Gati 3 muaj më parë, Enca Haxhia pësoi një aksident, prej të cilit u detyrua që të kryente dhe një operacion në këmbë. Këtë kohë asaj i është dashur të qëndrojë më së shumti në shtëpi për shkak se nuk ka mundur të lëvizë lirshëm. Gjithashtu ajo ka kryer disa seanca fizioterapie dhe më në fund ka arritur t’i rikthehet normalitetit pas 3 muajsh. Këngëtarja ka postuar ditën e sotme një video në të cilën shihet duke ecur me këmbët e saj. Enca duket se e ka shijuar shumë këtë moment rikthimi dhe nuk ka ngurruar që ta ndajë me…
Author: tirana
Dr. Suela Muça, mjeke Obsetre-Gjinekologe dhe pedagoge e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike është ndarë nga jeta. Lajmin e ka dhënë Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, por shkaqet nuk dihen ende. Prej më shumë se 10 vitesh Dr. Muça ka qenë pjesë e pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
Vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, kapsllëku apo ankthi? Nuk keni përse të përdorni vazhdimisht ilaçe. Zgjidhja më e mirë është magnezi, një mineral i rëndësishëm që shumica prej nesh nuk po e konsumojmë mjaftueshëm. Gati 68% e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez, një mineral që luan një rol të rëndësishëm tek mbi 300 reaksione enzimatike në trup. “Në përgjithësi, njerëzit nuk konsumojnë mjaftueshëm perime, sidomos ato me gjethe jeshile, disa prej të cilave janë ndër burimet më të mira të magnezit, dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, që kanë mungesë mineralesh”, thotë dietologia Katie Shields. Duke qenë se…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Pasioni më në fund zgjohet por kini kujdes nga situatat e paqarta: mos prishni situata të reja nga frika e së kaluarës, nuk ia vlen. Demi Nëse ndiheni të lodhur dhe nervoz, kjo është normale. Sidoqoftë, mos kini frikë, përpjekja juaj do të shpërblehet. Binjakët Dita pa pengesa të mëdha në rrugën tuaj, tani më e keqja që keni lënë pas. Mundohuni të mos jeni pesimist në dashuri. Gaforrja Ditë më e mirë se ato…
Instituti i Statistikave Historike të Futbollit, (IFFHS), në pritje të ndarjes së çmimeve zyrtare nga ana e UEFA-s, ka vendosur që të shpallë formacionin, ose skuadrën më të mirë të vitit, duke u bazuar në statistikat e çdo lojtari, sipas roleve të tyre. Prezent në të nuk mund të mungonte Robert Levandovski, sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut, i cili ka zhvilluar një vit fantastik në aspektin personal. Sigurisht, Leva ndodhet në majën e sulmit përkrah Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, të cilët pavarësisht moshës, vijojnë ende të jenë në majat e futbollit.
Shoqërohet në polici Viktor Ymeri pasi dyshohet të ketë lidhje me një atentat në Durrës. Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës. Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”. Ymeri u akuzua për 2 vrasje të kryera në vitin 1999 në Durrës. Vitin që shkoi dënimi iu ndryshua nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg. Ai u lirua me kusht nga gjykata e Elbasanit në vitin 2019. Kush është Viktor Ymeri? Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar vaksinën e Pfizer dhe BioNTech. “Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech siguron mbrojtje të fortë kundër Covid-19 brenda 10 ditëve nga doza e parë”, thuhet në dokumentet e publikuara të martën nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA), përpara takimit të grupit këshillues të vaksinave. Ky zbulim është një prej shumë artikujve të rëndësishëm në dokument, i cili përfshin më shumë se 100 faqe të analizës së të dhënave nga FDA dhe Pfizer. Muajin e kaluar, Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre me dy doza ishte…
Ekzekutimi i efektivit të Policisë, Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në superstradën Lezhë-Milot, vijon të mbetet pa një autor. Sipas burimeve nga Policia, gjatë ditës së diel dhe të hënë janë ushtruar kontrolle si dhe janë shoqëruar disa persona në fshatrat e Lezhës dhe Kurbinit përreth vendit ku ndodhi ngjarja. Grupi hetimor ka dyshime se autorët mund të jenë nga këto zona, por pa mundur ende që të bien në gjurmët e tyre. Kamerat e sigurisë të një biznesi që ka filmuar ngjarjen janë prova më e fortë për hetuesit, pamjet e së cilës janë dërguar për analizim të…
Humbja e nuhatjes dhe shijes është një nga shenjat e infektimit me koronavirus. Personat e sëmurë me Covid-19 shpesh ankohen, ndërsa specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se kjo ndodh pasi dëmtohen receptorët. Merja thotë se duhen pak ditë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme, edhe pasi pacientët janë shëruar nga Covid-19. Ai sugjeroi avuj me kanellë vetëm 1 herë në darkë ndërsa gjatë ditës mund të zihet një sasi kanelle dhe të përdoret me kujdes. Referuar qelizave trunore, Merja sqaron se për të qetësuar sistemin nervor, ai këshillohet përdorimi i një çaji me bar blete, apo borzilok,…
Mjeku i njohur Skënder Brataj ka dhënë një mesazh ngushëllimi për mjekun gjinekolog nga Vlora, Leonard Kamberi, i cili ndërroi sot jetë. Brataj shprehet se me Kamberin ka qenë edhe shok fakulteti. “Dr. Leonard Kamberi na hidhërove shumë me largimin e parakohshëm. Shokë fakulteti, mik dhe koleg i përgatitur dhe i përkushtuar, Covid-19 nuk të kurseu as ty. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Brataj në rrjetet sociale. Më herët, mesazh ngushëllimi ka dërguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, që zbuloi se Kamberi priste të bëhej baba së shpejti. Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin…
“Shqipëria është shumë larg asaj që ishte në 1990. Ka bërë shumë rrugë, shumë progres por nuk është aty ku ne duam që të jetë dhe prandaj po punojmë me të gjitha forcat tona për ta vënë Shqipërinë në piedestalin e vendeve europiane dhe për materializuar ëndrrën e atyre studentëve të guximshme që atë ëndërr të mos e marrin peng, por Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar, një vend i punës”. Kështu deklaroi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në rubrikën “Opinion” në News24 teksa ka folur për 30-vjetorin e nisjes së demonstratave nga studentët që…
Sezoni i dytë i Përputhen me sa duket paska të tjera gjëra që ne nuk i dimë.Si fillim ishte Shqipja ajo që do të nxirrte një foto ku sipas saj vërtetonte se ishin Tea dhe Andi, njohur kohë më parë. Paralajmërimi i frikshëm i ekspertit të lartë amerikan: Ky muaj do të jetë i tmerrshëm! Ndërsa, pas Shqipes, u bashkua me të edhe Arjoni. Megjithatë, ky i fundit i ka befasuar të gjithë ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto nga shtrati të atij dhe Ana Lleshit. Në fotot e publikuara, Arjoni shkruan: “Diten dhe arsyen pse i publikova,…