Të bësh një dhuratë për një person special, shpesh herë është e vështirë. Por ka disa dhurata që nuk duhet t’i bëni për festat e fundvitit. Shalli ose kravata Janë dhuratat më të zakonshme dhe mbajnë vendin e parë për “banalitetin”, nëse do ta quanim kështu. Pothuajse të gjithë pa përjashtim kemi dhuruar dhe kemi marrë një dhuratë të tillë dhe për këtë fakt, ato janë kthyer në dhurata klishe. Portofoli Portofoli është një objekt shumë personal, edhe pse në përshtypje të parë nuk duket kështu. Në të, çdokush mban gjëra personale dhe zgjedhja e tij është shumë e vështirë…
Author: tirana
Disa adoleshentë kanë sulmuar me thikë bashkëmoshatarin e tyre. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, të rinjtë, me një thikë që kamera e fokuson mjaft qartë, afrohen tek personi tjetër. Njëri prej ‘sulmuesve’ mban veshur një xhup të kuq dhe siç duket, ai është ‘kapoja’ i tyre. “Tashi o vllai, si ishte ia muhabeti që kishte ti më atë,”- dëgjohet të thotë ai në video, më pas duket se e qëllojnë dhe me grushte e shqelma. Sipas JOQ, ngjarja ka ndodhur në Zonën e Yzberishtit, afër pallateve Çabej.
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një hotel në lagjen Beyoglu të Stambollit. Mediat lokale raportojnë se një grua hyri në hollin e hotelit duke kërkuar nga punonjësit që të tregonin dhomën ku gjendej burri i saj, të cilin tha se e kishte parë të futej aty me një femër tjetër. Përballë hezitimit të punonjësve të hotelit, gruaja filloi të zhvishej duke kërkuar me ngulm që t’i gjenin burrin. “Nuk dal pa ardhur Adnani këtu”, shprehej ajo. Punonjësit njoftuan policinë për të zgjidhur problemin, ndërsa gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë. Në fund, Adnani nuk zbriti, por gruaja…
ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpetim Gjika ka rënë në hall me mjetin e tij të llojit ‘Audi Q7’, që u ble për institucionin që ai drejtonte. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjika ka kërkuar një vegël të llojit ‘çentralino’ për makinën e tij. Krahas fotove të mjetit, ish-kryebashkiaku shkruan se nuk e ka gjetur dot veglën dhe ka nevojë për ndihmën e ndjekësve të tij. “Më nevojitet nje vegël për makinën time Audi Q7-3000 prodhim i vitit 2007! Çentralino më thonë quhet vegla! Ju lutem kush më ndihmon se nuk po e gjej dot! Faleminderit!”– shihet që shkruan Gjika,…
Ka disa javë që është larguar nga “Për’puthen”,por Shqipe Hysenaj vijon të jetë konkurrentja më e komentuar dhe kjo jo më kot. Të shtunën Shqipja ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ndryshe nga sa pritej nuk bëri ndonjë deklaratë të papritur. Së fundmi ajo është pyetur nga një fanse në Instagram se si ndihet pasi të gjithë janë tallur me të në “Shiko kush luan”. “Nqs janë tallur me mua, unë i bie të jem tallur me ju. Sikur nuk shkon.“- ka qenë kjo përgjigja e Shqipes. Ditën e sotme ajo paralajmëroi sërish se do “nxjerrë të tjera…
Partia Socialiste ka mbyllur ‘derën’ e saj dhe nuk pret më aplikime për kandidatët e 25 prillit. Rreth 1 600 persona kanë aplikuar për të qenë pjesë e listave të PS në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë minutazhi i video-mesazheve të qytetarëve që kanë aplikuar shkon në rreth 80 orë. Nisma “Deputeti që Duam”, që u prezantua nga kryeministri Edi Rama në muajin tetor, ka rreth 1600 CV në formë video-mesazhet nga të gjithë ata qytetarët që kanë shprehur dëshirën t’i bashkohen Partisë Socialiste. Aplikimi është bërë “online” në këtë portal nga vetë qytetarët, të cilët kanë dërguar një video-prezantim me…
Ylli i muzikës pop Rita Ora ka kërkuar falje për herë të dytë për shkeljen e rregullave anti-COVID, për arsye se nuk u vetë-izolua pas një udhëtimi në Egjipt. Këndëtarja me famë botërore udhëtoi për në Egjipt për një shfaqje në 21 nëntor. Kur u kthye të nesërmen, ajo duhej të ishte izoluar për dy javë. Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje në Londër, e cila ishte në shkelje të rregullave të mbylljes. Për këtë arsye ajo ka kërkuar sërish falje. “Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për…
Gazetari shqiptar Marin Mema është ndaluar nga Policia në Maqedoninë e Veriut. Vetë gazetari ka publikuar pamjet nga biseda me efektivët e Maqedonisë së Veriut që i kërkojnë të hapë çantën dhe ta kontrollojnë. Mema shprehet se është gazetar dhe po ikën për në Shqipëri, pasi ka mbaruar me xhirimet në atë vend, por efektivi këmbëngul t’i kontrollojë çantën dhe makinën. Gazetari dëgjohet që shton më tej se kur një shqiptar i Maqedonisë së Veriut vjen në vendin tonë, askush nuk e trajton si terrorist apo të kërkojë ta ndalojë e ta kontrollojë me imtësi. Polici: Kush jeni ju? Mema:…
A do të mund të votojnë emigrantët shqiptarë më 25 Prill? Top Channel ka mundur të sigurojë një raport kofidencial ku vlerësohen opsionet dhe shanset e realizimit të votës së shtetasve shqiptar të cilët jetojnë jashtë vendit. Varianti i parë është ai i modeleve perëndimore, me postë. Konkretisht në dokumentin që Top Channel disponon specifikohet se fillimisht duhet te bëhet regjistrimi i diasporës. Emigrantët të cilët kanë paraqitur një kërkesë pranë KQZ për të votuar, përfshihen në listën e zgjedhësve jashtë vendit. Ata ndahen sipas zonave zgjedhore në të cilat ju figuron emri në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, emrat e…
E keni pyetur veten ndonjëherë nëse romanca midis jush dhe partnerit tuaj është shkruar në yje? Në qoftë se besoni tek shenjat e horoskopit, atëherë duhet absolutisht të zbuloni se kush janë shenjat që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën për zgjedhjen e partnerit perfekt. Binjakët – Shigjetari Binjakët (shenjë ajri) dhe Shigjetari (shenjë zjarri) janë dy shenja që kanë të gjithë përbërësit për një marrëdhënie plot fishekzjarrë dhe hulumtime emocionale. Ajo që me të vërtetë i bën këto shenja të përputhshme është, për ironi të fatit, nevoja e tyre e ndërsjellë për kufij të shëndetshëm. Binjakët drejtohen nga Mërkuri, i…
Olta Gixhari po e shijon në maksimum faktin e të qenurit nënë. Aktorja e mirënjohur solli në jetë në muajin gusht fëmijë e saj të parë. Olta ka treguar se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj AMAR, emër që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm’, dhe në arabisht do të thotë Hënë. Gjatë këtyre muajve aktorja ka ndarë shpesh foto me të birin, sigurisht duke ia fshehur portretin pasi është ende i vogël. Nënë e bir kalojnë gjithë kohën bashkë, dalin për shëtitje, e na qerasin edhe ne me foto të bukura, që ua…
Për vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela, Policia e Shtetit ka ndaluar një person të dyshuar. Bëhet fjalë për një të ri nga rrethi i Kurbinit, i cili është ndaluar në Lezhë dhe do t’i krahasohen gjurmët, me provat që janë mbledhur në vendin ku u vra 26-vjeçarit. Policia dyshon se ky person ka marrë pjesë në ekzekutimin e Xhulio Prelës, mëngjesin e 5 Dhjetorit në autostradën Lezhë-Milot. Uniformat blu kanë marrë gjurmë në duart e tij, për të mësuar nëse ka qëlluar me armë. Grupi hetimor ka të dhëna se vrasja është kryer për shkak të detyrës, prandaj…