Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ka dhënë një tjetër alarm, ku shprehet se me rritje e shifrave në këtë nivel, për pak ditë sistemi shëndetësor në vend do shkojë drejt kolapsit. Ky është paralajmërimi i rradhës që bën eksperti i shëndetit publik Erion Dasho. Sipas mjekut, “me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit. Nëse tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit!“ Reagimi…
Author: tirana
Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë të njoftojnë vendet ku kanë qëndruar 10 ditët e fundit dhe mjetin e udhëtimit të përdorur për hyrjen në vend. Në njoftim theksohet se ky kusht vlen për të gjithë ata që vijnë nga një zonë risku, ku sipas kategorizimit të bërë nga Instituti Robert Koch, renditet edhe Shqipëria. “Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë nga Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të…
Mjeku Gastro-Hepatolog Ilirjan Draçi është infektuar me COVID-19 dhe ndodhet i shtruar në spital. Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar një foto nga spitali ku po kurohet dhe bën thirrje për të treguar kujdes pasi një gabim i vogël mund t’iu marr jetën. Draçi është njëherësh dhe drejtues i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë. Në foto ai shfaqet duke marrë oksigjen, por në gjendje të stabilizuar. “Vazhdon beteja teper e veshtire me virusin. Te gjithe kolege, infsanitare, miq dhe shoke,po bejne gjithcka per te me shpetuar jeten. Mbani maska, ruani distancen, lani duart. Nje gabim i vogel, ju kushton jeten.…
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e ditës së sotme në afërsi të fshatit Palokastër, në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino. Sipas burimeve policore trupi i shtetasit është i seksit mashkull, rreth 65 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe shkaqet e mbytjes së tij. Për momentin Policia nuk ka të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e trupit të pajetë.
Berat Behramaj ka qenë shumë i komentuar së fundmi pas pjesëmarrjes në “Përputhen”. Modeli me trupin e palestruar dhe sytë bojëqielli ra në sy për pamjen e tij, por edhe për debatet që ndezën studion. Mirëpo dy vite më parë, Berati ka qenë në vëmendje të mediave pas disa postimeve të Linda Reit. Kjo e fundit në vitin 2018 publikoi një video në InstaStory ku shfaqte Beratin në shtrat lakuriq dhe shkruante: “Çohu more se shkoi vonë”. Ndërkohë mes Lindës dhe Beratit nuk mungonin komentet, të tilla si ‘Auu u laga’. Këto postime e komente bënë që asokohe të shkruhej…
Orët e fundit në Tiranë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë të gjashtë personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Policia ka arrestuar një 23-vjeçar të cilit i është gjetur një sasi kokaine, një 30-vjeçare që ka dhunuar prindërit e bashkëshortit, apo dhe persona të tjerë që kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Njoftimi i Policisë: Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave me lëndë narkotike, në rrugën “Frang Bardhi” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues…
Disa udhëheqës të shquar të cilët kanë mbajtur marrëdhënie të ngrohta me Donald Trump kanë qëndruar në heshtje pas fitores së Joe Biden. Ndërsa shumë udhëheqës botërorë ishin të shpejtë për të përgëzuar Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet në SHBA, të tjerët janë shfaqur jo aq të kënaqur. Sky News shkruan se disa nga udhëheqësit më të shquar ende që nuk kanë ofruar urimet e tyre për ekipin e ardhshëm të udhëheqjes më të lartë të Amerikës. Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka qenë një aleat i ngushtë dhe mik i liderit amerikan. Bolsonaro madje e vuri…
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se cilat grupime të shoqërisë gjermane do të vaksinohen të parët sapo qeveria e Berlinit të sigurojë vaksinat anti-Covid. Sipas Merkel, punonjësit e sistemit shëndetësor dhe grupet më të rrezikuara do të jenë të vaksinuarit e parë. “Kjo pyetje do të diskutohet së pari me Komitetin e Vaksinimit, Akademinë e Shkencave Leopoldina dhe Komitetin e Etikës, por unë mendoj se tashmë mund të zbuloj se sigurisht infermierët, mjekët dhe njerëzit nga grupet e prekshme do të jenë të parët,” tha ajo. Merkel, duke iu përgjigjur pyetjeve pranoi se njerëzit që i përkasin grupeve specifike…
Prej disa ditësh po qarkulon lajmi, se vendi jonë do i kthehet karantinës dhe ‘orës policore’, duke filluar nga dita e hënë do të përballet me një karantinë të dytë pas orës 20:00. Mëngjesin e sotëm në një lidhje direkt me emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA ka qenë Anxhela Celibashi e cila ndodhej pranë ambjenteve të Infektivit. Në lidhje me këtë çështje Anxhela tregon se deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar dhe mbyllja pas orës 20:00 mbetet në nivel thashethemesh. U lexua e u shkrua që do të kemi mbyllje sot, në oren 20:00 do të mbyllen…
Ish-kreu i SHISH ka komentuar deklaratën e fortë të ish-komandantit të divizionit të Kukësit, Kudosi Lame, i cili tha se Nasim Haradinajt, që tashmë është në Hagë, në një moment i kërkoi që t’i çonte një serb, të gjallë, rob në zyrë në Kukës. Klosi u shpreh se një deklaratë e tillë aspak e vërtetë në këto momente, teksa në Hagë është kupola drejtuese, është një autogol për UÇK-në. “Janë absurde. Absolutisht. Nuk ka ndodhur ndonjëherë takim që ta di unë. SHIK-u absolutisht jo, mbase shërbimi i zbulimit të ushtrisë, por ne nuk kemi pasur ngjarje të tilla. Çfarë serbësh…
Fitorja e Joe Biden është pritur pozitivisht nga Athina zyrtare dhe ka ngjallur tek qarqet politike shpresën për një qëndrim tjetër ,tek ai që konsiderohet si boshti i politikës së Jashtme në rajon, ai i marrëdhënieve greko-turke. Athina shpreson që banori i ri i Shtëpisë së Bardhë të rivendosë një status të ri në marrëdhëniet me Ankaranë, nëpërmjet Aleancës së Atlantikut Verior. Kryeministri Mitsotakis ,ashtu si shumë liderë në mbarë botën ka dërguar urimet e tij me anë të një postimi në Twitter duke theksuar “Joe Biden ishte një mik i vërtetë i Greqisë dhe jam i sigurtë se nën…
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zbuluar sot se punonjësit e sistemit shëndetësor dhe qytetarët më të rrezikuar do të vaksinohen të parët, kur të jenë të disponueshme vaksinat kundër koronavirusit. “Kjo pyetje do të diskutohet së pari me Komitetin e Vaksinimit, Akademinë e Shkencave Leopoldina dhe Komitetin e Etikës, por unë mendoj se tashmë mund të zbuloj se sigurisht infermierët, mjekët dhe njerëzit nga grupet e prekshme do të marrin drejtimin,” tha ajo. Merkel, duke iu përgjigjur pyetjeve pranoi se njerëzit që i përkasin grupeve specifike “nuk janë të paktë në vend”, ndërsa ajo shpreson se vaksinat e para do të…