Author: tirana

Një fotografi e paverifikuar shfaq një zjarr të madh, pas një shpërthimi në rajonin Vladimir të Rusisë, 22 prill. Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në rajonin Kirzhach të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës, tha guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev. Katër njerëz janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve, i cili nxiti autoritetet të lëshojnë urdhër për evakuim, tha Avdeyev. Ai shtoi se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë, ku shprehu ngushëllimet më të ndjera në emër të Partisë Demokratike për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Berisha vlerësoi Papën si një udhëheqës të madh të paqes dhe një mik të veçantë të Shqipërisë. Ai theksoi rolin heroik të priftërinjve shqiptarë, që ranë heronj për Krishtërimin. Sali Berisha vizitë pranë Nunciaturës Apolistike në Tiranë për ngushëllim për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut: Erdha të shpreh në emër të PD, ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin më të madh për Papa Franceskun. Papa Francesku u…

Read More

Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses në kryeqytet, si pjesë e aksioneve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me një armë zjarri që dyshohet se kishte për qëllim ta shiste. Operacioni “Gracka” ndodhi te Don Bosko, ku shërbimet e Seksionit të Hetimit të Trafikut të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, ndaluan të riun Armand Deda, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, dokumenti iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me municion luftarak. Policia njofton se hetimet vijojnë për të zbardhur detajet…

Read More

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Berat me fermerët për bujqësinë e zhvillimin rural. Ai ka theksuar arritjet e qeverisë në fushën e infrastrukturës dhe mbështetjes për fermerët gjatë dekadës së fundit. “Nga njëra anë, vetëm në këtë dekadë ne kemi mbështetur dhe realizuar 47 projekte të infrastrukturës për ujitjen, digat dhe për të shmangur përmbytjet. Një pikë tjetër që është shumë e rëndësishme është zhvillimi i madh që kanë njohur në këtë dekadë pikat e grumbullimit dhe mbi 70 pika grumbullimi janë mbështetur nga programet tona, ashtu siç janë financuar 16 tregje dhe janë krijuar…

Read More

Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez. Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në…

Read More

Do të mbahet sot seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e shkuar, më 16 prill, u shty pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve. Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale të fëmijëve përmetarë duke realizuar punimet e tyre për ‘Shtëpinë e Evropës’, dhe e cila do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj. Në video dëgjohet Rama teksa u thotë fëmijëve se punimet e tyre do të futen në një album të madh dhe do të “veshin” shtëpinë që do të ndërtohet në sheshin Skënderbej për të pritur liderët evropianë. “E para njëherë keni bërë një punë fantastike. E dyta, që ta dini se për çfarë duhen këto. Zyshat do t’i marrin këto dhe do t’i bëjmë…

Read More

Sot në orën nëntë të mëngjesit, sipas kohës lokale, trupi i Papa Françeskut do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit. Besimtarët sot, nesër dhe pasnesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, ndërsa të premten do të lejohet prania e besimtarëve katolikë në kishë deri në orën 19.00. Të shtunën, menjëherë pas funeralit, trupi i papës argjentinas do të varroset në kishën e Santa Maria Maggiore, pranë stacionit qendror të trenit të Romës, në përputhje me dëshirën e shprehur nga vetë “papa i të varfërve” në testamentin e tij. Duhet theksuar se shumë…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se nuk ka ndërmend të shkarkojë kreun e Rezervës Federale dhe njoftoi një ulje “të konsiderueshme” të tarifave që ai ka vendosur ndaj Kinës, duke shkaktuar lehtësim në tregjet globale. Shpresat për një ulje të mundshme të tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit, pas njoftimit të tarifave të Trump, bënë që tregjet aziatike të aksioneve të rriten sot, nga Tokio në Hong Kong dhe lejuan që dollari të rimëkëmbet. Për më tepër, republikani siguroi se ai “nuk ka ndërmend” të shkarkojë kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, pavarësisht kritikave të ashpra që ai ka…

Read More

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Në skenën e “Portokalli” kanë kaluar disa nga emrat më të njohur të komedisë. Portokalli filloi të transmetohej më 31 dhjetor 2003 dhe përfshin komedi stand-up dhe muzikë live. I ftuar këtë javë në “Portokalli” do të jetë Gjesti, fituesi i Big BrotherVip Albania 4.

Read More

Qeveria e Italisë ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas vdekjes së Papa Françeskut. Zia do të zgjasë deri të shtunën, kur varrimi i papës së ndjerë do të bëhet jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit. Të shtunën në orën 10:00, para sheshit Shën Pjetër do të kremtohet Mesha e Dritës dhe do të bëhet varrimi i Papa Françeskut, kryesuar nga Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re. Më pas, arkivoli do të vendoset në bazilikën romake të Santa Maria Maggiore-s, sipas dëshirës testamentare. Kështu, Mesha e Dritës dhe funerali i Papa Françeskut do të mbahen në ditën e…

Read More

Masat ajrore me origjinë Veriperëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin Shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime. Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin…

Read More