Deputeti Petro Koçi komenton zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga kryesocialisti Edi Rama. Sipas tij rezultati ishte i pritshëm, por theksoi edhe se është më e rëndësishme mandati i qytearit, se mandati i deputetit. ”Për mua është i rëndësishëm kur ke mandatin e qytetarët se i deputeti.Unë e prisja fitoren, dhe një reyultat me 8 përpara me mbi 80 mandate”, tha ai. Koçi shtoi se kryeministri Edi Rama n zgjedhjet e 11 majit vendosi kandidatët më të fuqishëm në listën e hapur dhe e kundërta ndodhi me kryetarin e opozitës. ”Rama i nxorri të fuqishmit në…
Author: tirana
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë të hënën se vendimin për ta lejuar rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pas një bllokade disajavore e mori vetëm pasi aleatët i kishin bërë trysni. Ai tregoi se aleatët i kishin thënë se nuk do ta mbështesnin Izraelin nëse ka nevojë ta fitojë luftën, në qoftë se vazhdojnë të shohin “pamje të urisë” duke ardhur nga toka palestineze. Izraeli është dënuar nga agjencitë humanitare të OKB-së dhe nga disa aleatë evropianë, pasi ka ndaluar futjen e mallrave në enklavën e rrënuar nga lufta, përfshirë ushqimin, karburantin dhe barnat.…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi këtë të hënë një takim me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Mia Marzouk dhe me Shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Simon Charters. Qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit. Sipas Policisë, rezultatet e deritanishme të këtij partneriteti kanë qenë të prekshme dhe domethënëse si aksione të suksesshme kundër grupeve të krimit të organizuar…
Tani që zgjedhjet dhe votimi pothuajse po finalizohet, është kohë për analiza. Ata që luftuan më shumë, janë kandidatët në listën e hapur. Dy prej tyre, kanë marrë vota masive. Votat e grumbulluara nga Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti i siguruan Koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike, 3 mandate në zgjedhjet e 11 majit. Por vetëm njëri prej tyre do të mund të hyjë në Parlament. Nga 13 deputetë që opozita arriti të sigurojë, 12 janë në listën e mbyllur. Në vendin e 13-të është Jorida Tabaku, ndërsa Alimehmeti që e pason mbetet jashtë. Tabaku me mbi 20 mijë vota…
Dashi-Të gjithë duan të sundojnë botën dhe po hyjnë në terrenin tënd, ndërsa ti je ende në krye. Një qasje ku ti tregohesh njeri më i pjekur për të menaxhuar situatën do t’ua tregojë të tjerëve se kush është lideri i vërtetë. Sugjero mënyra të reja për të bashkëpunuar, në vend që të jesh person arrogant. Fundja, kjo është të jesh një lider dhe jo një shef. Demi-Mos u trego kaq i/e ashpër me veten. Askush nuk është perfekt dhe kjo mantra aplikohet edhe tek ti. Në vend që të analizosh çdo gabim që ke bërë, prano që je njeri…
Këtë të hënë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar kalon për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Vendimi u mor nga Gjyqtarja e Posaçme Flojera Davidhi. Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.
Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në 3 qarqe dhe vijon në 9 të tjerë, të pakta janë gjasat që 45 kandidatët më të votuar në listat e hapura të spostohen dhe të humbasin mandatin. Dy kandidatët e PS-së në Tiranë, Blendi Gonxhja dhe Erion Braçe janë më të votuarit, ndërsa në vendin e tretë renditet kandidati i PS-së në Durrës, Arkend Balla. Jorida Tabaku, e vetmja e demokratëve që fitoi në listën e hapur të Tiranës ka marrë deri tani 20159 vota, duke u renditur në vendin e katërt. Blendi Gonxhja (PS) 23874 Erion Braçe (PS) 22835 Arkend Balla…
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim në Institucionin e Presidentit Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku marrin pjesë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si edhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë kombëtare. Presidenti e vlerësoi Kursin e Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes për qëllimin që ai ka përtej natyrës akademike, siç është forcimi i marrëdhënieve mes ushtarakëve nga vende të ndryshme të NATO-s dhe atyre partnere që i shërbejnë fuqizimit të lidhjeve të vendeve të cilave u përkasin. Duke folur për zhvillimet gjeostrategjike dhe sfidat e…
Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, në lidhje me vijimësinë e procesit të numërimit të fletëve të votimit për diasporën. Ai tha se nga diaspora kanë mbërritur 201795 fletë votimi, nga të cilat 1971 kanë qenë të pavlefshme. “Numri total i fletëve të votimit është me rëndësi, sikurse e dini jo çdo zarfi mbërritur në Shqipëri ka pasur 100% të rasteve e të tij zarfin B. 199824 fletë votimi të vlefshme, 1971 janë të pavlefshme. 201795 votues nga jashtë në total”, tha Celibashi. I pyetur çfarë ndodh nëse kandidatët kërkojnë rinumërim…
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka bërë një rrëfim surprizues sa i takon jetës së tij personale. Në një intervistë, Gonzato ka folur për herë të parë publikisht mbi homoseksualishtetin, duke shtuar se kjo nuk është kërcënim për njerëzit dhe nuk abuzon me pozicionin e tij. Ai ka thënë gjithashtu se ka qenë i martuar me një grua dhe ka dy fëmijë, por që është divorcuar dhe aktualisht bashkëjeton me një burrë. Ambasadori tregon vështirësitë e hasura mbi këtë temë dhe thekson se duhet të ndryshojë mendësia në vendin tonë. “Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë…
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur ndryshimin e vendimit të mëparshëm penal ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Me vendimin e ri, pjesa e mbetur e dënimit do të jetë në formën e qëndrimit në banesë, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në burg. Kjo vjen pas shqyrtimit të kërkesës së vetë të dënuarit për një masë më të butë, e cila është pranuar nga Gjykata. Safet Gjici do të qëndrojë në banesën e tij, i detyruar nga vendimi i drejtësisë, për të përfunduar kohën e mbetur të dënimit. Kështu, ish-kreu i Bashkisë Kukës…
Një 63-vjeçar ka rënë aksidentalisht ka rënë nga çatia e Kishës ku shërben si prift. Mësohet se prifti po riparonte çatinë e kishës. Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës në lagjen nr.14. Kristaq Viso ka pësuar dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.