Author: tirana

Gjatë një konference për mediat, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se dje në Parlamentin Europian u “denoncua me të madhe frika e narkomazhorancës për komisionet hetimore parlamentare”, duke e quajtur një habi të madhe se si mundet të bllokohen komisionet hetimore parlamentare. “Vetëkuptohet që ata e dinë mirë se komisionet hetimore parlamentare, Edi Rama i bllokon i tmerruar nga ajo që pa me komisionin hetimor parlamentar të djegësave, në të cilat ai doli më blozë se bloza. Kjo është e vërteta. Pra, në seancë dolën në shesh, në pah, doli e gjithë shëmtia e narkoshtetit shqiptar që nuk…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me faktin se çfarë surprizash ka Partia Demokratike nesër, kur edhe do të çelë fushatën elektorale. Berisha u përgjigj me batutë. Ai tha se PD të gjitha surprizat për çeljen e fushatës i ka lënë nesër. Berisha, duke hequr paralelizëm, tha se edhe çifti, pavarësisht se njerëzit pranë tyre i ka parë me mijëra herë, në ditën e dasmës paraqitet krejt ndryshe, veshur me kostum e fustan. Sali Berisha: Rama është i tmerruar nga vota e lirë. Unë s’jap përqindje dhe numra se nuk jam profet. PD ka…

Read More

Specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flag rancë drejtuesin teknik të një fabrike letre, Th. Zh., 59 vjeç, pas një aksidenti në punë. Sipas njoftimit të policisë, një punonjëse e fabrikës ka pësuar dëmtime në gishta gjatë përdorimit të një makinerie, duke e bërë të nevojshëm mjekimin e menjëhershëm. Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, ajo ka arritur të jetë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi teknik i fabrikës akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur të enjten vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i pezulluar shumicën e tarifave amerikane, por ajo nuk tregoi nëse Bashkimi Evropian do t’i zbatojë apo jo masat e veta hakmarrëse. “Kam urdhëruar pezullimin e tyre për 90 ditë”, tha Trump, pasi tregoi se më shumë se 75 vende kanë qenë në bisedime për tregtinë dhe nuk kanë ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj SHBA-së për rritjen e tarifave. Vendet për të cilat vlen ky pezullim tani do të ketë tarifë prej 10 për qind. Tarifa e vendosur…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë, ku një shtetas ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur një 76-vjeçar.I moshuari aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Njoftim:Informacion paraprak/Rreth orës 09:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi B. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin N. K., rreth 76 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi N. K., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Me shtetasin B. M. po kryhen veprimet procedurale.…

Read More

Komisioni qendror i zgjedhjeve po bën gati fletët e votimit për diasporën, që do t’u nisen shqiptarëve jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Në parkun Olimpik në Tiranë ku do të jenë vendnumërimet e votave të diasporës, po përgatiten zarfat që do të nisen me postë tek çerek milion votues jashtë vendit. Dërgimi pritet të nisë në fund të kësaj jave. Ky proces po ndiqet edhe nga përfaqësues të partive politike.

Read More

Një 35-vjeçar shqiptar, banues legal në Itali, u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe marrje mallrash të vjedhura. Kontrolli në kompaninë e makinave me qira në Lizzanello (LE), ku burri vepronte si administrator faktik, erdhi nga marrja me qira e një makine me targa gjermane me origjinë kriminale, e cila u sekuestrua më pas. Së bashku me 35-vjeçarin shqiptar u identifikuan edhe katër persona të tjerë me dosje dhe dënime të ndryshme policore për krime të lidhura me trafikun e drogës, armëve dhe krimeve ndaj personit. Kërkimi brenda ambienteve të kompanisë së lartpërmendur ka lejuar zbulimin në sirtarin e printerit…

Read More

Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj që bien çdo ditë në atë aks ndërsa është edhe rrezik për jetën e banorëve dhe turistëve të shumtë që shkojnë atje çdo ditë. Që prej datës 8 mars të këtij viti kjo rrugë është pa mirëmbajtje për shkak se firmës nënkotraktore i ka mbatuar kontrata me ARRSH. Autoriteti rrugor ka nisur procedurat për kontratën e re por tenderi është apeluar. Drejtuesit e automjeteve shprehen se vitin e fundit ai aks rrugor si asnjëherë më parë është mbajtur i hapur. Ditët e fundit rruga e…

Read More

Ishulli i Sazanit në brigjet e gadishullit të Karaburunit në Shqipëri është hapur së fundmi për vizitorët, por historia e tij mbetet ende një mister”, shkruan Aditi Rane në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. Vitet e fundit, Shqipëria ka fituar popullaritet si një nga destinacionet e preferuar për pushime, falë plazheve dhe peizazheve të saj mahnitëse, por një ishull i pazakontë është kthyer në trend për një arsye tjetër. Në brigjet e gadishullit të largët të Karaburunit të Shqipërisë, ishulli i Sazanit mbetet një nga destinacionet më misterioze dhe më pak të njohura të Evropës. Pavarësisht…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të vizitoj sot Komunën e Gjilanit, ku do të pritet në takim nga kryetari, Alban Hyseni. Në agjendën e presidentit, bëhet e ditur se pas takimit me kryetarin Hyseni nga ora 13:20, Begaj do të takohet edhe me shefat e grupeve parlamentare nga ora 13:45. Begaj po ashtu do të nderohet edhe me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit. Ndërsa nga ora 20:00 deri në orën 21:00, Begaj do të bashkëbisedoj me bashkëbisedoj me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe…

Read More

Një vit e gjysmë pasi shkeli për herë të parë tokën shqiptare, në të parën vizitë të një presidenti francez në vendin tonë, Emmanuel Macron rikthehet në Shqipëri. Vizita zyrtare e Macron do të jetë në mes të muajit maj, në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës. Për Ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve mes të vendeve, sidomos gjatë viteve të fundit. “Kjo vizitë parapri ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të Presidentit Macron…

Read More

Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjaderit në Shqipëri, e kthyer me dekret të qeverisë italiane në CPR (Qendra e Paraburgimit për Riatdhesimin). Burimet portuale shqiptare raportuan se një anije me 15 emigrantë, e nisur nga Brindizi, duhet të arrijë në portin e Shëngjinit rreth orës 15.00. Anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë pritet në mbrëmje, rreth orës 19.00. Në total, pra, priten rreth dyzet persona, e barabartë me kapacitetin aktual të CPR të ngritur brenda kampit të Gjadrit.

Read More