Përlotet LIVE Anila Hoxha, gazetarja s’e mban veten teksa flet për 25-vjeçarin e vrarë nga policia.
Author: tirana
Shefja e mbikëqyrjes në ISHP, Eugena Tomini thotë se izolimi do të ishte guri i fundit për të lëvizur në kuadër të pandemisë COVID-19 në një kohë që sistemi shëndetësor është ende në kapacitet për të përballuar pacientët e shtruar. Sipas Tominit, hapja e spitaleve rajonale do të bëhet në mënyrë graduale, ashtu siç ndodhi edhe me spitalet COVID-3 dhe COVID-4, teksa shtoi se ezaurimi i të gjithë shtretërve do të çojë në planin e veprimit për spitalet rajonale. Teksa ritheksoi se komiteti i ekspertëve e ka përcaktuar këtë javë si vendimtare për të vlerësuar masat që mund të merren…
Administrata amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet, pas një analize të detajuar arriti në përfundimin se vaksina kundër COVID-19 që po mendohet të shpërndahet, është në përputhje me kriteret e paracaktuara. Ky lajm ka ndezur shpresën tek qytetarët, të cilët presin të marrin vaksinën për t’i dhënë fund pandemisë, e cila vijon prej muajit mars të marrë jetë njerëzish në gjithë botën. Drejtori i Zhvillimit të Vaksinave në Kompaninë “GEOVAX”, mjeku Arban Domi tha se lajmi për vaksinën është shumë i rëndësishëm dhe ky është një hap të cilin qytetarët e prisnin prej kohësh. Domi tha se ata që e kanë…
Kryeministri Edi Rama solli mbrëmjen e sotme pamje nga puna që po bëhet tek Unaza e Madhe për të finalizuar këtë vepër kaq të rëndësishme. “Vijon puna ditë e natë në Unazën e Madhe të Tiranës, një vepër e rëndësishme për kryeqytetasit, udhëtarët shqiptarë dhe vizitorët e huaj natyrisht”, u shpreh Rama. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.
Gazetari Elton Qyno ka treguar motivet që mund ta kenë çuar Luftar Reçin të pendohej dhe të zbardhte dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, ajo e Klodian Salit dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj. I ftuar në studion e “Report TV”, Qyno tha se mendon se arsyeja kryesore që e ka bërë Reçin të rrëfehet është frika nga eliminimi. Gazetari shtoi gjithashtu se koha ka treguar se të përfshirit në krime të bujshme, rrëfehen dhe pendohen vetëm kur kërcënohen nga vetë bandat me jetë ne tyre apo të familjarëve të tyre. “Miqtë nuk e mbështesin më, e kanë shitur. Mendoj…
Duke folur për datën 8 dhjetor që njihet edhe si dita e Rinisë në Shqipëri artisti Robert Aliaj është shprehur se shqiptarët janë popull pa b**e dhe se do të jetë një popull zvarranik përjetësisht. “Elita që nuk është në gjendje të zbardhi një ngjarje që ka ndodhur dje. Ky është një problem, me këtë shtet. Me këtë popull që nuk prodhon dot njerëz që mund të thonë diçka të vërtetë. Është dramatike fare kjo gjë. Unë përjetova se u ndaluam. Të gjithë ne që s’kishim lidhje, të gjithë këta manipulusa që sot ne i kemi aty. Këta që e…
Pas zbardhjes së dy vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut, ka ardhur reagimi i parë nga ndërkombëtarët. Ambasadorja Yuri Kim shkruan se SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më tej ajo shton se ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit. Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. ‘SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Mësohet se më herët, në familjen e viktimës ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj. Kujtojmë se për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë, Partia Demokratike ka reaguar ashpër, duke drejtuar gishtin nga qeveria të cilën e ka akuzuar përdorimin e policisë për terrorizimin e qytetarëve. Ndërsa blutë e Tiranës, PD i ka akuzuar për tentativën e manipulimit të provave. Klodian Rasha u pikas nga dy punonjës patrullës “Shqiponja” rreth 1 orë pas mesnate, por sipas tyre, nuk iu bind…
Pas lajmit se SPAK ka ngritur zyrtarisht akuzë në adresë të tij, ka reaguar Lulzim Berisha. Ai thotë për mediat se nuk ka asnjë lidhje me vrasjet e Vajdin Lamajt, Artan Arsit dhe Klodian Saliut. “SPAK të vërë në dispozicion provat dhe faktet. Ose në të kundërt po sulmohem për qëllime politike. Unë jam i hapur për drejtësinë” – mësohet të ketë thënë Lul Berisha. Ai shton se kur ka ndodhur vrasja e Lamajt në vitin 2005, ndodhej për kurim në Turqi. Lexo edhe: Del njoftimi zyrtar, SPAK: Janë lëshuar urdhër-arrestet për të fortët e Durrësit dhe të Tiranës
Vaksina anti-covid, ka qenë tema më e diskutuar e këtyre ditëve të fundit dhe lajmi i mirë është që tashmë ka filluar të shpërndahet edhe për popullsinë e gjerë. Britanina e Madhe ka qenë e para që ka nisur vaksinimimin, ç’ka e bën Britaninë e Madhe të parin vend në Europë që nis vaksinimin anti-covid. Por për të treguar si është situata në vendin tonë dhe cfarë po ndodh aktualisht me koronavirusin Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në studion e Rudina Magjistarit. I pyetur nëse është pro dhe a do e bënte vaksinën, Pipero shprehet shumë optimist dhe se…
Takimi mes Mevlanit dhe Melisës ka nxitur debat në studio. Deklarata që bëri gjatë bisedës me Melisën solli shpërthimin e Sindit, ku i thotë se është personi më i rremë në studio. Mevlani është shprehur i penduar që mbështeti Sindin gjatë debatit që pati me Melisën disa ditë më parë. Sindi: Mevlani ka thënë më parë që ana është njeri fake, por më njeri fake se Mevlani nuk ka këtu. Për mua ai nuk ka vlerë. Mevlani: Pse do të rri un pas teje? Sindi: ti e ke dashur puthjen nga unë. Mevlani: ti ke pasur respektin tim që nuk…
Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I sëbashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon. Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundojë në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi. Grupi I: Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021:…