Author: tirana

Ornela Çela, mjeke e familjes, thotë se personat që konstatojnë se janë infektuar me COVID-19 nuk duhet të nisin menjëherë trajtimin me antibiotikë. Ajo thotë se, mjekët e familjes ofrojnë trajtim zëvendësues dhe mbështetës në farësi të formës që pacienti po kalon. Lidhur me trajtimin me oksigjen që shumë persona e kryejnë në kushtet e shtëpisë nga frika që kanë të shtrohen në spital, mjekja tha se ky është një mjekim i gabuar. “Nuk duhet të trajtohen me oksigjen në shtëpi pasi nëse oksigjeni bie nën 93 është për shtrim në spital. Nuk të zgjidh punë vetëm oksigjeni, duhen kontrolluar…

Read More

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, duke komentuar rritjen e shifrave ka renditur shenjat, të cilat sipas tij tregojnë se një pacient është i prekur me koronavirus. Ai shtoi se shenja kryesore dalluese tek pacientët e prekur është temperatura e lartë. “Shenjat e Covid-it janë të qartë, janë të njohur. Nëse një person ka temperaturë dhe dhimbje koke ai është Covid. Temperatura është kryesore. Mund të ketë diarre, këputje, anoreksi, por temperatura mbizotëron. Duhet një testim i plotë që të kapësh asimptomatikët. Gjysmat e rasteve janë pa shenja, dhe për këtë arsye është një infektim kapilar që është vështirë ta kontrollosh”, tha…

Read More

Një 54-vjeçar në Sarandë është gjendur i djegur në banesën e tij në të cilën jetonte i vetëm, me qira. Ngjarja ka ndodhur pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1. Mësohet se viktima është Stefan Kosta. I ndjeri ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm në banesë, teksa nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima, në gjendje të dehur i ka vënë zjarrin banesës.

Read More

Nga Ilir Yzeiri Humori cinik i Genc Rulit kur u pyet për Sali Berishën nëse ai do t’i nënshtrohej Komisionit të ngritur pranë PD-së për të përzgjedhur kandidatët e ardhshëm për deputet të PD-së, ka mbetur larg dhe gjatë këtyre kohëve jo vetëm që rekomandimi «miqësor» i Rulit nuk u mor parasysh, por Berisha po shfaqet aq dendur në hapësirat publike sa të gjithë e dinë tashmë se PD-ja e ka atë jo vetëm frymëzim, por edhe lider të pashpallur. Lulzim Basha është vënë nën akuza të rënda për rolin e tij si nëpunës i lartë në organizmat ndërkombëtare gjyqësore…

Read More

Është publikuar edhe formulari që do të plotësojnë studentët maturantë të këtij viti akademik. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur formularin e aplikimeve për në universitet bashkë me datat dhe programet orientuese për nxënësit e viteve të fundit, gjimnaz.Aplikimi nis këtë të martë (nesër) dhe zgjat deri në 10 dhjetor, bazuar në një kalendar datash. Ajo çfarë duhet të bëjnë ky brez maturantësh është përzgjedhja që tani e lëndës ku do të testohen në qershor, e cila ka rol kyç në garën universitare. Një pyetje e veçantë te rubrika e parë kërkon të zbulojë numrin e maturantëve që kanë…

Read More

Ekipi i tranzicionit i ish-Nënpresidentit Joe Biden, fituesi i parashikuar i garës presidenciale, po i kërkon administratës së Presidentit Trump të nisë këtë javë procesin e tranzicionit. Pengesat në këtë drejtim, sipas anëtarëve të ekipit të zotit Biden, do të rrezikonin vendin ndërsa ndodhet në mesin e një vale pandemie. Rastet me koronavirus po rriten kudo në SHBA. Por ndërkohë virusi është bërë pjesë e një drame politike, rreth asaj nëse Presidenti Donald Trump do të lejojë bashkëpunimin mes administratës së tij dhe ekipit që punon për Joe Bidenin, I parashikuar si fitues i garës presidenciale, e që do të…

Read More

Në një ambient romantik, mes fishekzjarrëve dhe shampanjës, Elvisi dhe Tea kulmuan takimin mes tyre. Djali tha se është hera e parë që ai bën një surprizë të këtyre përmasave për një femër, ndërsa Tea u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga e gjitha kjo. Nuk përfundoi këtu, për të vijuar shijen e “ëmbël” të këtij takimi që me plot gojë mund të quhet romantik, djali ftoi vajzën në një kërcim, nën ritmet e muzikës latine. A po lind një dashuri e re në “Për’Puthen”? “Nuk është formë për të bërë përshtypje Teas, por e bëra në shenjë vlerësimi,…

Read More

Shefi i Komunikimit me Median në Policisë e Shtetit, Genti Mullai ka qenë i prekur me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një shënimi, teksa ka publikuar dhe përgjigjen e tamponit e cila është negative. Në shënimin e tij Mullai thotë se kaloi një periudhë të vështirë, por falë familjes dhe miqve e kaloi me sukses, teksa bën apel për zbatim të masave anticovid. Mullai teksa falenderon personat që e kanë mbështetur për ta kaluar sa më mirë këtë sëmundje, bën me dije se me Covid-19 është infektuar dhe zëdhënësi i ministrit Sandër Lleshaj, z.Ardi Bita.

Read More

Elvisi dhe Tea zhvilluan këtë të hënë takimin e dytë mes tyre. Biseda mes dyshes u thellua në shumë tematika, një ndër të cilat ishte dhe e ardhmja. Tea tha se pas 20 vitesh e shikon veten të pensionuar, duke ia kushtuar kohën pushimeve dhe eksplorimit të vendeve të panjohura, ndërsa Elvisi tha se një ditë do të dëshironte të ishte nismëtari i një shtëpie fëmije, ose qendër humanitare. Djali tha se të gjithë e gjykojnë për jetesën që bën, por ai ka dëshirë të ndihmojë njerëz, një dëshirë kjo e shprehur në të kaluarën nga Ana e parë. Vajza…

Read More

Infermieri në spitalin Infektiv Korab Gjana u bën thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që në ditët e fundit ka shënuar shifra të frikshme të infektimeve dhe vdekjeve. “Çfarë u bë me virusin?! Hiç, shohim çuditshëm sjelljen e tij sesi i vërsulet popullit në pamëshirë; e lëndon atë, ai s’reagon; e lodh atë, ai prapë rri dhe pret; e vret atë dhe ai prapë s’do ta besoj. Vazhdon vërsulja dhe egërsia e tij, e ne rrimë shikojmë sërish çuditshëm…” shkruan ai. Korab Gjana ishte pjesë e grupit të mjekëve që…

Read More

Racioni ditor i bukës dhe i drithërave është në varësi të moshës, gjinisë dhe aktivitetit fizik. Të dhënat e Eurostat tregojnë se shpenzimet e shqiptarëve për bukë dhe drithëra janë shumë të larta në raport me të ardhurat e tyre. Sipas këtyre të dhënave, këto shpenzime janë më të larta krahasuar me vende të tjera të Evropës. Buka është kryesore për çdo njeri në këtë vend, aq më tepër kur në çdo vakt na vjen natyrshëm të themi ‘le të hamë bukë.” Por siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar.” Ndaj kur vjen fjala tek konsumi i…

Read More

Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë dhe tha se vala e Covid-19 është sezonale dhe se nuk ka pasur një shuarje. ‘Vala është sezonale, erdhi dimri do ta kalonim, nuk patëm një shuarje, por patëm një rënie të kurbës.’-tha mjeku. I pyetur nëse do të kemi një pikë të rënies së valës, mjeku u shpreh: ‘Këtë nuk mund ta themi dot qartë. Shohim qe Italia ka arritur kulmin në valën e dytë dhe po bie. Nuk është as çështje moti dhe as çështje mase. Pra duhet ti shohim të dhënat për ta kuptuar. Në Shqipëri…

Read More