Author: tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë të eksplorojnë me një buxhet të kufizuar, shkruan Grace Piercy në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.Qyteti i bukur evropian, Tirana është rekomanduar si vendi më i përballueshëm për britanikët për t’u vizituar këtë vit.Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë së bukur, është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë të eksplorojnë me buxhet të kufizuar.Sipas “Time Out”, kryeqyteti i Shqipërisë është një nga…

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj takohet në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau. Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen Zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë. Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar.Presidenti Begaj çmoi partneritetin Shqipëri-SHBA dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kryerjen e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, në…

Read More

Sipas tij, prej dy ditësh ai ka humbur çdo kontakt me ta dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Në një apel publik përmes mediave, Mikaj ka kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të mitur, duke theksuar se nuk ka më interes për bashkëshorten. Ai deklaron se Klaudia ka fikur telefonat dhe është larguar pa lënë gjurmë. Po ashtu, ai ka kontaktuar edhe me familjarët e saj, të cilët, sipas tij, i kane thënë se nuk duan të dinë më për vajzën e tyre dhe nuk kane informacion. Mikaj tregon se gruaja është larguar edhe më parë nga…

Read More

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet pë rKuvend të datës 11 maj 2025. Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Tiranë Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Durrës Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Elbasan

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi sot një takim me një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme të Italisë, që kryesohej nga Komandanti i Repartit të Tretë të Operacioneve të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Luigi Vinciguerra, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Gjeneral Brigade Giampiero Ianni, Eksperti i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, Salvatore Gava, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse Interforze në Shqipëri, Ferdinando Rucco, Komandanti i Guardia di Finanza në Durrës, Nënkolonel Francesco Della Corte, Eksperti i Guardia di Finanza, Nënkolonel Giampiero Carrieri dhe përfaqësues të Konsorciumit…

Read More

Policia greke ka përfunduar para pak një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3.700 pasaporta të falsifikuara. Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke. Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3.700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50.000 euro cash. Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që…

Read More

Një shtetas italian, 63 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, katër ditë pas një ndërhyrjeje në një klinikë dentare në kryeqytet. Policia tha se më datë 22 maj 2025, shtetasi italian D. S. është paraqitur për mjekim në spital, pasi nuk ishte ndier mirë që prej ndërhyrjes kirurgjikale dentare të kryer më 20 maj në një klinikë private në Rrugën e Kosovarëve. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 63-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. “Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi SHBA kërkuan përmes të dërguarit të saj nga autoritetet shqiptare, që të luftojnë kartelet e drogës. Përmes një deklarate për mediat, Berisha i ka bërë thirrje Presidentit Donald Trump që të shpallë kartelet shqiptare të drogës si organizata terroriste. Berisha tha gjithashtu se PD do të ofrojë çdo provë që sipas tij implikon direkt kryeministrin Edi Rama, si pjesë e botës së krimit. Berisha hodhi akuza edhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, për të cilin tha se është i lidhur me një organizatë kriminale në Shqipëri. Pjesë nga fjala e…

Read More

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka reaguar pasi sipas mediave australiane akuzohet për kultivim droge. Ai shprehet se nuk është arratisur, por ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë. Reagimi i plotë i Pupës: Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe. Çdo përpjekje për…

Read More

Bashkimi Europian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit. Kjo thuhet, ndër të tjera, në një dokument jozyrtar (“non-paper”), të përpiluar nga Franca dhe Gjermania, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë. Në dokumentin e datës 12 maj 2025, që ka pak më shumë se dy faqe, thuhet se kriza aktuale kushtetuese “përbën sfidën më serioze për sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial dhe funksional të Bosnje e…

Read More

Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ajo i përket familjes evropiane, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kalla, gjatë një vizite zyrtare në Shkup më 23 maj. Ajo përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë zotimet që i ka bërë dhe të bëjë gjithçka që Plani A i dakorduar me BE-në të funksionojë. Nëse kjo nuk ndodh, Kallas tha se do të kalojnë në një plan tjetër. “Rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, por qëndroni në të. Merrni hapa drejt hapjes së kapitujve, dhe ne si BE…

Read More

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin e kallëzimeve penale të regjistruara për krimet zgjedhore dhe shpërndarjen e këtyre rasteve nëpër qarqe të ndryshme. Në njoftim thuhet se deri më datë 22 maj 2025 janë regjistruar 107 kallëzime penale që lidhen me krimet zgjedhore. Sipas institucionit qëndror të akuzës, 64 raste janë referuar nga policia gjyqësore, 17 dosje janë transferuar nga SPAK për kompetencë, 9 kallëzime janë referuar nga subjektet politike, 11 të tjera janë nisur kryesisht, ndërsa 6 raste janë sinjalizuar nga qytetarët. Numrin më të lartë të çështjen e ka prokuroria e Dibrës me 17 raste ndërsa pasohet nga…

Read More