Author: tirana

Madonna është njohur për stilin e saj ekstravagant, por një tatuazh këngëtarja nuk e ka bërë kurrë në trupin e saj. Sot ajo është 62 vjeç, por jo vonë për të bërë tatuazhin e parë dhe shumë të veçantë, një dedikim për gjashtë personat e saj më të shtrenjtë. Madonna ka shkruar në kyçin e dorës inicialet e gjashtë fëmijëve të saj: Lourdes, 24 vjeç, Rocco, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella. “Tatuazh për herë të parë”-shkroi Madonna krah fotove të publikuara në rrjete sociale ku shfaqet gjatë bërjes së tatuazhit “L, R, D M,…

Read More

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty pritet të zhvillojë ditën e nesërme mbledhjen e parë pas miratimit nga Kuvendi. Në rend të ditës janë 3 pika: 1. Konstituimi i Komisionit të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë, i ngritur me vendimin nr. 71/2020. 2. Ngritja dhe përbërja e sekretariatit teknik. 3. Caktimi i relatorit/relatorëve.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në SHBA për të siguruar vaksinën anticovid-19. Kreu i Qeverisë ka dhënë lajmin e mirë nga Nju Jorku. Krahas bosit të Pfeizer-it Albert Burla, Rama thotë se takimi ishte pozitiv, dhe pse prodhimi është më i ulët se kërkesa, ne s’do mbetemi prapa. Rama përmes një shënimi në twitter, shprehet pozitiv se në dy muajt e parë të 2021 do të vaksinohemi. “Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë -…

Read More

Virgjëresha Virgjëreshat konsiderohen një shembull i përgjegjësisë që duhet të ndiqet nga njerëzit e të gjitha shenjave të tjera të zodiakut. Ata janë aq të besueshëm dhe të ndershëm, sa nuk do të mund të tradhtojnë askënd, ata janë njerëz të matur dhe të kujdesshëm. Nëse ka ndonjë prej tyre afër jush, përpiquni të fitoni besimin e tyre dhe atëherë do të gjeni një mik për jetën dhe një aleat besnik. Akrepi Kjo shenjë është një mik për të gjitha orët, veçanërisht në momentet më dëfryese të rutinës së vet. Akrepi mund të ringjallë çdo mjedis me dashamirësinë dhe energjinë…

Read More

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish, bëhet me dije se tre qytetarë nga Elbasani kanë humbur jetën këtë të mërkurë si pasojë e koronavirusit. Nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm një 85, 80 dhe një 86 vjeçar të infektuar me Covid-19. Tre të moshuarit ishin të shtruar prej disa ditësh pranë spitalit Covid-2 në Tiranë.

Read More

Mediat në Shtetet e Bashkuara raportojnë se administrata në ikje e presidentit Donald Trump po tenton të mbajë nën kontroll televizionin dhe radion Zëri i Amerikës. Sipas agjencisë amerikane NPR Michael Pack drejtor i Agjencisë Amerikane për Median globale, i emëruar nga presidenti Trump, kërkon të emërojë si drejtor të Zërit të Amerikës Robert Reillyin, me pikëpamje të hapura konservatore. Në postin e drejtorit të VOA si i komanduar 6 e fundit ka shërbyer shqiptari Elez Biberaj i cili ka ndjekur një politikë editoriale, jashtë ndikimeve të kampit Trump. Për ti hapur rrugë emërimit të Robert Reilly, Michael Pack drejtor i Agjencisë…

Read More

Çifti i njohur Chiara Ferragni dhe Fedez janë zgjedhur si “Personazhet e vitit” nga “Vanity Fair Italia” së bashku me 20 personazhe të tjerë. “Disa na bënë të ëndërronim, të tjerë të qanim, ka dhe nga ata që na dhanë shpresë, ata që shërbyen si shembull dhe ata që na bënë krenarë që jemi italian”, shkruan revista. Në vendimin për t’i dedikuar kopertinën çiftit Ferragnez, drejtori Simone Marchetti shkruan në editorialin e tij: “Ne zgjedhim t’ja dedikojmë kopertinën tonë atyre për shumë arsye: ndikimin që ata kanë, angazhimin që kanë treguar, aftësinë për të përdorur mënyrat e reja të komunikimit,…

Read More

Merkel bëri thirrje për reduktim kontaktesh para krishtilindjeve. Gjermania tani ndodhet në një mbyllje të lehtë. Lejohen vetëm pesë persona nga dy familje të ndryshme dhe janë mbyllur vetëm restorantet, klubet dhe ambientet e kohës së lirë. Por shkencëtarë të shoqatës Leopoldina, ku bëjnë pjesë edhe korifejtë e infektologjisë gjermane, si Christian Drosten, nga Charite dhe Lothar Wieler nga Instituti Robert Koch, kishin thënë në fillim të javës se kontaktet duhen reduktuar. Merkel e mbështeti sugjerimin e tyre: “Numri i kontakteve është tepër i lartë dhe reduktimi i deritanishëm nuk mjafton”, tha Merkel në Bundestag, të mërkurën, 9.12. me rastin…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme pas mesnatës në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodian Rasha është qëlluar nga një efektiv policie pa kryer asnjë krim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, teksa vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme për ngjarjen. Mes personazheve të njohur që kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Xhensila Myrtezaj. Në një shkrim në InstaStory, ajo shprehet e prekur se në kaq vite jetë, s’e kishte dëgjuar kurrë një ngjarje të tillë në vend. “Nuk kishte ndodhur diçka e tillë në kaq vite sa kam…

Read More

Raportohet se është ndarë nga jeta si pasojë e Covid mësuesi Fatos Cenka. Arsimtari i cili ushtronte profesionin e tij në shkollën ‘Hamallaj’ prej 20 vitesh nuk mundi të fitonte betejën me virusin. Ka qenë zyra vendore arsimore e Durrësit ajo që ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mësuesit. Njoftimi i shkollës:Në emër të të gjithë mësuesve të qytetit të Durrësit dua ti shpreh ngushëllimet familjes së mësuesit Fatos Cenka. Stafi i shkollës “Hamallaj”humbi një mësues që punoi për 20 vite me përkushtim pranë këtij institucioni.Fatos Cenka ka qenë një mësues i përkushtuar në punë,i aftë…

Read More

Dashi Lëkundjet e humorit dhe shpërqendrimet e vogla irrituese mund t’ju ​​bëjnë të keni një mosmarrëveshje me partnerin. Komunikimi është i tendosur. Është më mirë të dilni për një kohë dhe të bëni diçka argëtuese. Demi Frymëzimi mund t’ju ​​godasë nesër si një rrufe nga qielli. Imagjinata, inovacioni dhe zgjuarsia juaj janë të larta. Çfarëdo që krijoni ose zbuloni do të tërheqë shumë vëmendje pozitive. Binjakët Ky është një moment i shkëlqyer për të paraqitur gjithçka që keni bërë para publikut ose atyre që kanë rëndësi. Ndiheni veçanërisht inovative dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë. Ju mund të habiteni…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Vlorë, ku vizitoi tregun e improvizuar të fruta-perimeve.  Gjatë takimit ai dëgjoi disa nga tregtarët dhe qytetarët, të cilët shprehën pakënaqësitë dhe vështirësitë e tyre në këtë kohë pandemie. Tregtarët thanë se janë lënë në mëshirë të fatit nga bashkia dhe qeveria duke mos marrë asnjë masë në këtë treg, megjithë premtimet e shumta, dhe kjo ka bërë që ata që mos punojnë dot dhe të mos sigurojnë dot jetesën e familjes. “Të lodhur jemi. Tejet të lodhur. Nuk kemi as kushte, asnjë gjë. Jemi në mëshirë të allahut. Bie…

Read More