Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero tha se kohët e fundit është vënë re një lloj skepticizmi tek qytetarët lidhur me trajtimin në spitale. Mjeku pohoi se për këtë arsye ka pacientë që shkojnë në spitale në gjendje të rënduar. “Kjo mund të konsiderohet si një çështje menaxhimi dhe do të thosha një çështje në kuptimin e aspektit të pritshmërisë. Nuk ka spitale edhe në vende të tjera të botës, që nuk pret. Pret edhe për të hyrë në spital, edhe për të hyrë tek urgjenca, por unë asnjëherë nuk kam vënë në dyshim kapacitetet e spitaleve tona për të përballuar fluksin…
Author: tirana
Shefja e ISHP Silva Bino humb njeriun e shtrenjtë të familjes, nënën. Lajmin e ka konfirmuar vetë Bino, e cila shkruan në rrjetet sociale: “E bukura dhe e mencura time, qendrestarja qe gjente zgjidhje per cdo gje. Shpirti jot do te jete perhere me ne”.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili shërben në spitalin Covid 1 ka rrëfyer një histori që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm me një prej pacientëve që po merr trajtim nga koronavirusi. Në një kohë kur numri i vetëvrasjeve të pacientëve që hidhen nga ballkonet e spitaleve ka mbërritur në 5, me deklaratën e Piperos zbulohet se ka edhe të tjerë që mendojnë të kryejnë të njëjtin akt. Në emisionin ‘Opinion’, rrëfeu se një paciente i kishte thënë mëngjesin e sotëm që nëse nuk e nxjerr për 10 minuta nga spitali, do të hidhej nga kati i tretë. Sipas tij,…
Mjeku Genc Sulçebe teksa ka komentuar në lidhje me imunizimin e tufës, tha se jemi vendi ynë ende larg, madje edhe në Tiranë që është zona më e infektuar, ku 1 në 3 persona rezultojnë pozitiv. “Imunizimi i tufës është kur një popullatë e caktuar është infektuar 50-70 %, ne jemi ende larg imunitetet të tufës, qofte edhe në Tiranë ku jemi në 30-35 % të situatës, jemi në gjysmë të rrugës të imunizimit të tufës”, u shpreh ai.
Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Veloviç. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Abazoviç përmes një postimi në Tëtter, pas dhënë detaje në lidhje me arsyet e shkarkimit. Veselin Veloviç ka qenë në krye të detyrës nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në Korçë, kësaj here në lagjen e quajtur SMT në hyrje të qytetit. Një automjet i tipit “BMW” ka përfunduar në korsinë tjetër. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Tirana mban vendin e parë me më shumë depozita për frymë, plot 431 mijë lekë, ose 3493 euro për frymë. Në vend të dytë ndërkohë me një diferencë jo fort drastike me kryeqytetin dhe jo nën presionin e vendit të 3-të, ndjekin vlonjatët, me 2985 euro depozita për frymë. Durrësi ndërkohë mbyll “podiumin”, me 2256 euro për frymë. Në vend të fundit të renditjes ndërkohë, gjejmë qytetarët e qarkut të Lezhës, me vetëm 1315 euro depozita për frymë, ose rreth 2.65 herë më pak se kryqytetasit që mbajnë vendin e parë, si më…
Dhimbja e muskujve është një ankesë shumë e zakonshme dhe të gjithë e përjetojmë herë pas here. Në termin mjekësor, dhimbja e muskujve quhet mialgji dhe zakonisht rezulton nga tensioni, stresi, përdorimi i tepërt dhe dëmtimeve të vogla. Dhimbja zakonisht shfaqet brenda 12 deri në 48 orë pas aktivitetit. Në disa raste, dhimbja mund të jetë aq e fortë sa do ta keni të vështirë të kryeni aktivitete të përditshme. Shpesh dhimbjet e muskujve mund të trajtohen me ilaçe shtëpiake. Ne ju sjellim disa ilaçe natyrore efektive për t’ju ndihmuar të lehtësoni shqetësimet muskulore. Herën tjetër, kur të përjetoni dhimbje…
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e një laboratori privat në Laç i cili për 30 sekonda të nxjerr përgjigjet e analizave të gjakut komplet dhe 20 min të proteinës reaktive. Në këtë situatën epidemike të gjithë laboratorët në vend të licensuar apo jo, marrin përsipër të bëjnë analizat e paketës Covid-19, duke abuzuar në kurriz të pacientëve. Gazetarët e Fiksit morën një informacion se një laborator në Kurbin i bënte analizat e gjakut për 30 sekonda. Menjëherë ata u drejtuan në qendrën shëndetësore Laç. Gazetarja e Fiksit u prezantua si një banore e re me simptoma covid,…
Armand Pellumb Spathara ka ndërruar jetë ditën e sotme nga COVID-19, duke mos e fituar dot betejën e tij me këtë virus. Ai prej ditësh ishte i intubuar në Spitalin Shefqet Ndroqi, ku gjendja shëndetësore u përkeqësua më shumë duke rezultuar fatale. Spathara ishte me profesion inxhinier në OSHEE Berat, ndërsa lajmi është konfirmuar pikërisht nga kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjarët. “Armand Pellumb Spathara u largua sot nga jeta prej virusit COVID-19 befasisht , duke lënë trishtim mes nesh. Një Inxhinier profesionist , një mik i mirë, por mbi të gjitha gjithmonë i qeshur .…
Neurologu Drini Dobi ndodhet në gjendje të rënduar në Itali, pasi u transportua për shkak të komplikacioneve nga infektimi me koronavirus. Ndërkohë Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Postimi i Manastirliut Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes. Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po…
Kufizimet për qarkullimin e njerëzve për shkak të pandemisë nuk ngadalësuan efektet e ndryshimeve klimatike. Bota përjetoi nëntorin më të nxehtë në histori këtë vit, ndërsa Europa pati vjeshtën më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë. Raportimi alarmues vjen nga Shërbimi i Bashkimit Europian për ndryshimet klimatike, Copernicus. Temperaturat ishin tepër të larta në shumë zona të europës veriore, Siberi dhe Oqeanin Arktik, ku deti i ngrirë ishte në nivelin e dytë më të ulët të regjistruar ndonjëherë në muajin nëntor. Shtetet e Bashkuara, Amerika Jugore, Anktarktika lindore dhe Australia përjetuan gjithashtu temperatura sipër mesatares. Globalisht, nëntori ishte rreth 0.8 gradë…