Situata e rënduar epidemiologjike në vend ka prekur disa rrethe të Shqipërisë, të cilët kanë regjistruar shifra të larta të të infektuarve. Kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani është infektuar nga koronavirusi. Mësohet ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është karantinuar në banesë.
Author: tirana
Mjeku shqiptar në Oksford, Rexhep Agolli e vlerësoi si një lajm shumë të mirë vaksinën e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit. Ai tha se është menduar që vaksina të jepet në dy doza me një diferencë prej 1 muaji pasi ka rezultuar se doza e dytë çoi në rritjen e efektshmërisë së vaksinës nga 70-90 për qind dhe doza e dytë bëri që vaksina të rezultojë efektive edhe në ndalimin e përhapjes së virusit. Mjeku tregoi më tej 2 avantazhet e kësaj vaksine në krahasim me dy të tjerat të prodhuara deri tani nga kompanitë amerikane Pfizer dhe Moderna. “Një…
Pedagogu, Afrim Osmani, i cili pak ditë më parë humbi dy vëllezrit e tij për shkak të Covid-19, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Rama. Në apelin e bërë prej tij në facebook, Osmani thekson se kriza aktuale e pandemisë nuk ka karakter profesional, por karakter menaxherial. Pedagogu shprehet se menaxhimi i situatës është lënë në duart e ministres Manastirliu dhe shefes së Infektivit, Najada Çomo, të cilat nuk janë menaxherët e duhur për përballimin e kësaj situate. Kryeministër! Kjo nuk është kriza e profesionistëve, as e doktorëve, as e infermierëve.. Kjo është kriza e menaxherëve dhe…
E ëma e Oriola Marashit, Xhoi Jakaj, ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” për të promovuar librin e saj më të ri “Grua”. Gjatë bisedës me Rudina Magjistarin ajo foli edhe për vajzat e saj dhe zbuloi një sekret të Oriolës. Xhoi tregoi se vajza e saj do të vijë shumë shpejt me një këngë dhe projekti mzuikor do të jetë shumë i madh. Ajo tha se zhanrin e këngës nuk mundet ta zbulojë, sepse mund të jetë një përzierje mes dy zhanreve të ndryshme. Jakaj foli edhe për atë pjesë që ne dimë shumë pak nga…
Duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor dogana e Kakavijës, e vetmja pika kalimi me Greqinë aktualisht, do të jetë e mbyllur për shkak të grevës së fqinjëve. Por drejtoria e Doganave sqaron se cilat kategori mund të kalojnë nesër në Kakavijë. Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset…
Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit, 25 vjeçari shqiptar i ekzekutuar në 16 shkurt 2010 prej plumbave të policisë greke, gjatë një përballje të armatosur mes policisë e një bande grabitësish shqiptarë. Banda drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, edhe ky i ekzekutuar gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013. 25 vjeçari u ekzekutua me 4 plumba prej policisë greke,e cila e ngatërroi me banditët në lagjen Virona të kryeqytetit…
Vetëm pak ditë pasi e ftoi në studion e emisionit “Ftesë në 5”, moderatorja Bieta Sulo mbajti premtimin dhe i dhuroi 9-vjeçarit Jamarbër Hoxha, 10 librat e tij të preferuar. Një kuti e madhe e kuqe, brenda së cilës gjendeshin titujt e kërkuar nga Jamarbri, shkuan në shtëpinë e vogëlushit. Kur hapi derën, në shoqërinë e hallës dhe të gjyshit, vogëlushi i veçantë u surprizua së tepërmi nga një kuti e madhe të kuqe, e emocionet i shprehu me gjestikulacione e fjalë. Ai e kuptoi që brenda kutisë gjendeshin ato që ai kërkonte, por teksa e hapte me nxitim, reagimi…
Ashtu sikurse është shprehur gjithmonë, Dojna Mema e ka nisur karrierën e saj televizive në Top Media, që prej moshës 19 vjeçe. Duke nisur nga Top Albania Radio e më pas si moderatore në Top Channel, Dojna është një ndër figurat që ka qendruar për një kohë shumë të gjatë pjesë e Top Medias. Mirëpo, me nisjen e sezonit të ri, u mësua se moderatorja ishte larguar nga Top Channel. Burime bëjnë me dije se Dojna do të nisë një program të ri së shpejti, në ekranin e ABC News.
Pallatet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit në Durrës po riparohen. Kryebashkiakja e komanduar e Durrësit, Emiriana Sako dhe Ministri Ahmetaj kanë informuar kreun e qeverisë Edi Rama në lidhje me ecurinë e procesit të rindërtimit. Janë 458 pallate në shtatë lote që po meremetohen së brendshmi dhe po transformohen si brenda e jashtë. Rama garanton se 157 pallate të dy loteve të fundit në Durrës përfundojnë në fillim të Janarit, teksa në total janë 615, që sipas Kryeministrit do jenë shumë më të sigurtë e të bukur se nata tragjike e 26 Nëntorit.
Mund të jetë e vështirë të vendosni se cilat ushqime duhet të futen në frigorifer. Për të ruajtur aromën dhe vlerën e ushqimit praktikoni këto këshilla nga ekspertët. Të gjitha ushqimet ruhen më mirë kur mbahen në frigorifer apo jo? Epo jo të gjitha. Ruajtja e disa ushqimeve në frigorifer ngadalëson rritjen e baktereve në to dhe ndihmon në shmangien e helmimit nga ushqimi. Por disa ushqime të tjera janë më mirë t’i lini në temperaturën e dhomës. Pyetja është se cilat? Ju e dini që qumështi, mishi dhe vezët ruhen më mirë në frigorifer por çfarë ndodh me avokadot,…
Një rekord viktimash me COVID-19, plot 17 vdekje, numri më i lartë në këto 9 muaj pandemi. Kjo ka sjellë apelin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili bën thirrje për ndërgjegjësim të qytetareve, të respektojnë masat anti-covid, të shmangin daljet e panevojshme dhe të kufizohen takimet në mënyrë që të mbrojmë veten dhe familjarët. Braçe bën thirrje që qytetarët të kufizojnë daljet në kafe dhe restorante, takimet apo edhe vajtjet në qendra tregtare e pazare, kur ato nuk janë të domosdoshme. Braçe shprehet se është refuzuar mbyllja totale sërish e vendit, pasi kjo do të ishte një goditje për të gjithë, dhe…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka skualifikuar për herë të dytë Eugen Papandilen, i cili u rikthye në garë për Gjykatën Kushtetuese. Bashkë me Papadilen, KED ka skualifikuar edhe Zhaklina Peton e e Ilir Haznedarin. vijon…