Situate vijon të jetë e rënduar në Kosovë sa i përket pandemisë nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 11 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 1.148. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bënë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1357 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 561 prej tyre. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 269 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 30 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjilan 20 raste, Lipjan 20 raste, Viti 20 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Kamenicë 11 raste,…
Author: tirana
Zbardhet dëshmia tronditëse e 10-vjeçares nga Kuçova e abuzuar seksualisht nga fqinji i saj 57-vjeçar. Pas 2 viteve vuajtjesh e kërcënimesh, e mitura ka denoncuar Ajet Dumen për përdhunim. Sipas saj, Ajeti e kërcënonte se do t’i vriste prindërit nëse tregonte të vërtetën e abuzimit, raporton ‘BW’. “57-vjeçari ka abuzuar me mua për herë të parë kur isha 8 vjeçe. Kjo ka ndodhur në shtëpinë ku ne jetojmë që është e tija dhe pasi më ka detyruar të kryer marrëdhënie me të më ka kërcënuar se nëse do të tregoja do të vriste prindërit e mi. Nga frika nuk kam…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Kuçovës. Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej 2-vjetësh me një vajzë të mitur 10-vjeçe. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh. Të shpërngulur nga një fshat i Skraparit, familja e 10-vjeçares ishte vendosur në dy dhoma në ruajtje, në pronësi tē 57-vjeçarit dhe banesat ndodheshin të dyja në të njëjtin oborr. Burime të brendshme pranë DPV Berat bëjnë me dije se vajza 10-vjeçe me…
Kompania “Apple” ka nisur në një shkallë globale një program falas zëvendësimi për ekranet me defekt të iPhone 11, thuhet në faqen e internetit të Cupertinos, ku sipas kompanisë një përqindje e vogël e ekraneve kanë një mosfunksionim lidhur me prekjen. Ekranet janë montuar në disa iPhone 11 të prodhuara midis nëntorit 2019 dhe majit 2020. “Apple” ka siguruar akses në faqen e saj nëse iPhone juaj është ndër ata që preken nga problemi, i cili më pas mund të marrë zëvendësimin e ekranit falas. Për të qenë të sigurt, përdoruesi duhet të vendosë numrin rendor të smartphone-it në këtë…
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun, të cilët së shpejti do të bëhen edhe prindër për herë të dytë. Por shtazënia e dytë e ka bërë më të ëmbël dhe më romantike bukuroshen shqiptare. Ish-Miss Shqipëria ka ndarë një foto të një luani dhe luaneshe në llogarinë e saj mbështetur tek njëri-tjetrit, shoqëruar me etiketimin tek Tolgahan. “Ne”, ka shkruar Almeda poshtë fotos. Ndërsa aktori turk ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht dhe në gjuhën shqipe. “Po”, ka shkruar Sayisman duke marrë vëmendjen, si gjithmonë, sa herë që shkruan ndonjë fjalë në shqip…
Artistja e madhe Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë pas qëndrimit të saj prej shumë ditësh në spitalin e Infektivit, pasi u infektua nga COVID-19. Përmes një videomesazhi këngëtarja shqiptare i bën një apel të fortë qytetarëve, që të vendosin maskat. Mes fjalëve dhe emocioneve të forta Aliaj ka treguar eksperiencën dhe vuajtjet e saj nga COVID-19, ndërsa shpreh fjalë mirënjohje për stafin mjekësor të COVID1. “Sëmundjen që më zuri e kam përballuar jashtëzakonisht vështirë. E përjetova keq, pasi nuk e dija se çfarë ishte kjo diagnozë. Kështu rrodhën ditët, me temperaturë 39 e gjysmë dhe nisi mjekimi intensiv.…
Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë për mediat polake ku ka komentuar shortin e eleminitarove të kampionatit botëror. Shqipëria dhe Polonia do të jenë së bashku në Grupin, ku bëjnë pjesë dhe Anglia, Hungaria, Andrroa dhe Lihtenshtejni. Për mediat polake, tekniku Italian ka treguar pikat e forta dhe të dobëta të kuqezinjve. “Shqipëria është një skuadër e mirë, shumë nga lojtarët e tyre luajnë në Itali dhe kanë fituar përvojën e nevojshme ndërkombëtare. Kur isha trajner, ishte pak më ndryshe. Unë mendoj se Shqipëria nuk është një rival i lehtë. Sigurisht, Polonia është një…
Moderatorja e Rudina Magjistari është përballur sëfundmi me një të papritur jo të këndshme në rrjetet sociale. Emri i saj është përdorur për të mashtruar njerëzit e zakonshëm.Është hapur një profil në “Facebook” dhe ka përdorur emrin dhe të dhënat e saj dhe shkruan se do shpërndajë para për ndjekësit. Sapo e ka vënë re këtë adresë false, moderatorja përmes një statusi në Instastory i ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe se duket qarë që janë gënjeshtra dhe nuk ka sens të besohen. “Profile fals me emrin tim në FB janë…
e-Albania i vjen në ndihmë edhe qytetarëve, që nuk e kanë ende një mjek familje, ashtu sikurse atyre, që kërkojnë ta ndryshojnë mjekun e tyre. Në e-Albania tashmë ofrohen edhe dy shërbime të reja online “Aplikim për regjistrimin pranë mjekut të familjes” dhe “Aplikim për ndryshimin e mjekut të familjes” Çdo qytetar ka të drejtë të përzgjedhë vetëm një mjek, si dhe të ndryshojë mjekun e familjes vetëm brenda mjekëve të Qendrës Shëndetësore të njësisë administrative, ku ka vendbanimin e përhershëm. Në kushtet e vështira kur duhet të ruajmë shëndetin, e-Albania prej disa ditësh po ju vjen në ndihmë qytetarëve…
Të gjithëve na ka ndodhur t’i kërkojmë bashkëbiseduesit që kemi në telefon të përsërisë nga e para atë që po thotë, por jo më rrallë keni provuar të njëjtën gjë edhe në bisedën përballë. Është mëse normale që në momente të caktuara (stimuluar nga ndotja akustike, përdorimi i pakufizuar i telefonit etj) të shfaqni probleme me dëgjimin, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës. Për fat të keq, humbja e dëgjimit, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë vështirësi në komunikim dhe mund të çojë në izolim, depresion, si dhe, në disa raste, humbje të aftësive njohëse. Për fat të…
Foto e postuar nga Shqipja pak ditë më parë vazhdon të jetë temë debati në rrjet. Në puntatën e të hënës në “Përputhen”, u sqarua se vajza në foto nuk është Tea, por ish e dashura e Andit. Ky i fundit u shpreh i revoltuar që Shqipja ka cënuar privatësinë e një vajze të panjohur për publikun dhe nga ana tjetër e ftoi në emision për t’u përballur. “Të të vijë turp sepse je duke cënuar privatësinë e të tjerëve që i nxjerr foto e gjëra. Ne nuk e dimë vajza në foto a është e martuar, a është beqare…
Gazetari investigativ ce ka lidhur ekzekutimin e djeshëm të 25-vjeçarti nga efektivi me atë të prillit, ku u kap Orgest Bilbili, që sipas tij ishte një ngjarje që për shkak të personit të rrezikshëm që u arrit të ndalohej e shndërroi policin në hero. Sipas tij dhe kjo ishte një ngjarje e papranueshme pasi polici qëlloi në një ambientet të hapur dhe të populluar nga njerëzit. “Një rast i ngjashëm ishte se reagimi i të njëjtës skuadër tregoi se arriti që të neutralizonte një person që ishte shumë i rrezikshëm. Unë vetë e kam mbështetur atë person Orgest Bilbili ishte…