e Kashmirit. Raundi i ri i përplasjeve filloi nga India me…
Australiani Lucas (Luke) Plapp i skuadrës ‘Team Jayco–AlUla’ u rrëzua pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Asnjë dëmtim për çiklistin që humbi kohë në garën e kronometrit, paçka se vijoi garën me biçikletë të re.
Ditën e enjte, gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Madje, ai theksoi se që kur kishte lënë detyrën në vitin 2013, kurrë nuk kishte planifikuar një udhëtim të tillë. “Unë të kërkoj vizë? Jo, nuk kam kërkuar vizë që kur kam lënë detyrën e Kryeministrit, asnjëherë”, tha ai. Por kjo duket se nuk është e vërtetë. Sipas dokumenteve të depozituara në FARA, kompania e lobimit Continental, e cila ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe me Partine Demokratike, ka bërë dy kërkesa në emër…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, Gjin Gjonin, kandidat i PD në këtë qytet. Sipas Policisë ndaj tij është bërë kallëzim nga një shtetas, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën. “Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në zonën e Holtës në Gramsh, ku dyshohet se një masiv dheu është shembur pranë një kanali që dërgon ujë në një hidrocentral. Për pasojë konfirmohet se një punëtor i një kompanie që ndërton hidrocentralin ka ndërruar jetë dhe dyshohet që edhe një tjetër ka përfundur poshtë masivit të dheut. Sakaq, policia dhe disa ekipet mjekësore pas njoftimit të marrë për ngjarjen janë nisur drej zonës ku ndodhi tragjedia. Vetëm pak ditë më parë një rast i ngjashëm tragjik ndodhi në zonën e Klosit, ku pas shembjes së një masivi të kromit humbi jetën…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka lëshuar një urdhër të rëndësishëm për të gjitha subjektet zgjedhore, duke kërkuar respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore. Sipas këtij urdhri, gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, çdo aktivitet fushate ose thirrje elektorale është i ndaluar, përfshirë ato që mund të zhvillohen në rrjetet sociale. Komisioneri theksoi se subjektet zgjedhore nuk mund të komunikojnë mesazhe politike ose elektorale në asnjë formë, duke siguruar një periudhë të qetë dhe të papenguar për zgjedhësit para ditës së zgjedhjeve.
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë. Nga raportimet paraprake, mësohet se janë përplasur tre kamionë, teksa dëmet materiale janë të shumta. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Budull, ndersa policia po heton shkaqet e këtij aksidenti. Sakaq, forcat e qarkullimit kanë devijuar rrugën në sensin tjetër.
Policia e Shtetit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh për të gjithë punonjësit e Policisë. Ndërkohë, gjatë instruktazheve në të gjitha DVP-të, punonjësit e Policisë janë pajisur me librin e xhepit, ku janë të pasqyruara detyrat e punonjësve të Policisë. Paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë, përfundoi instruktazhi me punonjësit e Policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit. Në instruktazh kanë marrë pjesë drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve, të cilët u kanë përcjellë punonjësve të Policisë porositë e Drejtorit…