Një incident ka tensionuar situatën tek kryeministria ku një grup nga protestuesit që ishin mbledhur që të protestonin para Ministrisë së Brendshme për Klodian Rashën, marshuan për të kërkuar drejtësi para zyrës së kryeminsitrit Edi Rama. Por teksa kërkonin drejtësi për Rashën, disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar të shtyrat, sharjet dhe grushtat. Për pasojë është lënduar edhe reperi i njohur, Stresi. Situata është normalizuar me ndërhyrjen e të rinjve të tjerë që ishin të pranishëm në protestë. Një grup prej tyre kanë zhveshur Bredhin e Vitit të Ri duke harruar që është zbukuruar me taksat…
Author: tirana
Degjeneron në dhunë protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që prej disa orësh po mbahet para Ministrisë së Brendshme. Qindra protestues kanë qëlluar me sende të forta duke thyer xhamat e Ministrisë, teksa kanë brohoritur duke kërkuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt. Në një moment, protestuesit kanë tentuar të shqyejnë derën duke tentuar të hyjnë brenda godinës. Tashmë një pjesë e madhe e protestuesve kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ndërsa godina është rrethuar nga forca të shumta policie. Tre furgona shtesë me efektivë të FNSH-së, janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë.
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është caktuar nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së si Përfaqësuesi për Kaukazin e Jugut. Asambleja Parlamentare e OSBE, njofton se Bushati do të ndjekë situatën e përgjithshme politike në këtë rajon, do të punojë për promovimin e dialogut në të gjithë segmentet e shoqërisë, me fokus të veçantë atë në nivel parlamentar, duke nxitur dhe inkurajuar pajtimin në konfliktet e stërzgjatura në rajon. Bushati ka si detyrë të marrë në konsideratë mënyrat dhe masat e ndërtimit të besimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për identifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve politike. Ai do të punojë ngushtë…
Kate Middleton dhe Princi William në udhëtimin e tyre tre ditor rreth Anglisë, Skocisë dhe ëales, çifti po falënderon njerëzit dhe organizatat që “kanë shkuar përtej dhe më gjerë në përgjigje të pandemisë së coronavirusit”, sipas Kensington Palace. Kate, sigurisht, është inspirim i elegancës në pamjen e saj të motit të ftohtë. Më poshtë gjeni veshjet inspiruese të Dukeshës së famshme:
Gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë realizuar 2620 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 752 raste të reja. Ndërkohë 545 persona janë shënuar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 23.072 persona. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë për asnjë rast shenjat dhe t’i drejtohen 127, sidomos në rastet kur është nevoja për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
Kanë plasur tensionet në protestën përpara ministrisë së Brendshme. Të rinjtë nisin të sulmojnë institucionin. Ata shihen me sende të forta në duar teksa godasin grilat e dritareve të Ministrisë së Brendshme. Në këto momente, raportohet se është lënduar një polic dhe një gazetar.
Para disa minutash ka nisur protesta para ministrisë së Brendshme për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Protesta është shoqëruar me tensione e përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Një djalë që ishte pjesë e protestës ka hipur në dritaren e Ministrisë dhe ka tentuar të thyejë grilën e godet pa ndalim.
Paketa (jo zyrtare) e trajnimeve që ofron Ermal Mamaqi dhe ekipi i tij, për “life coaching” dhe jo vetëm, u bënë temë diksutimi pak ditë më parë, në rrjetet sociale dhe në media, kryesisht për çmimin dhe atë që aktori ofronte. Kjo paketë që qarkullonte në rrjet, e cila sipas Ermalit ishte vetëm një draft dhe jo e publikuar nga ai, u diskutua në studion e emisionit të drejtuar nga Alfred Lela “PolitikOn”, ku mes gazetarësh dhe analistësh u fol për influencerët si Sudet e rrjetet sociale. Porgram ku në fakt Mamaqi ndërhyri, pasi kishte dëgjuar ato që po thuheshin.…
Përplasje masive tek Ministria e Brendshme, protestuesit shtyhen me dhunë me policinë
1,325 persona janë gjobitur për mosmbajtje maske gjatë 48 orëve të fundit në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur policia e shtetit ku ka njoftuar se 1,325 qytetarët janë gjobitur me 3,000 lekë. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se 4 subjekte të cilat janë kapur duke shkelur ligjin në lidhje me masat e vendosura për mospërhapjen e pandemisë janë gjobitur me vlerën 1,000,000 lekë. Ndër të tjerë në njoftimin e policisë shkruhet se janë kapur në flagrancë 16 persona pas orën 22:00 pa leje dalje. Personat e kapur janë gjobitur me vlerën administrative 10,000 lekë.
Dojna ka hapur albumet e vjetra, e njëherazi me kujtimet i janë ngjallur edhe shumë dyshime se kujt i ngjason më shumë. Moderatorja ka publikuar një foto me gjyshen nga ana e babit, me të cilën duhet thënë se ka një ngjashmëri shumë të evidentueshme. ‘Gjyshja ime tjetër, nga ana e babit, që nuk e jetova gjatë. Po shihja albumin dhe më duket mua apo kemi ngjashmëri të madhe? “, ka shkruar Dojna krah fotos me gjyshen ku shfaqet e vogël në moshë. Mema ka ndarë gjithmonë momente me familjarët, e pak më shumë me gjyshen nga mami, e cila…
Ka nisur protesta e qytetarëve para ministrisë së Brendshme, të cilët janë mbledhur për të protestuar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra në orët e para të mëngjesit të dhjeshëm nga një efektiv policie. Me pankarta në duar, qytetarët kanë bërë thirrje për drejtësi, ndërsa nuk kanë munguar as sharjet në drejtim të qeverisë, ndërkohë që ka patur edhe tentative për të goditur me gurë xhamat e ministrisë.“Poshtë komunizmi”, “Unë jam Klodiani”, “Drejtësi për Klodianin” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, që tashmë janë grumbulluar para ministrisë, e cila është e rrethuar nga kordone policore.