Author: tirana

Ish-kryeministri i Shqipërisë në periudhën e luftës së Kosovës, aktualisht ministër i Diasporës, Pandeli Majko ka publikuar një status në Facebook, si një tjetër provë që vërteton krimet e serbëve. Majko ka sjellë historinë e një vajze 17-vjeçe që humbi jetën në luftë dhe amanetin dy ditë para vrasjes nga serbët. “LIRIA KA EMER Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë…

Read More

Gjendja e Michael Schumacher vazhdon të jetë një mister për të gjithë tifozët e Ferrarit dhe Formula 1. Askush nuk jep informacione dhe i vetmi që zbulon diçka rreth gjendjes së ish-kampionit është Jean Todt. Ish-menaxheri i përgjithshëm i Ferrarit aktualisht mban postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), dhe është ndër të vetmit që lejohet të takojë legjendën e Formula 1. Todt ka folur sërish për gjendjen e Schumarcher duke zbuluar se 7 herë kampioni i botës në Formula 1 vazhdon të luftojë me jetën. “Schumacher vazhdon të luftojë, ne vetëm mund t’i urojmë atij dhe familjes…

Read More

Jennifer Lopez mori çmimin “Ikona e vitit 2020” në eventin “People’s Choice Awards”, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme. Artistja u emocionua shumë nga ky vlerësim tepër i rëndësishëm dhe mbajti një fjalim të gjatë pas marrjes së kupës. Ajo u surprizua edhe nga fëmijët e saj, Max dhe Emme, të cilët i nisën një mesazh urimi për çmimin. Jennifer nuk mundi t’i mbante lotët nga videoja e dy vogëlushëve të saj. “Oh Zot, 2020 nuk ishte një shaka, apo jo? Para 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, të nominoheshim për këtë çmim, ishim të…

Read More

Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti thotë se trajtimi me oksigjen duhet të fillojë në kushte shtëpie, pasi ulet shumë mundësia për të kaluar në intubim. Panariti i cili prej pak ditësh mori detyrën e re të drejtorit të kabinetit të Presidentit Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e pandemisë dhe kërkoi bashkëpunim të ekzekutivit me presidentin për të përballuar më mirë sfidën. “Ne jemi ende me kapacitete të mangëta. Nuk është bërë mjaftueshëm për protokollin e trajtimit të pacientëve në shtëpi dhe aty kemi një çorientim dhe konfuzion, çfarë duhet të bësh duke pritur rezultatin e tamponit,…

Read More

Miliona copëza mbeturinash që rrethojnë planetin tonë kërcënojnë të shkaktojnë një kaskadë katastrofike përplasjesh që mund të rrëzojnë satelitët që punojnë, thotë një shkencëtare për The Sun. Nëse kjo do të vazhdonte e pakontrolluar, ajo mund të rrëzonte sistemet e komunikimit dhe të bënte pjesë të hapësirës të paarritshme. Disa ekspertë kanë sugjeruar madje se një grumbullim i mëtejshëm i mbeturinave mund të bllokojë njerëzimin në Tokë sepse lëshimet e raketave do të bëhen shumë të rrezikshme. Zgjidhja? Dërgoni rrjeta gjigande që mund të rrëmbejnë mbeturinat nga orbita, duke siguruar që satelitët e ardhshëm të kenë sisteme të vetëshkatërrimit. “Ne…

Read More

Pandemia e koronavirusit po gjen gjithnjë e më shumë terren kohët e fundit. Numri i të infektuarve po rritet së tepërmi, prandaj për këtë arsye sugjerohet të konsumohen ushqime të pasura me vitamina e proteina për rritjen e imunitetit të trupit. Dietologia Blerina Bombaj, tregoi në emisionin “Ftesë në 5”, dietën e posaçme për luftimin e virozave. Dieta e sugjeruar nga Blerina përmbante gjashtë vakte, ku dominonin ushqimet me bazë bylmeti, mishi, peshku dhe fruta të pasura me vitamina A, E, C dhe D. “Nuk besoj se ka njeri që nuk njeh dikë që po përballet me këtë sëmundje. Nuk…

Read More

Një 43-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë mbrëmjene së shtunës në Reggio Emiglia në Itali. Shqiptari, i cili po drejtonte mjetin me shpejtësi të madhe, u përplas me një tjetër makinë që ishte ndalur përe ti dhënë rrugë të lirë tri vajzave që po prisnin pranë vijave të bardha. Përplasja ishte aq e fortë sa që makina e ndaluar para vijave të bardha, një Renault Captur, e drejtuar nga një 50 vjeçare, mori përpara tri vajzat, përkatësisht 23, 27 dhe 29 vjeç. Që të tre të plagosurat u transportuan në spital nga ku raportohet se ndodhen në…

Read More

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze. Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit. Por, ç’mendim ka mamaja e modeles për zgjedhjen…

Read More

Kohëve të fundit janë bërë disa kërkime në rajonin e Rashkës në Serbi, pasi dyshohet se aty mund të jenë fshehur mbetjet mortore të disa viktimave të luftës në Kosovë . Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka deklaruar se janë gjetur disa mbetje të personave të vdekur në Kizhevak. Gjatë një interviste për KosovaPress, ai ka thënë se pasi kanë marrë informacione në lidhje me mbetjet mortore në këtë zonë janë nisur për të vazhduar kërkimet. “Ju konfirmojmë se jemi njoftuar që është hasur në mbetje mortore në lokacionin në Kizhevak, në lokacionin…

Read More

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në vendin e quajtur “kthesa e NSHG-së në Berat”. Dy automjete, njëri BMW me targa AA 866 KV dhe tjetri Fiat me targa AB 102 BS, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pas përplasjes kanë përfunduar në trotuarin anash rrugës. Si pasojë e përplasjes janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e aksidentit zona ku ndodhi ngjarja ka qënë tejet e populluar, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtarë të lënduar edhe pse mjetet janë zvarritur…

Read More

Prej shtatorit, në ekranin e Top Channel nisi transmetimi i “Për’puthen”, që nga një rubrikë e “E diell” u kthye në një emision të përditshëm. Përtej këtij fakti, një tjetër ndryshim në këtë sezonin televiziv u bë edhe në moderim, që iu besua Bora Zemanit. Megjithatë, duket se Bora u përshtat shpejt me televizionin e ri dhe mesa kemi parë në rrjetet sociale po e shijon në maksimum eksperiencën në “Për’puthen”. View this post on Instagram A post shared by Bora Zemani (@borazemani) Pak më parë moderatorja na ka treguar edhe look-un e ditës së sotme, ku si gjithmonë shfaqet…

Read More

Christian Obodo, dikur ish-lojtar i Perugias, Fiorentinës, Udineses dhe Lecces në itali, është marrë peng në vendlindjen e tij, Nigeri. Mesfushori 36-vjeçar i Apollon Smyrnis, u rrëmbye ndërsa ishte pranë qytetit Warri, që është qendra e rajonit Delta. Sipas një rindërtimi fillestar të fakteve, Obodo ishte në një makinë me partneren e tij dhe kur ndaloi në në rrugë iu afruan disa burra të armatosur që e detyruan të hipte në makinën e tyre. Për momentin, rrëmbyesit ende nuk kanë kërkuar ndonjë shpërblim, por policia lokale beson se rrëmbyesit së shpejti do të bëhen të gjallë me kërkesat e tyre.…

Read More