Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë pasdite në Kryeministri. Mësohet se ambasadorja Kim po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë po diskutohet mes ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.
Author: tirana
Profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit John Bell, tha se kishte besim se deri në pranverë, do të kthehemi në normalitetin para pandemisë. Duke folur për BBC, ai tha se një vaksinë ka gjasa të jetë e disponueshme deri në fund të këtij viti. “Jemi shumë afër. Vaksina është shumë e rëndësishme, sepse vërtet nuk ka asnjë mënyrë tjetër, për të fituar mbi këtë pandemi”, u shpreh Bell. I pyetur nëse kjo do të thotë që jeta mund të kthehet në normalitet deri në pranverë, ai u përgjigj: “Po. Po. Po. Unë jam ndoshta i parë që po e…
Nëse mendoni se pandemia i ka prishur planet Beyonce-s, e keni shumë gabim! Divën botërore të muzikës s’ka gjë që e ndal dhe këtë na e vërtetoi edhe njëherë. Duke qenë se emergjenca Covid-19 ka ndaluar grumbullimit dhe turneu i saj s’mund të mbahet, Beyonce po bëhet gati për një koncert virtual. Këngëtarja kishte planifikuar një turne të madh botëror për vitin 2021 dhe do të mbahet që ç’ke me të! Vetëm se kësaj here askush s’do të mund ta shohë nga afër Beyonce-n, por vetëm nëpërmjet ekranit. Burime për “People” kanë treguar se gjatë këtij turneu, këngëtarja do të…
Në emisionin ‘Historia ime’ në Tv Klan ka qenë një 23-vjeçare e cila ka rrëfyer historinë e saj të trishtë. Sot ajo ndodhet e pambrojtur edhe pse ka qenë pjesë e një qendre rehabilitimi për gratë e dhunuara, sërish pas daljes jeta e saj vazhdon të mbetet në udhëkryqe. 23-vjeçarja nga Vlora ka dy fëmijë një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 2 vjeç. Ajo është martuar pa dëshirën e saj nga prindërit në moshën 16-vjeçare. Sipas saj martesa nuk funksionoi pasi ish-vjehrra nuk e donte, debatet mes tyre çuan në divorc çiftin. Në jetë erdhi një djalë që sot…
Ditën e djeshme, aktori i njohur i humorit shqiptar, Koço Devole, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Ai po luftonte prej 18 ditësh me virusin Covid-19, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua së fundmi, ndaj Devole u fut në intubim. Aktori u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia. Devole vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që e kanë vështirësuar betejën e tij me Covid-19, duke e ndarë fatkeqësisht nga jeta. Personazhe të njohur të showbiz-it dhe kolegë të Devoles…
Komiteti ekspertëve të shëndetësisë komunikoi këtë të hënë disa masa të reja kufizimi për Shqipërinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP ka publikuar edhe hartën e Shqipërisë e cila është e ndarë në bazë të rasteve të të infektuarve gjatë 2 javëve të fundit. Harta është e ndarë në të kuqe, portokalli dhe e verdhë. E kuqe zonat me rrezik të lartë, zonat portokalli me një rrezik të mesëm dhe e verdhë ato me rrezikshmëri më të ulët. “Është e ndarë në bazë të shifrave të të infektuarve në dy javët e fundit.…
Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekpertëve ka njoftuar masat e reja parandaluese të koronavirusit. Ndër të tjera shefi i Urgjencës Kombëtare pranoi publikisht skandalin, ku tha se pacientët e infektuar me Covid-19 po trajtohen në auto-ambulanca. “Nuk është puna se ju shikoni njerëzit brenda në ambulance dhe ata janë të braktisur. Askush nuk është braktisur. Ato ambulance ku njerëzit janë brenda, kanë gjithçka që duhet. Asgjë nuk u mungon. Sapo mbaron oksigjeni, u vihen në dispozicion një tjetër. Kemi situatën në kontroll”, tha Brataj.
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Mundohuni të mbani larg nervozizmin, zemërimin dhe xhelozinë. Në punë, mos nënvlerësoni projekte të reja: kjo është koha e duhur për të ndërmarrë hapa të rrezikshëm! Demi Hëna, Jupiteri dhe Saturni janë në anën tuaj: ka ardhur koha të sqaroni disa çështje të pazgjidhura. Në frontin e biznesit, kjo është një kohë e rëndësishme, por kini kujdes për para. Deri në fund të dhjetorit do të duhet të sqaroni se çfarë nuk shkon! Binjakët Ruani…
Shqipëria ka hyrë në izolimin e dytë! Komiteti Teknik i Ekspertëve, me në krye zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi se nga e mërkura, pas orës 22:00, deri në orën 06:00, nuk do të ketë asnjë lëvizje. në këtë fashë orare, do të jenë të mbyllura edhe lokalet e restorantet, dhe do të lejohet vetëm shërbimi i transportit (delivery). Siopas Rakacollit, çdo javë, do të bëhet një rishikim i masave të marra, duke sjellë shtrëngimin e tyre ose lirimin, në bazë të ecurisë së infektimeve. “Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani…
Policia e Shtetit vazhdon që të gjobisë qytetarët që nuk mbajnë maska, me masën administrative prej 3 mijë lekësh të rinj. Në njoftimin e policisë, thuhet se në 24 orët e fundit, janë gjobitur me këtë shumë 3 mijë lekë të reja. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit Ndëshkohen me masë administrative, 1825 qytetarë dhe 13 administratorë lokalesh, për mosrespektimin e masave anticovid, gjatë fundjavës. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e…
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, duke folur për situatën e koronavirusit në vendin tonë, deklaroi se në dy javët e fundit, ka një rritje të rasteve me Covid-19. Bono theksoi se qytetarët duhet që të marrin të gjitha masat që janë thënë për të parandaluar koronavirusin, ndërsa shtoi se institucionet shëndetësore janë përgatitur për kryerjen e testeve të shpejta, me qëllim që askush të mos presë shumë kohë për testim. Silva Bino: Ne kemi ndarë vendin në zona të kuqe dhe të tjera. Në zona të kuqe kemi Gjirokastrën, kemi disa zona veriore, Tiranën, Tepelenën,…
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për të njoftuar masa të reja parandaluese ndaj pandemisë. Zv.ministrj Rakacolli ka njoftuar se do të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00. “Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperiencën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të…