Author: tirana

Tensione ka pasur në seancën plenare në Kuvend mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka. Ndërkohë që Spiropali njoftoi që në foltore të afrohet deputeti Oerd Bylykbashi për të mbajtur fjalën e tij, pasi Noka nuk foli për procedurë ashtu sicc parashikohet në Rregullore, demokrati bllokoi foltoren. “Nuk po flet për procedurë, gjë të mençur nuk do të na thuash”, tha Spiroapli. Më pas, pas gjuhës së përdorur sipas saj nga Noka, pasi nuk arrihej të dëgjohej se çfarë shprehej demokrati për shkak se mikrofoni i tij ishte i fikur, Spiropali njoftoi…

Read More

Balla: Kolegët e listave të mbyllur të PD nuk e kanë humbur entuziazmin. Jeni plot hare, e plot qeshje. Meqë Flamuri i ka qejf thëniet e mençura, “ju jeni ata që shkoni nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin”. Këta, shkojnë nga humbja në humbje dhe iu rritet entuziazmi, ju uroj t’ju shtohet jeta se në fund të fundit jemi vëllezër shqiptarë. Mos kujtoni që po i merrni shqiptarët për budallenj. Në këtë vend Berisha nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje dhe PS ju ka mundur dhe këtu t’ju kujtoj që ju kemi mundur në vota, edhe në 2005, edhe…

Read More

Si rezultat i hetimeve të kryera rreth denoncimeve për vjedhje në banesa dhe në subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, mundësuan zbardhjen e autorësisë së 4 prej këtyre rasteve. Konkretisht: -u vu në pranga shtetasi E. D., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. G., 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale; -u vu në pranga shtetasi A. K., 33 vjeç, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë…

Read More

Për ata që nuk e njohin a nuk e kujtojnë, ai është bosi i mafias italiane që shtypi telekomandën për të kryer shpërthimin masiv që i mori jetë prokurorit të famshën Xhovani Falkone, bashkëshortes së tij dhe trupës së sigurimit. Një atentat makabër, që bashkë me atë ndaj prokurorit Paolo Borselino disa javë më vonë, i ndryshoi fytyrën Italisë dhe pati ndikim edhe përtej Apenineve.Përgjegjës për dhjetëra vrasje, pas 25 viteve burg, bashkëpunimit me drejtësinë dhe 4 viteve në liri me kusht, Bruska do të jetojë larg Siçilisë, me identitet të rremë dhe nën mbrojtje speciale ⚖️

Read More

Autoritetet kineze kanë paralajmëruar se përmbytjet në pjesën veriore të vendit pritet të jenë më të rënda se zakonisht gjatë muajve qershor deri në gusht. Parashikimi fillestar i bërë publik të enjten përfshin një rajon të gjerë që shtrihet nga qytetet me dendësi të lartë popullsie deri te tokat bujqësore të rëndësishme për prodhimin e drithërave. Sipas Ministrisë së Burimeve Ujore, e cituar nga transmetuesi shtetëror CCTV, stuhitë ekstreme dhe përmbytjet këtë vit pritet të jenë më të shpeshta dhe më intensive. Kina është përballur shpesh me përmbytje gjatë verës, veçanërisht në jug, por ndryshimet klimatike po shkaktojnë një zhvendosje…

Read More

Në kuadër të punimeve të Konferencës së 52-të Rajonale të INTERPOL-it, që u zhvillua në Athinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare dhe homologët e tij. Takimin e parë tejet miqësor Drejtor Proda e zhvilloi me Presidentin e Interpolit, Gjeneral Major Ahmed Naser Al-Raisi. Proda, Presidentit të Interpolit: “Faleminderit z. President i Interpolit për besimin te Policia e Shtetit, për mbështetjen e madhe dhe suportin tuaj për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, veçanërisht ata që fshiheshin në Emiratet e…

Read More

Me shumicë votash KAS rrëzon kërkesën e PD për qarkun Kukës. Tashmë në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur shqyrtimi i kërkesës për qarkun e Tiranës. Kandidati Ilir Alimehmeti ka sjellë shkresë për të qenë pjese e ankimimit si palë e interesuar.

Read More

Dy vëllezër janë arrestuar në fshatin Ngjeqar pasi u zbuluan duke prodhuar dhe shpërndarë kanabis, si dhe duke mbajtur armë zjarri pa leje. Në banesën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe një arsenal armësh. Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë shtetasit Kosta Shabanaj, 47 vjeç dhe Elton Shabanaj, 26 vjeç. Ky i fundit tentoi të largohej me vrap sapo pa shërbimet në afërsi të banesës, por u ndalua menjëherë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në zonën ku banonte. Nga kontrolli në banesën e tyre u sekuestruan: 2 armë…

Read More

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka nisur seancën e sotme plenare. Ndërkohë opozita ka kundërshtuar nisjen e seancës për mungesë kuorumi., pasi duhet minimumi një numër prej 70 deputetësh i pranishëm në sallë. “Keni nisur seancën në kundërshtim me rregulloren, në sallë nuk ka as 55 deputetë. Nuk ka kuorum”, ka deklaruar Flamur Noka. Ndërkohë Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës. “Ndërprit seancën, mblidh deputetët e më pas nisim seancën, mos i hyni një rruge në kundërshtim me ligjin.

Read More

Nga Ditmir Bushati/ Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të thuhet se progresistët dhe liberalët humbën përballë konservatorëve, në atë që mund të konsiderohet si ballafaqimi më i rëndësishëm zgjedhor i vitit në Europë. Si në shumë demokraci europiane, rezultati na tregon një komb të ndarë thuajse në mes midis konservatorëve dhe progresistëve, midis nacionalizmit dhe internacionalizmit liberal. Dhe një brez të ri të tradhëtuar nga qendra demokratike, që gjithnjë e më shumë e sheh veten tek e djathta apo e majta ekstreme. Një rezultat, që megjithëse është i ngushtë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnje. Rama shprehet se gjimnazi do të ketë klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit. “Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjes”, shkruan Rama.

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të zgjeruar që ndalon plotësisht hyrjen në SHBA për shtetasit nga 12 vende dhe vendos kufizime të pjesshme për shtatë vende të tjera. Ky vendim shënon një vazhdim dhe përforcim të politikave të ashpra të imigracionit që ai ndërmori gjatë mandatit të tij të parë. Sipas urdhrit të nënshkruar më 20 janar, në ditën e parë të mandatit të tij të ri presidencial, ndalimi i plotë i hyrjes prek qytetarët e Afganistanit, Myanmarit, Çadit, Republikës së Kongos, Guinesë Ekuatoriale, Eritresë, Haitit, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit. Ndërkohë, shtetasit e Burundit,…

Read More