Author: tirana

Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST. Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç. Prokuroria e…

Read More

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të paguajnë 23% tatim për shumën prej 14 milionë lekë. Kjo do të thotë se nëse një person fizik ka realizuar një fitim tatimor prej 20 milionë lekësh, ata do të paguajnë 15% për fitimin deri në 14 milionë lekë dhe 23% për pjesën e mbetur prej 6 milionë lekësh. Kjo formë e re llogaritjeje, automatikisht rrit tatimin që duhet të paguajnë personat fizikë që deklarojnë fitime tatimore mbi 14 mln lekë në vit. Më parë, personat…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi planet për të zgjeruar dhe rritur më tej prodhimin e industrive vendase të armëve me qëllim për të forcuar forcat e armatosura ukrainase. Kjo deklaratë vjen pas më shumë se tre vitesh pasi ushtria ruse pushtoi territorin e vendit. Presidenti ukrainas tha se qeveria e tij po përgatit marrëveshje investimi në bashkëpunim me shtetet evropiane, me fokus te dronët dhe armët me rreze të gjatë veprimi. “Ukraina duhet të jetë në gjendje të prodhojë gjithçka që i nevojitet për mbrojtjen e saj, duke përfshirë mjete ajrore pa pilot, municione – veçanërisht raketa – për sistemet…

Read More

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29 mars, jetës parlamentare. Seanca plenare është parashikuar që të nisë në orën 12:00, ndërsa në orën 10:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Në Konferencë pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025. Puna e trupës së ligjvënësve aktualë do të vijojë deri në 8 korrik dhe sipas kalendarit zyrtar do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë. Në Shtator,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga procesi i punës në zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat maksimale; duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Pukë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.…

Read More

Dashi Jeta ne çift do ketë përmirësime gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe se me pare me atë qe keni ne krah dhe do i shprehni ndjenjat ashtu si i keni ne zemër. Beqaret do bëjnë çfarë te mundin për ta gjetur personin qe kane ëndërruar. Do filloje një etape e re sot. ne planin financiar mos lini asgjë pas dore sepse me vone situata do ndërlikohet me tepër. Demi Do merrni kritika te shumta sot nga partneri dhe do ndiheni keq për këtë arsye. Ne fakt ai do ketë te drejte për gjithçka sepse ju e keni…

Read More

Vatikani përsërit ofertën për të pritur negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin përsëriti ofertën e Papa Leone XIV për të zhvilluar takime midis shteteve ndërluftuese në një “vend neutral dhe të mbrojtur”. Kardinali e bëri të qartë se Vatikani nuk e shihte domosdoshmërisht veten si ndërmjetës në bisedime dhe se çdo ndërmjetësim duhej të kërkohej nga palët. Parolin theksoi se vende të tjera si Gjeneva ishin gjithashtu duke u shqyrtuar. ”Nuk është e rëndësishme se ku do të zhvillohen negociatat midis rusëve dhe ukrainasve, negociata që të gjithë shpresojmë. Ajo që ka vërtet rëndësi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar për ndeshjet finale të kampionit të ekipeve sportive për shkollat 9-vjeçare. Ekipi i Lezhës u shpall fitues në basketboll, kurse i Korçës u shpall fitues për vajzat. ”Urime kampionëve dhe të gjitha skuadrave pjesëmarrëse. Ndeshjet finale të Kampionatit të Ekipeve Sportive për shkollat 9-vjeçare, ku ekipi i Korçës u shpall kampion në basketboll për vajza, pas një ndeshjeje të fortë me Tiranën. Ekipi kampion në basketboll për djem u shpall Lezha, që fitoi ndaj Vlorës”,-shkruan Rama.

Read More

Vende të BE-së kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Trump për tarifa prej 50% ndaj unionit, duke i kërkuar Komisionit Evropian të vazhdojë të flasë me Uashingtonin në vend që të ndjekë rrugën e konfrontimit. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, zhvilloi një telefonatë emergjente me Trumpin disa orë pasi presidenti amerikan bëri kërcënimin e tij të premten, thanë zyrtarët italianë, për Financial Times. Meloni më pas foli me presidenten e komisionit Ursula von der Leyen, duke i bërë thirrje asaj të zgjidhë mosmarrëveshjet me Trump përmes negociatave. Kryeministrja ishte një…

Read More

22 seanca të dështuara për të votuar Albulena Haxhiun si kryeparlamentare të Kosovës. Ndaj dhe organizatat e shoqërisë civile protestuan këtë të martë ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh në hyrje të Parlamentit, duke vendosur në to dhe disa pankarta me këto mbishkrime: “Për çfarë ju kemi zgjedhë?”, “Çdo vonesë ka kosto!”, “Boll” dhe “Cirku i demokracisë”. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovë, thekson se 120 karriget bosh janë vendosur për secilin deputet që për më shumë se tre muaj ka dështuar të përmbushë detyrimin me të rëndësishëm…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 janar 2025 pas konstatimit të kontaminimit me salmonella spp përmes analizave laboratorike. Sipas AKU-së, sasia e mishit qëndroi e bllokuar në magazinat e subjektit importues deri më 16 prill, kur kompania kërkoi zyrtarisht asgjësimin e saj pranë autoriteteve kompetente, përfshirë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorinë…

Read More