Author: tirana

Koronavirusi i ka marrë jetën shkrimtarit nga Elbasani, Dhimo Tarusha. Shkrimtari ka ndërruar jetë pak orë më parë. Mësohet se Tarusha ishte i shtruar në spital prej disa ditësh pasi ishte i infektuar me Covid 19. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit. Tarusha është autor i 20 librave në dy zhanre: në novela dhe në romane. Krahas kësaj ai përfshin në krijimtarinë e tij edhe fushën e monografive letrare dhe jetëshkrimeve për personazhe të shquar të komunitetit vllah e më gjerë. Në tërë krijimtarinë e tij novelisti e romancieri ka vënë në fokus zhvillimet historiko-sociale, psikologjike…

Read More

Shqiptarët dhe serbët mund të mos merren vesh për shumë gjëra, por gjuhën e dashurisë e njohin mirë të dyja palët. Një dashuri mes dy të rinjve nga Shqipëria dhe Serbia është bërë objekt kërkimesh nga Interpoli, por jo për shkaqe shtetërore. Nëna e vajzës serbe kundërshton lidhjen për shkak të moshës së vogël të saj dhe për këtë shkak Interpol Beogradi i kërkon Interpol Tiranës të gjejë të dashuruarën dhe ta kthejë pas në Serbi. Siç tregon dosja hetimore që vërteton një sërë veprimesh hetimore të kryera nga pala shqiptare, vajza serbe me emrin Sara Janiçijeviç udhëtoi në fund…

Read More

Këngëtarja Rovena Dilo ka rifolur për ish-lokalin e saj me emrin ‘Bar Rovena’, që e kishte trashëgimi nga gjyshja e saj, në tokën e të cilit, sot po ndërtohet një pallat. E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh”, Rovena Dilo tha se sot mund të ishte një miliardere, teksa ktheu sytë drejt tokës që dikur ndodhej në pronësinë e saj, dhe që për shkak të tij ende është në proces gjyqësor me Tom Doshin dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi. E pyetur për rikthimin e saj në Shqipëri, Dilo tha se me pasuri, pronat që ajo kishte dhe…

Read More

Elbasani është një nga zonat ku numri i të infektuarve me Covid është rritur. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë qytet janë regjistruar 33 raste të reja. Elbasani numëron 155 vatra të koronavirusit, kryesisht shkolla. Kështu 23 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë pozitiv me covid-19, ndërsa 25 mësues janë në pritje të tamponit. Vetëm në një javë, në të gjithë shkollat e qytetit kanë munguar 58 nxënës. Ndërkohë në qytetin e Peqinit janë 30 vatra aktive, në Gramos 35 dhe në Cërrik 31 vatra. Ndërkohë në gjithë qytetin e Elbasanit janë 540 raste aktive me…

Read More

Nga Mero Baze Shakaja e parë ishte para disa vitesh. Pasi iku në SHBA, pranë familjes, në fillim të pushimeve të verës, Koçoja po vononte të vinte për plazh në Sarandë. Filip Cakuli, njeriu që nuk e ndau nga vetja deri në fund të jetës, në përpjekje për ta “shantazhuar” të vinte, i dërgoi mesazh se njerëzit këtu në Tiranë kanë filluar flasin që ke vdekur. Madje Mero ka bërë gati dhe fjalimin për varreza. Koçua u bë i gjallë pas dy ditësh. -Ma tregoni pak fjalimin që do mbanit për mua,- tha? -Po,- i thashë ja të shkoj të…

Read More

E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” ka qenë këngëtarja e njohur Rovena Dilo e cila ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo ka rrëfyer momentin kur udhëtoi për në Greqi dhe punën që ka bërë aty. Ardit Gjebrea: Më trego si ikët dhe pse ikët në Greqi? Rovena Dilo: Në vitin ’90-’91 kur të gjithë shqiptarët po mundoheshin të iknin. Kam qenë 20 vjeç. Ne kishim një shtëpi në Kavalla, pra shtëpinë e gjyshit tim dhe kishim një arsye më shumë për të ikur. Atëhere të kishe një shtëpi diku, dukej se ishte gjëja më krysore, por…

Read More

Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt. Disa shenja të horoskopit janë krijuar thjesht për një histori dashurie të gjatë, kalojnë nëpër mosmarrëveshje dhe e përforcojnë atë. Po cilat janë këto shenja? Demi Demat janë partnerë të qëndrueshëm dhe të besueshëm të cilët janë të përkushtuar për gjysmën e tyre të dytë. Ata nuk i pëlqejnë ndryshimet e papritura ose pasigurinë. Prandaj, demi punon shumë për të mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme. Ata janë në harmoni me stabilitetin, por kjo nuk do të thotë se ata janë të…

Read More

Edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është infektuar me koronavirus. Mësohet se ai është shtruar në reanimacion në një spital privat, ndërkohë që nuk dihet më shumë për gjendjen e tij shëndetësore. Kujtojmë se edhe deputeti i PS Damian Gjiknuri konfirmoi pak orë më parë se ishte infektuar me COVID-19 dhe është karantinuar në shtëpi.

Read More

George W. Bush ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane. Pët Trump ai thotë se ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore “Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet siç duhet,” tha ai, duke shtuar se “Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta”, raporton BBC. Bush tha gjithashtu se kishte folur në telefon me Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës-Presidentin e zgjedhur Kamala Harris për t’i uruar ata. Ai e quajti Joe Biden…

Read More

Spitali i Gjirokastrës është kthyer në një vatër infeksioni me Covid-19. Mbrëmjen e sotme raportohet për infektimin e një mjekeje, dy laborantëve dhe 2 ndihmës epidemolog të cilët kanë shfaqur shenja të virusit.Personeli i infektuar i spitalit të Gjirokastrës është izoluar nga pjesa tjetër.Pritet që ditën e nesërme, spitali i Gjirokastrës të mos hapë dyert, ndërkaq pjesa tjetër e stafit t’i nënshtrohet testeve të Covid-19.

Read More

Këngëtarja e njohur Irini Qirjako është përballur me një situatë aspak të zakontë. Teksa ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E diell”, Qirjako kishte për detyrë që të milte lopët, por mesa duket nuk ishte mësuar me një punë të tillë. Në fillim ajo moli një lopë, por tek lopa tjetër ka hasur më shumë vështirësi, pasi ajo po e shkelmonte.  “Ua qyqjaaa, ç’të bëka kjo more. Kjo gjuaka…Ja ta provoj prapë, uaaa, jo se bëj më. Do të të bëj gropën, ka po them”, thotë këngëtarja në video.

Read More

Moderatorja Dea Mishel i ka befasuar të gjithë me deklaratën e saj që ka bërë rot në rubrikën ‘Trotuar’ ku u diskutua tema “Karrierë falë favoreve”. Moderatorja Fjoralba Ponari, tha se fëmijët, duhen të edukohen të mos e shikojnë femrën si të nënvlerësuar, por si të barabartë, e nëse kjo gjë arrihet, sipas saj, gjërat do të jenë më ndryshe. Në këtë moment, Dea Mishel, tha me humor se nëse një ditë do të jetë shefe, do u kërkoj djemve që t’i fshijnë këpucët, kjo në formën e një “hakmarrje”. Fjoralba Ponari: Për sa kohë të rrënjosej deri në fëmijëri,…

Read More