Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se, “5 nga 12 godina te zona “5 maji” po kthehen në zyra luksi për “Hajdutët e Fatkeqësisë” në qeveri dhe bashki”. “Tërmeti i 26 nëntorit na tregoi të gjithëve se kjo qeveri kishte vjedhur aq shumë, sa as ushqimet bazë nuk gjendeshin në depot e emergjencave civile. Vesi i përvetësimit të të mirave publike për interesa personale është frymëzimi dhe moto e kësaj qeverie dhe ky ves vjen e përforcohet edhe në kohë fatkeqësie”, u shpreh ajo. “Fatkeqësisht edhe sot thuajse një vit pas tërmetit fatkeq që goditi vendin, të dhëna…
Author: tirana
Ndryshimi i emrit tregtar nga “Telecom Albania” në “One” nuk ka shmangur pakënaqësitë e qytetarëve. Janë me dhjetëra ankesa në faqen zyrtare të “One” të cilat denoncojnë për mbifaturim ose për shtrenjtim të pagesave. Një prej klientëve shprehet se është mbifaturuar 4-fish dhe pavarësisht ankimimit nuk ka marrë një përgjigje prej kompanisë. Ndërkohë një shqetësim i vazhdueshëm është dhe konsumimi i internetit. Qytetarët dyshojnë se pavarësisht paketave me shumë Giga internet, ato konsumohen shumë shpejt duke shprehur dyshime se ato nuk janë reale. Pavarësisht reklamimit të internetit me shpejtësi të lartë, qytetarët shprehin ankesa për internet të ngadaltë dhe se…
Deputetja Rudina Hajdari është e njohur për gabimet që bën gjatë fjalimeve të saj, si në Kuvend por edhe gjetkë. Deri më tani ajo është shpjeguar se gabimet vijnë prej faktit se ajo ka jetuar për shumë kohë në Amerikë, gjë që i ka shkaktuar probleme me shprehjen në shqip. Mirëpo dje gafa ishte matematike. Në ditën e Rinisë, 8 dhjetor, ajo ka kujtuar veprën e të atit, liderit historik të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit. Ajo u shpreh se në kohën kur i ati kërkonte që Shqipëria të ishte si e gjithë Europa ishte vetëm 3 vjeç, ndërsa tanio është…
Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar nga Ministria e Brendshme deri te Kryeministria për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha i cili u vra nga një efektiv i policisë. Si simbol të protestës të rinjtë kanë zgjedhur hurmën të cilën e kanë vendosur poshtë këmbëve të efektivëve. Kjo pasi të afërmit e viktimës kanë treguar se djali para se të vritej kishte në dorë dy hurma. Veprimi i të rinjve u prit mirë nga efektivët dhe të pranishmit e tjerë. Ditën e sotme pritet dhe një marshim-protestë tjetër që do të zhillohet në orën 16:00 duke ndjekur të njëjtin interval,…
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se Bashkimi Europian qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë në zbatimin e reformave. Në një postim në rrjetet sociale, Calavera theksoi se fokusi mbetet në rrugën e reformave pavarësisht vështirësive si tërmeti apo pandemia e COVID-19. “E kënaqur që çel hap Komitetin e 11-të të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë dhe që shikoj kaq pjesëmarrje të mirë nga të dy palët. Ka qenë një kohë e vështirë me tërmetin e vitit të kaluar dhe COVID-19, por fokusi mbetet tek rruga e reformave: BE qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë…
Ndahet nga jeta një prej punonjësve të Portit Durrës, Ardian Luca, i cili ishte prekur nga Covid-19. Lajmin e hidhur e ka dhënë Autoriteti Portual Durrës. “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohëshme nga jeta të punonjësit tonë Ardian Luca! Pavarësisht energjisë së tij për të kontribuar pa përtuar në asnjë moment pranë Repartit të PMNZSH prej vitesh, nuk ja doli të përballojë betejën me #Covid19! I gjendemi pranë familjarëve të Ardianit në këto momente të vështira, duke ju përcjellë ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarit të tyre dhe kolegëve për humbjen e bashkëpunëtorit të devotshëm! U prehsh…
Në fillim të këtij viti, infrastruktura mjekësore në Kaliforni u vu në provë nga pandemia e koronavirusit, por tani gjërat janë ndryshe, deklaroi një zyrtari i lartë i spitaleve, shkruan Steve Almasy për CNN. Mjekët dhe infermierët në atë kohë po punonin në përmirësimin e trajtimeve dhe tejkalimin e mungesave të pajisjeve mbrojtëse personale (PPE). Por, tani personeli në spitale është lodhur. Gjetja e shtretërve të rinj është një tjetër çështje, ndërkohë që të kesh një staf të ri është një çështje tjetër. “Një nga gjërat më të rëndësishme për të mbajtur mend është kur flasim për kapacitetin e spitaleve…
Disa njerëz, ëndërrojnë të takojnë dashurinë e jetës, të përfshihen 100% tek marrëdhënia me ta dhe të jetojnë përgjithmonë të lumtur. Të paktën, të përpiqen. Nga ana tjetër ekziston edhe një grup tjetër njerëzish, që nuk janë të lindur për të qenë të dhënë vetëm pas dikujt, por s’është faji i tyre, e kanë sërish yjet në dorë. Disa personalitete njerëzish thjesht vlerësojnë më shumë lirinë e tyre dhe s’bëjnë kompromise të tilla. Cilës prej shenjave të horoskopit i përkasin më shumë ata? Binjakët Binjakët, ndryshe nga Gaforret ose Bricjapët janë më të prirur për të patur një marrëdhënie jo…
Çajrat janë të shkëlqyera për përkujdesjen shëndetësore. Përveçse kanë një shije të mirë, çajrat e përgatitur në shtëpi mund të bëhen me lloje të ndryshme bimësh që kanë benefite të ndryshme në organizëm. Mes tyre janë gjethet e kamomilit dhe dafinës. Me këtë çaj do të përfitoni: Do të lehtësoni dhimbjet e stomakut dhe tretjes Do të lehtësoni simtpomat e ftohjes dhe gripit Do të përmirësojë gjumin dhe do të ulë temperaturën Do të trajtojë inflamacionin Benefitet e dafinës: Dafina numëron shumë benefite për trupin, pasi përmban antioksidantë të ndryshëm si: Vitamina A Vitamina C Acid folik Acid panotenik Niacinë…
Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në banesën e tij, në Korçë. Identiteti i viktimës është Kostaq Prendo, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Sipas informacioneve nga policia, bëhet e ditur se 60-vjecari është gjetur nga familjarët e tij, ndërsa më pas është lajmëruar policia. Dyshohet se 60-vjecari vuante nga depresioni.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë zonë së Pallatit me Shigjeta. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në lumin e Lanës. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilët po nxjerrin nga makina personat që ishin brenda.
Ish-ministri i Ekonomisë në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, Genc Ruli, zbuloi për herë të parë se si u përjashtua Edi Rama nga mbledhja e parë në dhjetor të vitit 1990 për themelimin e PD-së.Ruli hodhi poshtë akuzat që Rama është nxjerrë nga mbledhja nga Sali Berisha, duke thënë se atë e ka përzënë Gramoz Pashko, pasi filloi të shfaqte mendime radikale dhe të bënte sherr me shumë të pranishëm në mbledhje.“Shqipëria ç’e modeli më parësor, Bullgaria ngjan më shumë me modelin tonë. Në Shqipëri nuk pati dhunë, pati shumë segmente nga pushteti që tentuan dhunën, por nuk e…