Nga: Blendi Kajsiu Zgjedhjet janë në thelb një garë popullariteti midis pushtetit dhe opozitës, sidomos në sisteme bipolare si ky i yni. Ndaj për të shpjeguar fitoren e Ramës në zgjedhjet e fundit nuk mjafton vetëm theksimi i strategjive dhe taktikave zgjedhore në terren, që natyrisht janë shumë të rëndësishme. Duhet identifikuar dhe mënyra se si Rama dhe PS-ja arriti jo vetëm ta ruante por edhe ta thellonte popullaritetin në raport me berishizmin dhe partitë e reja. Në një demokraci, sado e çalë qoftë ajo, zgjedhjet i fiton ajo forcë politike që në debatin publik imponon dimensionin politik, social apo…
Author: tirana
Një emigrant maroken u vetëvra në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për rreth 1 muaj. 42-vjeçari Hamid Badui, i dha fund jetës duke përdorur lidhëset e këpucëve. Pas qëndrimit në Shqipëri ai ishte lënë i lirë vetëm pak ditë, por ishte vënë menjëherë në pranga. Në takimin me avokatin ai kishte shprehur shqetësime të forta për kushtet e qëndrimit në Gjadër duke iu frikësuar një tjetër dërgimi aty. “Më mirë në një burg sesa në atë kamp”,-ishin fjalët e 42-vjeçarit sipas avokatit të tij. Një reagim të ashpër ka bërë edhe…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete. Hasani u mikprit nga homologu Elmedin Konaković, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Ministri Hasani u shkreh se “Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen…
Goditet një nga grupet më të fuqishme kriminale me bazë në Durrës, sipas SPAK, që operonte në trafikun ndërkombëtar të drogërave të forta dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Megaoperacioni i shtrirë në disa qytete të vendit u zhvillua nga Struktura e Posaçme dhe Antimafia italiane, hetime të cilat kanë nisur 5 vite më parë. Në krye të kësaj organizate qëndronte një figurë e lakuar mes botës së errët dhe biznesit, Elvis Doçi, i njohur në Durrës edhe me nofkën “Visi i Pojës”. Njoftimi i plotë 52 masa sigurimi janë vendosur gjatë një operfacioni ndërkombëtar italo-shqiptar kundër trafikut të drogës…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet sot për vizitë shtetërore në Zvicër me ftesë të homologes së saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në takim dy presidentet kanë diskutuar për marrëdhëniet ekonomike, marrëveshjen për tregtinë e lirë, çështje të emigracionit dhe projektet në fusha të rëndësishme në Kosovë. Në një konferencë për media pas takimit, presidentja zvicerane ka deklaruar se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë Kosovën. Ajo përmendi edhe rolin e diasporës shqiptare në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve mike. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur falënderimin e saj për mbështetjen e shtetit zviceran në fazat e…
Enkelejd Alibeaj i cili nuk e fitoi mandatin e deputetit, thotë se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj. Për të ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të Diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës. ”PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë dhe votën e diasporës. Në 3…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me zv/drejtorin e Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së, Steven Fields. Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që ICITAP i ka dhënë Policisë së Shtetit, që prej vitit 1998, në fusha kyçe si: menaxhimi i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe trajnimi i personelit policor. Proda theksoi kontributin e rëndësishëm të ICITAP për konsolidimin e strukturave policore, përmes projekteve si TIMS dhe PRIMS, si dhe mbështetjen për mekanizmat kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ai…
Në burgun e Koridhalos në Greqi po bëhen kontrolle, ku mësohet se policia ka shkuar në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Telefona celularë, thika të improvizuara dhe një sasi e vogël narkotikësh u zbuluan në qelitë e krahut të 5-të të burgut të Korydallos nga oficerët e policisë të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, gjatë një kontrolli të papritur që kryen mbrëmjen e djeshme. Informacionet tregojnë se një nga të kontrolluarit ndër të dënuarit, është edhe Klod Cara alias Klodian Lekocaj, emri i të cilit ishte përfshirë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë burgut dhe po mbahet…
Vendet evropiane pjesëmarrëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së , përfshirë Greqinë, i bëjnë thirrje Izraelit të heqë bllokadën e Gazës në një deklaratë të përbashkët. ”Ndihma humanitare nuk mund të përdoret kurrë si mjet politik apo taktikë ushtarake”, theksuan Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Franca dhe Sllovenia në deklaratën e lëshuar nga Përfaqësuesi i Përhershëm Britanik në Kombet e Bashkuara. Pesë vendet po i bëjnë thirrje Izraelit që të heqë bllokadën dhe të lejojë akses të plotë për OKB-në dhe organizatat humanitare për të shpëtuar jetë. Vendet evropiane të Këshillit të Sigurimit, të cilat kërkuan mbledhjen e sotme urgjente…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Hotel Boci në Tregan të Elbasanit. Në video, Rama shkruan që me ujëra termale me veti shëruese, ajër të pastër dhe kuzhinë tradicionale shqiptare, për të ky destinacion unik mirëpret çdo vit qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. ”Sot, Hotel Boci nuk është vetëm një vend pushimi, është një pikë referimi për zhvillimin lokal, që ofron vende pune për banorët e zonës, forcon ekonominë vendase dhe promovon turizmin e qëndrueshëm”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Në zemër të natyrës së Lixhave në Tregan të Elbasanit, Hotel Boci ka kthyer pasionin për mikpritjen…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Indrit Vezi dhe personave të tretë të lidhur me të. GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr. 4 të vitit 2022. Nga pasuritë e konfiskuara janë një autobus, i markës “Volvo”, një autoveturë e markës “Mercedes Benz” S300, një trailer. Gjithashtu kuotat si ortak në shoqërinë “TRANS KOMOD” Sh.p.k…
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në kuadër të një turneu që do ta nisë më 21 maj në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur Shërbimi Diplomatik i BE-së. Kallas do të udhëtojë edhe në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë vizitës së saj të dytë në rajon, ka njoftuar Brukseli, të mërkurën. “Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së. Shefja e diplomacisë evropiane ka…