Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, dhe tepër e komentuar në media për shkak jo vetëm të profesionit, por dhe jetës private. Bukuroshja e talentuar nuk resht kurrë së provokuari, qoftë verë apo dimër. Dhe pse temperaturat janë në rënie, Ronela ka menduar që ta kalojë natën e mbrëmshme me vetëm një këmishë nate të hollë, pa reçipeta. Ajo ka pozuar tejet sensuale nga shtrati, teksa krahas fotos shkruan: Kot që s’erdhe dje prz…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e një personi të infektuar me COVID-19 në Tiranë. Bombula e oksigjenit që ai kishte marrë për të lehtësuar frymëmarrjen ka shpërthyer, duke e plagosur.72-vjeçari i plagosur M.N është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar të tjerë.”Në orën 21:05 në bulevardin Bajram Curri në banesën e shtetasit M.N 72 vjeç, ka plasur bombula e oksigjenit, e cila përdorej nga ky person pasi është infektuar me COVID”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër Covid-19 është gati 95% efektive. Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz. Ndërkohë, Dr. Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjes infektive tha se vaksinimet mund të fillojnë muajin tjetër, në muajin dhjetor. Moderna planifikon të aplikojë në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e vaksinës pasi të grumbullojë më shumë…
Dashi Ndikimi i yjeve do të bëjë që përjetimi i ndjenjave të jetë më konfuz, ndoshta për shkak të tensioneve të mëdha në fushën profesionale. Duhet të bëni shumë kujdes nëse një histori dashurie nuk funksionon më, pasi viti 2020 është goxha i vështirë për çiftet që s’kanë harmoni prej kohësh. Ata që janë më tolerantë i shmangin debatet për të pasur ekuilibër në lidhje. Duhet të tregoni më shumë mirëkuptim reciprok. Është më mirë të mos krijoni zënka të kota, sidomos rreth datës 18. Do ta keni të vështirë të tregoheni mirëkuptues në këtë muaj gjatë të cilit ndiheni…
Tea Trifoni, është 21-vjeçarja që ka tërhequr vëmendjen e publikut në emisionin “Për’Puthen”. Me qetësinë dhe mirësinë që transmeton Tea është kthyer në personazhin e preferuar të fansave. Para disa javësh poltroni i saj në emision ishte bosh, kjo mungesë u justifikua me një ndërhyrje që Tea kishte bërë në stomak, me qëllimin për të humbur disa kilogramë. Këtë fillim jave, 21-vjeçarja ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli në lidhje me ndërhyrjen. Ajo tha se përpos humbjes në peshë, ndërhyrja në vetvete ka si qëllim edukimin e të ushqyerit shëndetshëm. “Objektivi”, thotë Tea “është që të humbisja…
Nëse jeni prekur nga covid-19 dhe vuani nga sëmundje të veshkës është e domosdoshme që të bëni ekzaminime te mjekët specialistë. Doktoresha nefrologe Elvana Rista shprehet se gjatë periudhës së pandemisë kanë konstatuar se veshka është një organ target i virusit dhe në shumë raste dëmtohet edhe në persona që nuk kanë pasur sëmundje të mëparshme veshkash. Nisur nga kjo mjekja nefrologe këshillon që të kryhet një vlerësim i gjendjes së veshkave 3-6 javë pas kalimit të infeksionit. “Covid ishte një sëmundje e re për të gjithë. Ajo që ne mësuam në këto muaj ishte që pacientët kronikë, me sëmundje…
Gjatë ditës së djeshme me fotot dhe videot e ndryshme, Luana na tregoi se gjendej sërish në xhirime, por pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë. Moderatorja ndau vetëm disa video të ëmbëlsirave nga të cilat rrethohej dhe pamjen e saj të kuruar nga artisti i ‘makeup-it’, Arbër Bytyqi. Ndërsa pas orëve të shumta në xhirime, Luana ka ndarë një foto të makinës në ngjyrë të kuqe të goditur e të dëmtuar tek e gjithë pjesa përpara e saj. “U qyqa, kush e bëri këtë?”, ka shkruar moderatorja krah fotos së fundit. Ndonëse në mendjen tonë mund të shkojë edhe…
Ju tashmë e dini se po të hani gjërat e duhura sidomos në mëngjes në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të jetoni një jetë më të gjatë duke parandaluar sëmundje të caktuara dhe duke forcuar sistemin imunitar. Ushqimet me bazë bimore janë zakonisht opsionet më të shëndetshme për mëngjes. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, ngrënia e më shumë perimeve, arrave dhe drithërave, duke kufizuar gjithashtu kripën dhe yndyrnat mund të parandalojë vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Këtu do të gjeni të renditura disa ushqime të cilat rekomandohen për mëngjes për një jetë më të gjatë.…
Dje Shqipëria fitoi pastër me shifrat 3-1 ndaj Kazakistanit, por goli i miqve ishte një nga më të sikletshmit që Etrit Berisha ka pësuar në karrierën e tij. Abiken pa vendosjen e gabuar të gardianit të SPAL dhe goditi direkt në nisjen e topit pas rrjetës të shënuar nga Ismajli. Një moment i vështirë për kuqezinjtë, që është pasuar nga reagime të shumta edhe nga opinionistë me mjaft ndikim në arenën botërore, por një prej tyre ka qenë më pikanti. Së fundmi Berisha është kritikuar nga legjenda e Manchester United, Roy Keane. Ai ka kritika të ashpra për Berishën dhe…
Moderatorja sportive e ‘Digitalb’ Lei Kraja zbuloi me atë disa videove në llogarinë e saj se është infektuar me ‘Covid-19’. Lei dukej në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë për shkak të virusit, këndi i ri i prezantimit është zhvendosur në shtëpinë e saj. Moderatorja ka treguar se do të vazhdojë ta drejtojë programin e përditshëm ‘Sport Time’ nga shtëpia, teksa të ftuarit do të gjenden në studio. Kjo duhet të ketë qenë zgjidhja më efikase për Lein, e cila pavarësisht gjendjes shëndetësore, ka zgjedhur të mos dorëzohet. Kraja nuk ka ndarë detaje të tjera se ku u infektua, apo si…
Bëhet me dije se nesër nuk pritet të merret vendim gjatë takimit të ministrave të çështjeve evropiane mbi kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo pasi aktualisht nuk ka sinjale nga Bullgaria dhe as nga Maqedonia e Veriut lidhur me një ndryshim të qëndrimit të tyre mbi marrëveshjen e fqinjësisë. Për kuadrin negociues për Shqipërinë nuk ka kundërshtime. Unanimiteti nuk është i mundur të arrihet, duke qenë se Bullgaria kërkon që të përfshijë në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut një udhërrëfyes për zgjidhjen e çështjes historike dhe të gjuhës gjatë negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.…
Pas lindjes së Diellit, Arbana dhe Eduarti iu përkushtuan me kohë të plotë vogëlushit. Këtë na e ka treguar vetë Arbana me postimet e saj në Instagram ku çdo ditë ankohej sesi nuk i dilte koha për të lexuar një libër apo për të parë emisionet e saj të preferuara. Megjithatë të dielën, çifti më në fund kanë gjetur pak kohën për të dalë së bashku dhe Arbana e ka dëshmuar këtë me një foto të postuar në Instastory. Moderatorja shihet e veshur me xhaketë të zezë dhe me shumë pak makeup, ndoshta sepse koha nuk i tepron më për…