Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit nga diaspora. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kompaninë DHL se, me urdhër të qeverisë, ka shkelur kontratën dhe ka bashkëpunuar me aktorë të lidhur me Partinë Socialiste. Ai pretendon se zarfe të votimit janë plotësuar nga patronazhistë dhe persona të lidhur me qeverinë, ndërsa e cilësoi rolin e Postës Shqiptare si “dorën e zezë” në këtë proces, duke e konsideruar tërësinë e zgjedhjeve si një operacion të kriminalizuar. Sali Berisha: DHL me urdhër të…
Author: tirana
Kryeprokurori italian ka zbuluar detaje nga megaoperacioni për shkatërrimit e grupit kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Itali. “Transporti bëhej me autobus nga porti i Durrësit. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e bisedave dhe në fotot e bëra të këtyre bisedave ne celular, që rezultonin veç drogës dhe paratë. Bashkë me pakot edhe letra të shkuara me dorë për të dhënat e ekonomike të grupit. Kjo ishte e rëndësishme”, tha ai.
Ndjekja e parasë përtej kufirit, sekuestrimi i pasurive të paligjshme ishin në fokus të operacionit të SPAK me antimafian italiane në kuadër të të cilët u lëshuan 52 urdhërarreste. Në konferencën e përbashkët në Prokurorinë e Posacme, prokurori italian, vlerësoi bashkëpunimin me SPAK si të suksesshëm. “Falenderimi i shkon të gjithëve, dhe me kontributin e secilit kemi arritur të ndërtojmë një hetim që shkon përtej kufijve. Cdo gjë nga gjyqtarët, forcat e rendit, shkëmbimi informacioneve, DIA, policia e re gjyqësore në SPAK, nëse duke punuar bashkë vendosim angazhimin tonë, mund të arrijmë nivele që më parë ishin të vështira për…
Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar ‘Ura’, është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeprokurorin e Barit, Roberto Rossi, Dumani shprehu falenderime për autoritetet italiane, si dhe Eurojust e Europol. “Është arritur t’i jepet goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. Një falenderim i veçantë për Eurojust dhe Europol”, tha ndër të tjera Dumani.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ankohet në SHBA për humbjen e zgjedhjeve. Përmes kompanisë lobuese, që është paguar 6 milionë dollarë, i është dërguar një shkresë Departamentit amerikan të Drejtësisë. “PD kërkon që SHBA të mos njohëz gjedhjet e 11 majit. Deri tani kemi një certifikim të rezultatit nga KQZ, për qarkun e Kukësit. Me gjasë, kështu do të vijojë edhe për qarqet e tjera. Ky dokument është regjistruar në SHBA më 16 maj, 5 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Është kompania lobuese e paguar 6 milionë dollarë. E njëjta kompani që loboi 3 herë për një vizë për…
Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, kryhen kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un. Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu. Arrestohet 33-vjeçari dhe sekuestrohen sendet. Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç. Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe…
Data 9 shtator pritet të jetë dita e mbledhjes së Kuvendit të ri që ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë deputetët pritet t’i kthehen jetës parlamentare pas 2 muajsh shkëputje. Javën e ardhshme prite të mbahet një mbledhje e Konferencës së kryetarëve për të miratuar programin e punës së Kuvendit. Kuvendi duhet të vijojë punimet deri më 8 korrik, në Kushtetutë sqarohet se nuk mund të shqyrtojë ligje 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe nisjen e legjislaturës së re, që pritet të jetë 8 shtatori. Deri më 8 shtator zgjat mandati i deputetëve të legjislaturës aktuale.
Bashkimi Evropian ka propozuar një tarifë fikse prej dy eurosh për miliarda pako të vogla të dërguara direkt në shtëpitë e njerëzve, të cilat aktualisht vijnë kryesisht nga Kina. Taksa e re do të thotë që pakot me vlerë më pak se 150 euro (126 paund) nuk do të jenë më pa doganë. Tregjet online, duke përfshirë gjigantët kinezë Temu dhe Shein, pritet të paguajnë tarifën, tha Komisioneri i Tregtisë i BE-së Maros Sefcovic. Vitin e kaluar, 4.6 miliardë pako të tilla hynë në BE, me më shumë se 90% që vinin nga Kina. Një vëllim i tillë kishte krijuar…
Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule të dyshuar ekstremiste djathtiste, e cila akuzohet se po planifikonte sulme të dhunshme, bënë të ditur autoritetet të mërkurën. Në një varg bastisjesh në orët e hershme të mëngjesit, policia gjermane arrestoi pesë të dyshuar, të moshave ndërmjet 14 dhe 18 vjeçe, në landet Meklenburg-Vorpomern, Brandenbur dhe Hese, njoftoi Prokuroria Federale. Grupi, të cilët ata akuzohen se i përkasin, e quan veten “Vala e Fundit e Mbrojtjes”, dhe dyshohet se ka planifikuar sulme kundër refugjatëve dhe kundërshtarëve politikë, raporton DPA. “Pjesëtarët e kësaj organizate e shohin veten si vijë të…
Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje. Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45…
Një pjesë e çatisë së Kullës së Daulleve Fengyang, në Kinë është shembur. Mrekullisht nuk pati të lënduar, një hetim është hapur për të hedhur dritë mbi shkaqet e incidentit. Një pjesë e çatisë së Kullës Fengyang Daulle në Chuzhou, Provinca Anhui, Kinë, u shemb të hënën, më 19 maj. Pllakat ranë poshtë pranë sheshit, ku po qëndronin disa njerëz. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Struktura, e cila është mbi 440 vjeçare, u rindërtua në vitin 1995 dhe së fundmi iu nënshtrua punimeve të mëtejshme mirëmbajtjeje. Një hetim është hapur për incidentin për të hedhur dritë mbi…
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi. Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Nga tremujori i parë 2021 në 2025 lindjet në të gjithë vendin kanë shënuar rënie me 26 %. Ritmet e rënies së lindjeve në shkallë vendi janë përshpejtuar pas pandemisë. Duke marrë në krahasim vetëm të dhënat…