Autoritetet spanjolle duket se kanë kryer një eksperiment për të testuar ‘kufijtë’ e varësisë nga energjia e rinovueshme para se të ndodhte ndërprerja masive e energjisë që tronditi Gadishullin Iberik muajin e kaluar, sugjeron një raport i “The Telegraph”. Ndërkohë që shumë njerëz po presin përgjigje për shkakun e ndërprerjes së energjisë që preku miliona njerëz në Spanjë dhe Portugali, disa po e vënë në dyshim varësinë e madhe të Spanjës nga burimet e energjisë së rinovueshme, duke e parë këtë si një problem për planin e saj për të hequr reaktorët bërthamorë nga përdorimi deri në vitin 2027. Kryeministri…
Author: tirana
Sali Berisha: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe vetëm të parakohshme. Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do të luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe me miqtë tanë në Europë dhe botë.
Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një hoteli në Rinas, ku ndodhej me familjen e tij, dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, një adoleshente 16-vjeçare dyshohet se ka konsumuar mbidozë medikamentesh në banesën e saj dhe po trajtohet nga specialistët shëndetësorë. Policia e Tiranës ka njoftuar gjithashtu për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale dhe rrugore në kryeqytet, duke bërë të ditur arrestime dhe procedime në gjendje të lirë për persona të përfshirë në dhunë, konflikte fizike…
Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit Elvis Pupa është duke u përballur me akuzat për kultivim të lëndëve narkotike në Australi. Belinda Pupa terapiste dhe influencer, ka dalë përpara gjykatës në Adelaide, në lidhje me ngjarjen e cila dyshohet se ka ndodhur që nga nisja e këtij viti e për 4 muaj në vijim. Dyshohet se Pupa kishte mbjellë dhjetëra bimë, ndërsa mbrojtja e saj ka kërkuar që klientes ti lejohej liria me kusht, në mënyrë që të mund të vijë në Shqipëri për qëllime pune. Kërkesë kjo që është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga organi i akuzës, pasi sipas tyre…
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, që zhvillohet në Janinë të Greqisë. Bashkimi Europian po përballet me sfida të shumta, që kërkojnë një Europë më të madhe, më të fortë, më të sigurt, më solidare, tha Spiropali, duke theksuar se zgjerimi nuk përbën më një barrë, por një vlerë të shtuar për Bashkimin Europian. “Në 11 maj Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare, të cilat rikonfirmuan shumicën qeverisëse, madje me një rezultat më të qartë dhe më solid se katër vjet më parë. Por më i…
Peqin Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit. Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë. Më…
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se Tirana do të jetë mikpritësja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Noterëve (UINL) në tetor 2026, duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën botërore të noterisë për herë të parë në historinë e saj. Manja, i cili e cilësoi këtë si një moment historik për sistemin shqiptar të drejtësisë.Ngjarja pritet të mbledhë përfaqësues nga 92 vende të botës, duke sjellë në Tiranë ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe të ardhmen e noterisë në epokën digjitale. “Një tjetër moment historik për drejtësinë shqiptare: Tirana do të mirëpresë Asamblenë e…
Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare. Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga “Monitor” mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më…
Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar në Tiranë. Një i ri, pas një ndjekjeje të çmendur që nisi pranë Medresesë, përplasi disa mjete të policisë gjatë tentativës për t’u larguar. Forcat e rendit u mobilizuan menjëherë dhe pas një përpjekjeje intensive, arritën më në fund ta ndalojnë dhe ta vënë në pranga. Ngjarja ka shkaktuar jo pak shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Vilson Bala, konferencë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “Enigma”. Jam sot, këtu, së bashku me Drejtorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Melsi Koçi, me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Bujar Deliallisi dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për t’ju bërë me dije juve dhe nëpërmjet jush, opinionit publik, mbi organizimin, zhvillimin dhe finalizmin e një operacioni policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “Enigma, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 7…
Policia greke ka vënë në pranga Mekel Selimajn, 46 vjeç nga Vlora, i dyshuar si autori i vrasjes së Altin Arapajt, 41-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet pranë një vreshti në zonën e Rafinës. Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në Artemidë, ku viktima, autori dhe dy persona të tjerë ishin takuar për arsye ende të paqarta. Më pas, ata hipën në një makinë të drejtuar nga Selimaj dhe ndaluan në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Pikërisht aty ndodhi edhe krimi: Selimaj nxori armën dhe qëlloi Arapajn në fytyrë. Pavarësisht plagës së rëndë, Arapaj…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drojë të Kurbinit. Mësohet se një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, teksa mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.