Mjeku Leonard Kamberi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga koronavirusi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shkruan se mjeku i njohur do iu mungoi shumë. Më tej, ai bën me dije se ai priste që të bëhej baba shumë shpejt. Postimi i Lelit: Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me femijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh. Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh…
Author: tirana
Komiteti i Ekspertëve ka informuar sot për situatën në vend nga COVID-19. Drejtoresha e ISHP Albana Fico tha se incidenca dy javore 356 raste për 100 mijë banorë, shifër më e ulët se vendet e rajonit dhe më e ulët se mesatarja e vendeve të BE. “Dy prefekturat që kanë incidencë më të lartë, vijojnë të jenë Tirana, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Grupmoshat e prekura 55-64 vjeç, ndjekur nga 65-75 vjeç. Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e…
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në kuadër të 30 vjetorit të Ditës Kombëtare të Rinisë pohoi se po tentohet mbyllja e gojës së opozitës nga ana e qeverisë. Gjatë fjalës së tij në një takim online me të rinj të FRPD-së, lideri demokrat tha se ndryshimi që të gjithë duan dhe presin do të këtë vulën dhe firmën e rinisë shqiptare, ashtu si 30 vite më parë. “Mjafton që të kujtojmë se bashku se çarë ndodhi 30 vite më parë ë këtë vend. Ne sollëm demokracinë, lirinë e shtypit, të shprehjes së lirë, dhe po luftojmë që ta mbrojmë atë.…
Në kohet e sotme stresi është përhapur shumë te njerëzit, për arsye nga më të ndryshmet. Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, por ekziston një kategori ushqimesh që kontribuon në largimin e stresit. Ne po ju sugjerojmë të paktën 10. Vaj ulliri Hidhni një lugë vaj ulliri në sallatën tuaj pasi konsumi ditor i vajit të ullirit është provuar se rrit serotoninën, një substancë që përçon ndjenjën e lumturisë. Spinaq Të shumtë janë ata që as nuk duan ta shohin me sy, por ky produkt është i pasur me acid folik, i cili çon trupin tonë në prodhimin e…
Ish-drejtuesi i Policisë, Arjan Hoxha ka përcaktuar 2 provat që do të shërbejnë për të kuptuar nëse në vrasjen e të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, efektivi i policisë ka kryer detyrë apo jo. E para, tha Hoxha, duhet parë nëse në armën e sekuestruar ka gjurmë të viktimës dhe së dytë duhet të këqyret trupi i të riut, drejtimi nga i ka marrë plumbat. “Dy janë provat që do të na çojnë në zbardhjen, e para në armën që mund të jetë sekuestruar nga policisë duhet të nëse ka gjurmë të dorës së viktimës, që fakton që ka pasur armën me…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e 6 dhjetorit në ishullin Karpathos të Greqisë, ku banorët kanë mbetur me gojë hapur teksa kanë parë një festë të çmendur brenda varrezave të qytetit. Sipas mediave greke, festa u zhvillua ditën e Shën Nikollës, ku disa të rinj u futën në varreza duke ndezur drita të ngjashme me ato të lokaleve të natës, shoqëruar me muzikë të lartë dhe kërcim të shfrenuar, raporton abcneës.al. Menjëherë banorët kanë njoftuar policinë, e cila në momentin që shkoi gjeti të rinjtë duke festuar. Nuk dihet ende shkaku i një feste të tillë të pazakontë,…
Prokurori Klodian Braho që po kryen hetimet për vrasjen e të riut Klodian Rasha në Laprakë, pas mesnatës, ka përjashtuar nga procesi i hetimit Policinë e Shtetit. Efektivi që e qëlloi Rashën në rrugën “Dritan Hoxha” dy javë më parë ishte transferuar te Forcat Shqiponja. Sipas Policisë, patrulla e Shqiponajve ka qenë duke monitoruar zonën te rruga “Dritan Hoxha” kur ka konstatuar të riun që bënte lëvizje të dyshimta në orën 01.45, dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk i është bindur urdhrit dhe ka vrapuar. Të gjendur në këto kushte, efektivët e Shqiponjave e kanë ndjekur Klodian…
Italia ka vënë në dispozicion si qendër kombëtare të shpërndarjes së vaksinave anti-COVID, një bazë ushtarake që ndodhet në afërsi të Romës. Qendra ushtarake ka dimensione të bollshme dhe është konsideruar si pika më e mirë e ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinave, pasi lejon uljen e helikopterëve apo aeroplanëve të madhësive të ndryshme. Nga kjo qendër vaksinat do të shpërndahen në gjithë territorin e Italisë, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch. Autoritetet italiane kanë bërë me dije se deri në gjysmën e vitit 2021 do të vaksinojë gati të gjithë popullsinë, prej 60.4 milionë banorë. Vaksinimi pritet të fillojë në janar të…
Pak ditë më parë në media qarkulloi një deklaratë të ish-deputetes së LSI, Nora Malaj, e cila shprehej se në martesë ka bërë namin në seks. Mirëpo e ftuar në emisionin ‘Hard Talk’, Malaj ka sqaruar se jo deklaratë e saj është keqkuptuar. “Nuk ka ditë që LSI-ja të mos jetë në një titull gazete. Mund të jetë në një titull se u hodh çizmja, mund të jetë në titull se LSI bëri këtë, mund të jetë në titull se zysh Nora tha që seksi bëhet më i mirë kur je në martesë, që në fakt e marrin dhe e…
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se gjasat janë që ai ta refuzojë vaksinën anti-Covid. Ai sqaroi arsyet që e çojnë të ndërmarrë këtë vendim. “Unë personalisht së pari do të funksionoj, unë nuk mund ta ndaj dot trurin nga trupi im, në mendjen time unë dua së pari të shoh të dhënat e plota mbi çfarëdolloj vaksine për ta diskutuar efikasitetin e saj siç bëjmë me cdo mjekim tjetër, sepse prandaj quhen udhëzues se në fund fare çdo mjek ka të drejtën, ka konjicionin e tij për të menduar dhe vepruar në bazë të mendimit të tij profesional. Pra pa të…
Klodian Rasha, 25 vjeç, është i riu që u qëllua më armë zjarri nga Policia pas mesante në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhrit të patrullës për të ndaluar. Ish-deputetja Silva Caka u shpreh se “policia pa këpucë dhe elektrikë e Edi Ramës, mendon se është e paprekshme dhe se mund të ushtrojë terror, sepse shefat iu kanë lënë dorë të lirë të bëjnë ç’të duan me gjobat, hashashin, krimin dhe jetët e njerëzve.” “Demokracia u njollos me gjak! Më 8 Dhjetor, në ditën e demokracisë, Shqipëria pas 30 vitesh shenjohet nga vrasja e një të riu… Nga Policia e…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar me rastin e 8 Dhjetorit. Me anë të një statusi në Facebook Spiropali shkruan: 8 Dhjetori, Dita e Rinisë, Dita e Lirisë, Dita e guximit dhe sakrificës së disave për të mirën e të gjithëve. Do ta kujtojmë e festojmë gjithmonë si ditë frymëzimi, ditë guximi, për të na e shtuar hovin ta bëjmë Shqipërinë si e meriton, vend të punës, begatisë, shpresës, si e deshën idealistët që e ëndërruan, rilindasit që e pavarësuan, martirët që u sakrifikuan.