Author: tirana

E para që u largua në emisioni ‘Përputhen’ ishte konkurrentja Shqipe Hysenaj, e cila u akuzua nga produksioni për bullizëm. Mirëpo pas largimit të bujshëm të Shqipes, krejt papritur nga ky emision u largua edhe konkurrenti nga Kosova, Beart Rexhepi. Ky i fundit është larguar pak ditë më parë nga emisioni, mirëpo ikja e tij nuk paska qenë aq paqësore sa ç’dukej. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka marrë qindra pyetje lidhur me konkurrentin e larguar, ndaj në një story të gjatë në Instagram ajo ka akuzuar Beartin për dezinformim dhe deklarata të pavërteta të thëna publikisht. Ajo tregon…

Read More

Një gazetare kineze do të dënohet me 5 vjet burg për raportimet mbi shpërthimin e koronavirusit në Wuhan. Ajo u arrestua në maj dhe prej 6 muajsh ndodhet në burg në Shangai. Qeveria kineze e akuzon gazetaren për dërgim “informacion të rremë përmes mesazheve të shkruara, videove përmes mediave sociale si WeChat, Twitter dhe YuoTube”, sipas raportimeve të The Guardian. Zhang është një nga shumë gazetaret e arrestuara këtë vit pas udhëtimit në Wuhan për të raportuar mbi përgjigjen e qeverisë nga kovidit. Ajo është arrestuar për të njëjtën akuzën edh në 2018, ku u mbajt në burg për dy…

Read More

Ditën e sotme është zhvilluar një ceremoni me rastin e 76-Vjetorit të Çlirimit të Tiranës. Në ceremoni nuk kanë munguar as veteranët me fotot e Enver Hoxhës, pavarësisht përpjekjeve të organizatorëve për të mos i lejuar. Ata ishin sot si gjithë këto vite, duke kërkuar të nderohen jo vetëm partizanët, por dhe komandanti i tyre Enver Hoxha.

Read More

Kompania farmaceutike, Pfizer njoftoi, se do të testonte shpërndarjen e vaksinës së saj të koronavirusit në katër shtete të SHBA-së, përkatësisht në Rhode Island, Texas, New Mexico dhe Tennessee. Uragani kërcënon me erëra katastrofike dhe përmbytje, shikoni pamjet e frikshme Pfizer deklaroi se vaksina e saj ishte mbi 90% efektive, por ende duhet të mbledhë më shumë të dhëna para se të mund të aplikojë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA.-së për autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën. Një pjesë kryesore e këtij testimi do të vlerësojë se sa e vështirë është të transportosh një produkt që duhet…

Read More

Trupi ka tendencën të tregojë menjëherë kur diçka nuk shkon siç duhet. I tillë është rasti i sheqerit në gjak. Kur niveli i tij është shumë i lartë, simptomat janë të menjëhershme. Kemi të bëjmë me mjegullim të shikimit, ngadalësim të shërimit dhe uri të vazhdueshme. Shkaktarët e Sheqerit të Lartë Në Gjak Kur trupi është i sëmurë apo i goditur nga stresi, ai nis të prodhojë hormone, gjë që mund të nxisë rritjen e sheqerit në gjak. Shkaktarë të tjerë të nivelit të lartë të sheqerit në gjak janë: Mungesa e insulinës apo medikamenteve të diabetit, Ngrënia e tepruar…

Read More

Monika Kryemadhi shprehet e bindur se asgjë nuk mund të përçajë frontin opozitar në zgjedhjet e 2021, madje as partitë e reja politike. Duke folur në një deklaratë nga selia e LSI-së, Kryemadhi u shpreh se partitë e reja mund të përçajnë vetëm mazhorancën. “Sot çdo strukturë politike që sjell diçka të re dhe angazhon njerëz të rinj dhe që është i qartë në politikat e veta kundër këtij uzurpimi që i është bërë Shqipërisë nuk ja ul kredibilitetin. Nëse forcat e reja politike do jenë vetëm si mekanizma për të përçarë opozitën, qytetarët janë të zgjuar. Kjo do të…

Read More

Me rastet e coronavirusit në rritje në të gjithë vendin, është e rëndësishme të jesh tepër vigjilent për larjen e duarve, mos prekjen e fytyrës dhe qëndrimin në shtëpi kur është e mundur. Sidoqoftë, të qenit në shtëpi nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk mund të sëmureni. Kjo për shkak se shtëpitë tona mund të strehojnë baktere dhe viruse, përfshirë COVID-19, që ne sjellim nga jashtë. Lajmi i mirë: është relativisht e lehtë të zhdukësh ato mikrobe dhe ta bësh shtëpinë tënde një strehë e sigurt kur vije dimri. Këtu janë tre zakone që mund t’i filloni sot që…

Read More

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e mjekësisë. Mjeku Gastro-Hepatolog Ilirjan Draçi, ka humbur betejën me COVID-19. Lajmin e hidhur e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne.…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do ta thotë në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë se ku do të kandidojë. “Sali Berisha është ndarë me historinë. Edhe kur isha në funksione nuk punoja për histori, por për interesimin e publikut.Ku do të kandidoj unë do ta them në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë. Nuk ka njëri që ka më pak sekrete mbi tokë se unë, por ja që e kam edhe unë një sekret.”-tha Berisha.

Read More

Qeveria parashikon që disa pasuri të paluajtshme të sekuestruara pasi janë vënë me aktivitet të paligjshëm, t’i kalojnë pushtetit vendor për përdorim, si banesa sociale me qira. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se në rast se këto prona të sekuestruara, destinohen të bëhen pjesë e fondit të banesave për të pastrehët, pushteti vendor duhet t’i kërkojë mbështetje Ministrisë të Financave për administrimin e tyre ose kalimit të pronësisë. Bashkitë pasi kanë verifikuar mundësinë për përdorim strehimi për të pastrehët, të pronave të sekuestruara duhet t’i drejtohen me shkrim Ministrisë të Financave. Agjencia e pasurive të Sekuestruara në varësi…

Read More

Gazetari Milaim Zeka nuk është i befasuar nga zhvillimet e fundit në Kosovë, ku ish-liderët e UÇK po përballen me drejtësinë ndërkombëtare për krime lufte. Zeka tha për “Quo Vadis” se numri i të arrestuarve për këtë çështje do të shkojë deri në 100. “Personalisht për mua nuk është ndonjë befasi, pasi që nga nëntori i vitit 2013, po pastaj më 5 gusht të 2016 kam qenë i pari gazetar që kam publikuar listën e pesonave të mundshëm, të cilët do të jenë subjekte të gjykatës speciale. Të gjitha këto arrestime që kanë ndodhur, personalisht për mua, por edhe për…

Read More

Ndonëse tingëllon si e pamundur, Konstantinos Mitsotakis midis shumë cilësive të tjera, mund të jetë kryeministri i parë grek që tentoi të pajisë vendin me armë bërthamore. Këtë e sjell në vëmendje gjenerali i tij dikurshëm Nikos Grylakis. Në librin e tij të famshëm “Apokalypto”, një kapitull i tërë i kushtohet blerjes së armëve bërthamore nga arsenali i Bashkimit Sovjetik në pranverën e vitit 1992. Çmimi ishte caktuar në 2,000,000 dollarë për secilën bombë dhe ekzekutivi i KGB informoi Grylakis në detaje për marrëveshjen që do ta fuste Greqinë në mënyrë jozyrtare në klubin e mbyllur të forcave bërthamore. Gjenerali…

Read More