Author: tirana

Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Gërdecit, dyshohet se u përket autoreve të vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës. Makina e djegur është tip “Seat”. Ndërkohë viktima rezulton se është ndjekur nga pas dhe është qelluar sapo ka parkuar makinën e tij tip “BMW”. Në zonë, ai kishte disa miq të tij, të cilet janë marrë në pyetje, por nuk kanë identifikuar autorët që dyshohet të kenë qenë dy.

Read More

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, në 100-vjetorin e krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është shprehur se Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë KLSH si një institucion kushtetues, një partner në përpjekjet për zhvillimin dhe rritjen ekonomike, për të rritur performancën financiare, për mbështetjen e sundimit të ligjit, mirëqeverisjes dhe për të përshpejtuar ritmet e integrimit europian të Shqipërisë. Fjala e Kryetares së Kuvendit, Elisa SpiropaliSot Kontrolli i Lartë i Shtetit mbush një shekull jetë. As jam historiane, as kam për qëllim të bëj histori. Por dëshiroj të them dy fjalë për rrugëtimin njëqindvjeçar të këtij institucioni të rëndësishëm…

Read More

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia, pasi u kapën duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në një automjet. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Mamurras-Kashar, në afërsi të Thumanës. Të arrestuarit janë shtetasit Enea Tahiri, 37 vjeç, dhe Besnik Shabani, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, operacioni i koduar “Interruption 3” u finalizua falë informacioneve të shpejta të siguruara nga inteligjenca policore. Gjatë kontrollit të automjetit ku ndodheshin të dy të dyshuarit, shërbimet e policisë gjetën 59 pako me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 60…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë pamjet se si do të duket parkingu i ri nëntokësorë në zonën e Liqenit të Thatë. Ai shkruan se në mbi parkim do të ketë dhe fusha sportive, duke e konsideruar si një lehtësim për të gjithë qytetarët që do të frekuentojnë zonën e Parkut të Madh të Liqenit. “Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë, për të cilin jam shumë entuziast e mezi pres të nisim nga puna. Me plot 117 poste parkimi nën tokë dhe disa fusha futbolli, basketbolli dhe volejbolli mbi tokë, do të…

Read More

Ermir Dedja, i cili mbeti i vrarë në Durrës, ishte një person me precedent penal. Në vitin 2015 ai është arrestuar, pasi shiste drogë. Në vitin 2017 Ermir Dedja ra përsëri në prangat bashkë me mikun e tij për një plagosje të ndodhur në Shijak. Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 29-vjeçari, ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Dedja ishte një person i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në qytetin e Durrësit.

Read More

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE) kanë vijuar tendencën rënëse të fortë edhe në dy muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Eurostat, në janar-shkurt u shënuan gjithsej 980 apkikime për azil në një nga vendet e BE-së, duke shënuar një rënie prej 19.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i aplikimeve që nga 2021-i, kur shifrat ishin minimale për shkak të kufizimeve të lëvizjes si rrjedhojë e pandemisë. Që prej vitit 2022, kur arritën një kulm të…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në orët e para të së martës në qytetin e Durrësit, ku 29-vjeçari Ermir Dedja humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Burime policore bëjnë me dije se viktima ishte i njohur për autoritetet dhe ishte i skeduar për përfshirje në trafik droge dhe vepra të tjera penale. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Haxhiaj, i riu kishte pasur konflikte me persona të tjerë dhe dyshohet se autorët i kanë zënë pritë në orët e para të mëngjesit të së martës. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët e kanë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar shqiptarët e diasporës për mbështetjen e madhe që i dhanë në zgjedhjet e 11 majit. “Mirmëngjes, dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.

Read More

Policia ka identifikuar viktimën e atentatit në Durrës si Ermir Dedja. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar autorët. Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke këqyrur kamerat e sigurisë në zonë për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e tyre. Durrës/Informacion paraprak Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Është ngritur një…

Read More

Territori Shqipëtar do të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë, mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera më të larta do të shënohen në zonat Qëndrore dhe Jugore të vendit. Përsa i përket kushteve atmosferike, kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verior duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera më e…

Read More

DASHI Në këto 24 orë do të keni një qiell të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një vullnet të madh për të vepruar: do të rizbuloni dëshirën për të bërë. Ata që po merren me projekte të shumta me njerëz të ndryshëm po ia dalin gjithashtu mirë. Në dashuri, nëse keni të bëni me Gaforren, Peshoren dhe Bricjapin, ndonjëherë ndiheni sikur po bëni gjithçka vetëm dhe do të dëshironit më shumë bashkëpunim. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), ngjarjet e muajve të fundit kanë ndryshuar në mënyrë të pashmangshme diçka në jetën tuaj dhe kanë…

Read More

Votat preferenciale nga Diaspora tashmë janë drejt fundit të numërimit, dhe ish-ministrja e PS-së dhe kandidate për një tjetër mandat deputeti, Olta Xhaçka është shfaqur e buzëqeshur në shkallët Parkut Olimpik. Xhaçka ka krijuar një avantazh të lehtë ndaj rivales së saj brenda partisë Blerina Gjylameti, e cila gjithashtu ishte e pranishme në numërimin e votave të fundit të diasporës. Sipas të dhënave në KQZ, Xhaçka ka mbledhur 6234 vota, teksa Gjylameti 6093.

Read More