Author: tirana

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka treguar se cilët do të jenë përfaqësuesit e klerit katolik që do të marrin pjesë në varrimin e Papa Franceskut. Papa ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Në ceremoninë mortore do të jenë Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit dhe Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit. Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.

Read More

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për Sali Berishën. Një Kolegj Penal vlerësoi të mos pranojë rekursin e bërë nga ish-kryeministri, kundër masës së sigurisë së firmosur nga gjyqtari i Posaçëm i Apelit, Engert Pëllumbi, 3 janarin e këtij vitit. Po sot Gjykata e Lartë vendosi të konfirmojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Jamarbër Malltezit.

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se është lehtësuar mënyra e aplikimit të fermerëve për skemën e subvencioneve në bujqësi, duke u larguar disa burokraci që lidhen me dokumentet e vendndodhjes së fermës. Denaj thotë se për vitin 2025 është rritur fondi i skemës së mbështetjes në bujqësi duke shkuar rreth 4,4 miliardë lekësh. Për të skema ka për qëllim uljen e kostove të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale. “Skema e subvencioneve është një skemë e përvitshme dhe u vjen fermerëve për të ulur kostot e prodhimit. Këtë vit kemi një fond…

Read More

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli thotë se ky vit është i shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që do të votojnë më 11 maj. Teksa ka postuar foto nga zarfi që brenda votën, Topalli nënvizon se duhet votuar PD, kjo për një Shqipëri që i kthen shpresën bijve të saj kudo ndodhen. ”Erdhi zarfi. Kjo fjali më vjen çdo ditë. Nga mijëra shqiptarë të diasporës, që pavarësisht viteve larg atdheut, nuk e harrojnë vendin e tyre. Ata votojnë. Me mall. Me besim. Me përgjegjësi. Ky është viti i diasporës. Viti kur zëri i shqiptarëve jashtë vendit nuk do…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video. I ndodhur Përmet ku zhvilloi takime me operatorë dhe me përfaqsueses biznesesh, Rama ka sjell shembullin e Kritianit, një i ri shqiptar që ka lindur në Itali dhe punon në Shqipëri me sporte ujore. Kristian shpjegoi se do të qëndrojë në Shqipëri gjatë sezonit veror për projekte turistike, ndërsa gjatë dimrit do të rikthehet në Itali. Ai tha se është shumë i kënaqur që punon këtu dhe merret edhe me rafting që është edhe një ndër pasionet e tij. Biseda mes kryesocialistit Edi Rama dhe Kristianit: Edi Rama: Ky është Kristian,…

Read More

Finalistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, Egli Tako ka kthyer heshtjen. Në një postim në instastory, ajo ndër të tjera ka falënderuar ndjekësit për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë e dhënë. Sakaq, Egli nënvizon se ”ëndërra vazhdon”, dhe se mezi pret të jetë afër publikut të saj. Postimi i plotë Çdo fund, është një fillim i ri! Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s’do e harroj kurrë! FALEMINDERIT nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma…

Read More

Pas takimit me pensionistët në Gjirokastër, kreu i PS-së Edi Rama ndalesën e radhës e pati në Përmet. Kryeministri ishte së bashku me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra, që ai e konsideron si shembullin më kuptimplotë se takime të tilla nuk ndodhin më vetëm në bregdet. Po ashtu Rama erdhi drejt fundit të fjalës së tij, ministrja Mirela Kumbaro i kujtoi se do duhet që të ceknin edhe investimet e reja infrastrukturore për zonën. Koment ky që Rama nuk e kaloi pa batutë. ”Kur them unë që gratë urdhërojnë, lum burrat që e kuptojnë dhe e…

Read More

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit. Kjo një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Vendet që janë kontaktuar deri tani përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut. Modeli që po shqyrtohet është ai italian, për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe. Britania mund të ndjekë një model të ngjashëm. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez ka arritur nivele rekord. Britania kishte mundësi të ishte lidere globale…

Read More

PD në fillim të këtij muaji i drejtoi një kërkesë SPAK, ku kërkonte informacion lidhur me hetimet për krimet zgjedhore nga Task-Forca që u ngrit në janar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me KQZ. Kreu i SPAK, Altin Dumani i ka kthyer përgjigje PD-së sot. Deklarata e plotë Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr.267 Prot. datë 02.04.2025, ardhur dhe protokolluar më datë 03.04.2024, pas verifikimeve të kryera në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje procedimet penale të regjistruara për krimet zgjedhore rezulton se: 1-Për periudhën janar 2025…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka shqetësuar opinionin publik në Greqi. Një 37-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në shtetin fqinj, kjo pasi tentoi që të rrëmbente tre fëmijë. Ngjarja ndodhi të dielën e Pashkës, në perëndim të vendit. Pasdite shqiptari tentoi të fuste me forcë tre fëmijë, dy vëllezër 9 e 13 vjeç dhe një djalë tjetër 10 vjeç, në makinën e tij në rrugë rurale. Prindërit e fëmijëve bënë ankesë në polici dhe autoritetet nisën menjëherë një kërkim. Kur pikasën mjetin e shqiptarit, ata i bënë shenjë të ndalojë, por ai u arratis. Ai u ndalua pas një…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të komisariatit të Policisë në Pejë. “Rreth orës 12:00 kemi pranuar se ka të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, kanë konfirmuar autoritetet policore për mediat kosovare.Ende nuk dihet nëse nga këto të shtëna ka pësuar dikush.

Read More