Author: tirana

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku aktualisht po zhvillohet seanca ndaj tij. Aktakuza ndaj Thaçit është konfirmuar më 5 nëntor dhe mbi të rëndojnë 10 akuza për krime lufte. Përveç Thaçit, Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj tre pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Sot para gjykatësve në Hagë është paraqitur edhe Jakup Krasniqi, i cili tha se është i pafajshëm për akuzat që e rëndojnë nga Specialja.

Read More

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake. Zhvilluesit e vaksinës – kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech – thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka shqetësime për sigurinë. Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës në fund të muajit. Aktualisht, janë dhjetëra vaksina që kanë arritur fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate. Ajo përdor një…

Read More

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë sot në deklaratë për media, mesa duket për të njofuar masa të reja parandaluese ndaj pandemisë. Deklarata për media është parashikuar të mbahet në orën 15:30, e ndonëse nuk dihen detaje, me gjasë do të prezantohen masa shtesë. Shqipëria, teksa përballet me valën e dytë të pandemisë, ka vetëm një masë të detyrueshme, atë të mbajtjes së maskave në ambientet publike, si dhe mbylljen e universtiteteve.

Read More

Capital T sapo e ushqeu sërish zhurmën mediatike për jetën e tij private. Reperi ka publikuar një foto i shtrirë në prehërin e një vajze misterioze. ‘Më pëlqen mënyra si jetoj’, shkruan Capital T. Mesa duket brunia që i qëndron pranë ja ka bërë jetën më të bukur reperit, jo më kot nuk ka nguruar të ndajë këtë moment romantik me ndjekësit. Kujtojmë se prej kohësh, Capital T është vënë në qendër të medias për një histori dashurie me Adrola Dushin, por ky lajm nuk është pranuar nga dyshja.

Read More

Nga Enver Robelli/ Firmat Biontech dhe Pfizer sapo njoftuan se kanë zbuluar vaksinën kundër koronavirusit. Vaksina është efektive në 90 për qind të rasteve. Nuk është koha për të brohoritur. Kundër koronavirusit duhet të ruhemi edhe disa muaj, ndoshta edhe vite. Biontech dhe Pfizer thanë se javën e ardhshme do të kërkojnë lejimin e vakcinës nga autorteti amerikan i ialçeve FDA. Zhvillimi i vaksinës BNT162b2 ka filluar në janar, projekti është quajtur “Lighspeed” (Shpejtësi drite). Kush janë zbuluesit? Ata quhen Ugur Sahin dhe Özlem Türeci, janë çift. Sahin, 54-vjeçar, është themelues i Biontech, gruaja e tij një vit më e…

Read More

Vaksina e kompanisë Pfizer është efektive 90%. Kjo u njoftua nga presidenti i Pfizer, Albert Bourla. Ministri gjerman i Shëndetësisë menjëherë foli për rezultate inkurajuese. Vaksina u zhvillua nga American Big Pharma Pfizer së bashku me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump. “Tregjet po reagojnë shumë mirë, vaksina është rrugës. Raportohet 90 përqind efektive. Sa lajm i madh”, shkruan presidenti Trump në Twitter. Vaksina e parë kundër koronavirusit mund ta parandalojë infektimin në masën mbi 90 për qind sipas një studimi paraprak.

Read More

Kryebashkiaku Shpend Ahmeti ka zbuluar se niveli qëndror i pushtetit në Kosovë ka rekomanduar mbylljen e Prishtinës për 1 javë. Duket se Lock-Down në Kosovë do të rikhthet pikërisht me kryeqytetin që ka numrin më të lartë të rasteve, por edhe atë të testimeve. Për më tepër Ahmeti nuk ka qenë dakord me këtë mbyllje pasi denoncon se në komuna statistikat japin një pasqyrë të padrejtë. “Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve…

Read More

Numerologët mund t’iu ndihmojnë të kuptoni më mirë veten tuaj dhe marrëdhënien që ndërtoni me mjedisin që iu rrethon. Data e lindjes suaj është përcaktuese edhe për karakterin tuaj. Ja çfarë zbulon data juaj e lindjes për ju: 1. Lindur nga të parët e krijuar për të qenë udhëheqës. 2. Ju jeni një person shumë besnik dhe i përkushtuar. Suksesi nuk është i huaj për ju. Si në biznes ashtu edhe në marrëdhëniet emocionale, ju jeni të gatshëm të bëni kompromis. 3. Të lindurit në këtë datë janë shumë të shoqërueshëm dhe gjithmonë të gatshëm për argëtim. 4. Puna është…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar se ka të afërm të rrethit familjar të shtruar tek Infektivi dhe Sanatoriumi. Ai thotë se një i afërm i tij është i shtruar tek COVID-1, dhe një tjetër tek COVID-2 teksa zbulon një bisedë me një bashkëpuntor që i ka denoncuar se si familjarëve nuk të të shtruarve nuk u bëhen tamponët. Basha shton se ka që në mars që i thotë Ramës të shtojë testimet pasi mungesa e tyre ka sjellë shpërhapjen e COVID-19 në Shqipëri. ”Këto janë shifrat që raportohen, por jo ato reale. Unë kam të afërm të rrethit…

Read More

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Tomas Strakosha, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Gardian i portës kuqezi, gjatë testeve të zhvilluara të premten pasdite në skuadrën e “Lazios”, ku ai aktivizohet, ka rezultuar i infektuar me virusin COVID-19 Mediat italianë njoftojnë se, nga testet e kryera ka rezultuar se tre futbollistë vazhdojnë të jenë ende të prekur me Korona-virus dhe laboratori ka për detyrë që ta komunikojë këtë gjë në institucionet shëndetësore lokale. Tre lojtarët të cilët ende nuk e kanë kaluar virusin dhe janë konstatuar pozitivë, janë Imobile, Leiva dhe Strakosha, por edhe Anderson e Laxari, ndërsa Luiz Alberto duket se…

Read More

Pasi qëndruan për 26 ditë me radhë në grevë urie, naftëtaret e Ballshit pohuan se sot nis një epokë e re për ta, për bukën e fëmijëve të tyre. Një prej përfaqësueseve të kësaj greve u shpreh optimiste për takimin që do të ketë sot me kryeministrin Edi Rama. “Motra dhe vëllezër, ne sakrifikuam 26 ditë sot për të drejtën tonë, për kauzën tonë, që ishte e drejtë dhe e pastër si drita e diellit. Sot erdhi momenti që ne të dalim nga kjo grevë për një fitore të re. Për një kauzë të re, për një epokë të re…

Read More