Author: tirana

Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në botë, nuk erdhi pa bujën e individëve. Natyrisht që Sam Altman, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, qëndronte pas saj dhe ishte imazhi, por dikur në sfond, një vajzë me shikim të zbehtë dhe shprehi të mistershme e tërhiqte vëmendjen. Mira Murati, vlonjatja simpatike dikur drejtoreshë operacionale e kompanisë dhe një ish-drejtuese në Tesla produkt i manjatit Elon Musk doli më vete dhe u dorëhoq pas suksesit të jashtëzakonshëm të ChatGPT botërisht. Por kur të tjerë mendonin se figura e saj do…

Read More

Në San Diego të Kalifornisë, një avion i vogël ra mbi një lagje banimi, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe viktima. Disa pasagjerë të avionit kanë humbur jetën, ndërsa asnjë banor i zonës nuk është lënduar rëndë. Avioni kishte 8 deri në 10 pasagjerë dhe u rrëzua në lagjen Murphy Canyon mëngjesin e së enjtes. Disa shtëpi u shkatërruan dhe makina të shumta morën flakë. Një banor, Christopher Moore, tregoi se u zgjua nga një shpërthim i fortë dhe, duke parë tymin, mori familjen dhe iku në rrugë, ku panë një makinë të përfshirë nga flakët. Ai e përshkroi situatën…

Read More

SPAK ka shtuar një akuzë tjetër për Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, që është fshehja e pasurive. Sipas njoftimit, lexohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të sekuestrojë një apartament dhe shtesën e tij në pronësi të Veliajt dhe bashkëshortes së tij Arjola Xoxa. Fjala është për banesën në Kodrën e Diellit. Sipas SPAK-ut ka të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave…

Read More

JJ nga Austria është fitues i ”Eurovision 2025” dhe shpreson që Izraeli të përjashtohet nga konkursi i vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Vjenë. Emri i vërtetë i tij është Johannes Pietsch, dhe për gazetën spanjolle El Pais tha se është “zhgënjyese” që Izraeli vazhdon të marrë pjesë në konkursin europian të këngës. “Do të doja që Eurovision-i të mbahej vitin e ardhshëm në Vjenë dhe pa Izraelin. Por topi është në duart e EBU-së. Ne, artistët, mundet vetëm të ngremë zërin për këtë çështje”, tha këngëtari 24-vjeçar. Pjesëmarrja e Izraelit në konkurs ka pasur kritika të përsëritura…

Read More

Tashmë helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, pasi ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë një video shkruan edhe se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë. ”Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës,…

Read More

Një qendër e re shëndetësore është hapur për banorët e Njësisë 11 në Laprakë, një bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Kishën Katolike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar nga Drejtoresha e OSHKSH, Jeta Deda dhe Drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva pa nga afër ambientet e reja të kësaj qendre në rrugën “Josif Pashko” ku do mund të marrin shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të aksesueshme rreth 5 000 banorë të kësaj zone. Me hapjen e qendrës së re, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime shëndetësore vetëm 3…

Read More

Gjykata e Lartë prish vendimin për dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i dënuar për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko, gushtin e vitit 2019 në Tiranë. Sipas Gjykatës së Lartë dosja do të kthehet për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese. Në qershor 2022, Teta u dënua në Apel me 25 vite burg, duke konfirmuar vendimin që e shpallte fajtor për vrasjen e ish-efektivit të Policisë. Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij. Teta u shpall fajtor në Shkallën e Parë për “vrasje për hakmarrje”. Viktima ishte i dyshuar si i përfshirë…

Read More

Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditimin ndërkombëtar, që cilësohet edhe si një hap historik drejt standardeve të reja të arsimit policor në Shqipëri. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Akademisë së Sigurisë ditën e sotme (22 maj), u dorëzua edhe certifikata e akreditimit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit-IADLEST. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda e cilësoi këtë akreditim si një dëshmi konkrete e përkushtimit për standarde ndërkombëtare dhe cilësi në formimin profesional të punonjësve të Policisë. “Ky sukses…

Read More

54-vjeçarja Valbona humbur jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private, pranë spitalit të Durrësit. Sipas policisë vendore, ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj mjekut 59-vjeçar I.Sh, me akuzën e “neglizhencës në trajtimin mjekësor”. Mjeku kirurg po hetohet lidhur me rrethanat që çuan në humbjen e jetës së pacientes pak orë pas operacionit. Sipas legjislacionit penal shqiptar, në rastet kur neglizhenca mjekësore shkakton vdekjen e një personi, parashikohet dënim me burgim deri në 2 vjet. Denoncimi për rastin është bërë nga familjarët e viktimës, konkretisht bashkëshorti i saj, ndërsa po vijojnë hetimet për të sqaruar…

Read More

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit këtë të enjte nënshkruajti marrëveshjen e bashkëpunimit me IFC për Parqet Eco Industriale në Shqipëri, për të cilën thotë se është një angazhim konkret për një të ardhme ku rritja ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit ecin paralelisht. ”Kombinati në Tiranë do të jetë një nga pikat kryesore ku do të përqendrohet ky model i ri zhvillimi, një hapësirë me potencial të madh për t’u kthyer në një park eko-industrial që do të kombinojë teknologjinë e gjelbër me ndërlidhjen efikase të bizneseve dhe inovacionit”,-shkruan Gonxhja. Postimi i plotë Një hap i rëndësishëm drejt…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, informon se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive në vend. Ambasada vë në dispozicion edhe kontaktin me DEA-n për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave nga droga. Në reagim, thuhet se të dhënat do të mbahen të fshehta, ndërsa shton se SHBA-të mbeten të përkushtuara të punojnë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimit të parave. ”Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose…

Read More

Deputetja Flutura Açka, e cila nuk fitoi në zgjedhjet e 11 Majit, ka ngritur akuza dhe autokritikë ndaj sjelljes së opozitës gjatë fushatës dhe në raport me institucionet e drejtësisë. ”Në fakt nuk ka një reflektim nga opozita në raport me SPAK-un. Edhe kjo më shqetëson. Kur e sheh që pëlqyeshmëria e shqiptarëve ndaj SPAK shkon në 75 përqind dhe në retorikën opozitare ne e sulmojmë, nuk ishte mendoj e duhura”,-u shpreh Açka. Sipas saj, sulmet e vazhdueshme nga Sali Berisha ndaj SPAK ndikuan negativisht në perceptimin e publikut për opozitën. ”Unë mendoj që një nga arsyet ishte dhe sulmi…

Read More