Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e komisionit përzgjedhjes te kandidaturave për deputetë në PD ka deklararuar mbrëmjen e sotme se komisioni i përzgjedhjes bëri çmos për ta përfshirë Jozefina Topallin, por ajo nuk pranoi. “Ne si komision kemi bërë çmos për ta përfshirë Jozefina Topallin, por ajo nuk pranoi. Për mua ishte një shprehje e një egoje të tepruar. I daltë e hajrit, unë do të doja shumë që ajo të ishte në Kuvend se do të mblidhte njerëz që nuk e duan Ramën. Edhe emrin “Lëvizja për Ndryshim” ia kam gjetur unë me Astrit Patozin. Është fraza ime ajo.…
Author: tirana
Zhvillimet në lidhje me vaksinën e koronavirusit janë të shpejta në orët e fundit, me lajmet inkurajuese që vijnë njëra pas tjetrës, duke na dhënë një arsye për të buzëqeshur pas betejës së gjatë me virusin vdekjeprurës. E ndërsa Shqipëria pagoi kaparin, në vendin fqinj vaksinat e para do të arrijnë në dhjetor. Televizioni “MEGA” raportoi se rreth Krishtlindjeve pritet të arrijnë 200,000 dozat e para të vaksinës në Greqi. “Fillimisht do të vaksinohet stafi mjekësor” raporton “MEGA”. Qëllimi i Greqisë është që të vaksinohen deri në 50% të popullsisë deri në Pashkë.
Koronaviusi është “futur” sërish në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, duke rënduar situatën. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 10 pacientë të infektuar në këtë spital. Mësohet se disa infermierë janë në pritje të tamponit. Ndërkaq, situata e pandemisë ka ardhur duke u përkeqësuar në javë e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar çdo ditë shifra rekord. Vetëm gjatë 24 orëve te fundit janë regjistruar 602 raste dhe 8 humbje jete.
I ftuar në lidhen me Skype në emision eksperti Erion Dasho ka sulmuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Gjergj Koja. “Ishe një hiç si ministër, je një hiç si drejtues administrate,” tha ai. Nga studio, Koja kërkoi që të ndërpritej debati me Dashon. “Ndërprite këtë vagabond. Nuk merrem me këtë halabak,” tha Koja. Eksperti Dasho tha se Koja po tregon shifra mashtruese për vdekjet nga koronavirusi. “Nëse kryeministri del dhe deklaron se kemi uljen më të ulët të vdekjeve, ky është mashtrim, pasi INSTAT, një agjenci qeveritare deklaroi se janë 1300 vdekje më shumë në tremujorin e tretë që nuk shpjegohen me asnjë arsye…
Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla, ka treguar sesi do të funksionojë rimbursimi i ilaçeve për njerëzit që kalojnë Covid-19 në banesë. “Rimbursimi përfshin paketa të miratuara nga mjeku i familjes. Nëse dikujt i shkrepet të blejë bombola oksigjeni, ne nuk rimbursojmë. Nuk funksionon kështu, por funksionon në mënyrë të qartë, në bashkëpunim me mjekun e familjes. Personat do të ruajnë recetat dhe do të rimbursohen”, tha Nikolla për A2.
Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi është shprehur se kryeministri Edi Rama sheh kundërshtare te vërtet të mazhorancës PD-në. “Në gjykimin tim unë si e kam lexuar kryeministrin edhe në dalje publike ai ka qenë i qartë dhe e ka thënë edhe shprehimisht se ne sigurisht kemi kundërshtarë PD. PD e ka thënë, se është një parit e madhe, e dyta më e madhe, dhe është kundërshtari. Madje ai i ka bërë thirrje botuesve të PD se nuk duhet të bien viktime e lojrave politike që bëhen midis partive sepse nuk duhet të bëhen viktimë e një partie tjetër politike. Rama…
Kryeministri i vendit, Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter i është drejtuar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha duke i kërkuar që të dalë dhe të flasë vetë në lidhje me akuzat për videon e Krushës. Rama shkruan: Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime! Në këtë mes unë kam vetëm rolin…
Një punonjës i firmës Gulit sh.p.k me shenja të covidit, detyrohet nga pronarët ta bëj tamponin në emër të vëllait, pasi rrezikojnë mbylljen e fabrikës. Madje ata i kërkojnë punonjësit që t’i lajmërojë dy ditë para se të bëj tamponin në shtet që të mund ta heqin nga skema e sigurimeve. Për të shmangur problemet me shtetin pronarët e drejtojnë të bëj tamponin në një spital privat, duke ia paguar ata tamponin, por me kushtin që punonjësi të mos japi emrin e tij. Fiks Fare solli me zë e figurë se si pronarët e fabrikës së thasëve te letrës dhe…
Partitë nacionaliste janë humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve lokale në Bosnje e Hercegovinë. Partia e Veprimit Demokratik e drejtuar nga Bakir Izetbegoviç dhe Unioni i Social Demokratëve të Pavarur të Millorad Dodik, humbën pushtetin lokal në qytetet më të mëdha të vendit, në Sarajevë dhe Banja Luka. Kryetarët e dy forcave politike pranuan disfatën pas konfirmimit të rezultateve. Në Sarajevë triumfoi koalicioni politik i përbërë nga katër parti, ajo Socialdemokrate e Bosnje dhe Hercegovinës, Partia Jonë, Populli dhe Drejtësia dhe Lista e Pavarur. Në Banja Luka, fitoi kandidati i opozitës, Drashko Stanivukoviç, i cili ishte kandidati më i ri në…
Nëse lajmi për një vaksinë anti-Covid 90 për qind efektive të prodhuar nga “Pfizer” konfirmohet nga të dhënat shkencore, ne mund të fillojmë të shpresojmë për një pikë kthese në luftën globale kundër pandemisë. Ndërsa presim prova më të forta mbi testimin e kësaj vaksine mARN, me ndihmën e një eksperti, po ju shpjegojmë diçka më shumë në lidhje me teknologjinë revolucionare, në të cilën është bazuar kjo vaksinë. Çfarë është mARN-ja? mRNA, ose ARN mesazhere është materiali gjenetik që përmban udhëzimet për sintezën e proteinave të reja. Normalisht ajo mbart informacionin gjenetik të kodifikuar nga ADN-ja e bërthamës qelizore…
Kryetari në detyrë i komunës së Besianës, Nexhmi Rudari, ka bërë të ditur se babë e bir nga komuna e tij kanë ndërruar jetë brenda dy ditësh si pasojë e virusit Covid-19. “Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahmi nga Podujeva. Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shndrruar në armik vdekjeprurës. Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve”,…
Bajram Tusha, 72-vjeçari që u akuzua se abuzoi seksualisht me një të mitur në Sarandë, është liruar nga burgu. Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masën e sigurisë për të nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Akuza që rëndonte mbi të është “marrëdhënie seksuale me shtetas të mitur. Ai kishte kërkuar që masa e sigurisë të ndryshohej në korrik, por nuk u pranua. Ai i ka mohuar gjithnjë akuzat, ndërsa vetë familja e ka pranuar këtë fakt. Ishte e mitura ajo që njoftoi policinë dhe ngjarja bëri shumë bujë.