Author: tirana

Një incident është shënuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku u luajt sot ndeshja Kukësi-Partizani 0-2. Sipas Panorama Sport, Policia e Shkodrës ka shoqëruar 5 persona, mes tyre dhe menaxherin e klubit të të kuqve Amarildo Dajlanin. Përplasja ka nisur për shkak se dy veta nuk kanë patur maska për t’u ruajtur nga COVID-19. Policia i ka gjobitur, por ku veprim nuk është pritur mirë prej personave në fjalë, të cilët kanë debatuar me uniformat blu. Debati degjeneroi në përplasje fizike, ku policia i merr me forcë. Menaxheri i Partizanit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por policia e ka shoqëruar…

Read More

Në një interviste për gazetën “Protothema”, kryesisht për marrëdhëniet greko-turke ministri i Jashtëm Nikos Dhendias i pyetur se përse po vonohet zgjerimi i ujërave territorial të Greqisë, ka deklaruar se ky zgjerim është deklaruar prej kryeministrit Mitsotakis prej 26 gushtit,por duhet më parë të procedohet me mbylljen e gjireve dhe zbatimin e parimit të vijës së drejtë. “Gjithsesi– ka thënë ai- janë përgatitur dekretet përkatëse presidenciale, janë dorëzuar tashmë në Këshillin e Shtetit dhe hapi tjetër do të jetë zgjerimi i ujërave territoriale në Jon, siç përcaktohet nga Kushtetuta, duke treguar dhe njëherë përpikërinë e vendit tonë ndaj së Drejtës…

Read More

Pothuajse 1 000 persona u gjobitën brenda 24 orëve të fundit në gjithë Italinë për mosrespektim të rregullave antiCOVID-19. “Ky numër është më shumë se dyfishuar në dy ditë”, njoftoi Ministria e Brendshme. Konkretisht, nga 69 111 kontrolle, 944 persona u sanksionuan dje dhe 110 u raportuan për mosrespektimin të karantinës pas testimit pozitiv. Rreth 11 654 biznese u audituan, 139 pronarë u sanksionuan dhe u dhanë 52 urdhra mbylljeje.

Read More

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, njofton se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19: Përmes Facebook, ai shkruan se ka nisur trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. “Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet!” – thotë deputeti.

Read More

Të gjithë e dimë që sistemi ynë i gjakut është me të vërtetë i komplikuar, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni për zemrën tuaj dhe të njihni grupin tuaj të gjakut. Ja disa fakte interesante shkencore në lidhje me gjakun tonë që ndoshta nuk i dini: Do të duheshin 1,120,000 mushkonja për të thithur të gjithë gjakun nga një njeri i rritur. Për të bërë që gjaku të qarkullojë, zemra krijon një presion të tillë që mund të lëshojë një rrjedhë gjaku të lartë 9 metër. Një qenie njerëzore mund të jetojë pa një puls. Në vitin 2012, mjekët instaluan…

Read More

Po kërkoni ndonjë shenjë se çfarë drejtimi mund të marrë politika e jashtme e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden? Provoni ta kujtoni kohën e katër vjetëve më parë, kur Biden ka punuar në Shtëpinë e Bardhë si nënpresident. Janë rreth 4,000 emërime politike që çdo administratë e re duhet t’i bëjë, në politikën e jashtme dhe të tjera. Biden, i cili ka shërbyer me dekada në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe e ka kryesuar atë me vite, ka në orbitën e tij njerëz nga koha e administratës së presidentit Barack Obama. Shumë nga ta kanë përvojë…

Read More

Sot në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ka qenë Lutfiu me gruan e tij Ritën. Rita e ka sjellë atë në këtë seancë ndërmjetësimi për t’i kërkuar pronat që ia ka lënë ish-gruas sepse ata jetojnë me qira. Nëse nuk ia jep pronat ajo do i kërkojë divorcin. Lutfi: Më ka thënë avokati që gruaja jote kërkon divorcin, i thashë nuk do ja jap divorcin, do marr dhe 5 të tjera, nuk e jap divorcin. Eni Çobani: Domethënë ti je me versionin, 7 gra? utfi: Po. Mora avokat tjetër dhe i thashë divorcin mos e jep, unë do të iki Gjermani. Eni Çobani: Pse u…

Read More

Janë luajtur sot dhjetë ndeshje interesante në Kategorinë e Dytë, në të dyja grupet, e madje kanë nisur edhe sfidat mes ekipeve me pretendime. Kështu, ajo që bie në sy është fitorja e thellë e Sopotit në Velipojë, me librazhdasit që konfirmohen si pretendentë këtë sezon. Por edhe Gramshi ka mundur Kloisin në Gramsh, ashtu si dhe Luzi që ka mundur Shënkollin në Shënkoll. Por, edhe Iliria ka shënuar dhjetë gola në portën e Mirditës, ndërsa Bulqiza ka fituar në transfertë me Valbonën. Nuk u luajt në Peqin, sfida mes vendasve dhe Spartakut, me këta të fundit që janë tërhequr…

Read More

Fitorja e Joe Biden do të sjellë në Shtëpinë e Bardhë dhe zëvendës presidenten e parë femër mbi të gjitha me ngjyrë dhe nga Azia e Jugut. Ajo do të jetë Kamala Harris. Ajo që kandidoi kundër Bidenin dhe ishte shumë e ashpër me të në fushatën e primareve demokrate brenda partisë do të thyejë një tjetër rekord në karrierrën e saj marramendëse në politikë. Ish prokurorja e përgjithshme e Kalifornisë, shpesh herë e kritikuar për qëndrimet e ashpra ndaj më të dobtëve, u zgjodh si zvendëse e bidenit për shkak të moshës dhe aftësisë. Ajo shihet si pasardhsja e…

Read More

Interi ndalet përsëri dhe këtë herë, përballë Atalantës së Berat Gjimshitit. Skuadra e mbrojtësit shqiptar i ka marrë ekipit të drejtuar nga Antonio Konte një barazim shumë të rëndësishëm duke e mbajtur pas në renditjen e një kampionati që për momentin duket se ka shumë skuadra pretendente për kreun. Interi kaloi në avantazh me anë të Lautaro Martinez në fillimin e pjesës së dytë, por kur mbeteshin pak më shumë se 10 minuta deri në mbylljen e duelit, shifrat u barazuan nga gjuajtja e Mirançuk. Rezultati nuk ndryshoi më dhe Atalanta mbeti një pikë mbi Interin në renditje, por me…

Read More

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, bëri një përmbledhje të situatës si pasojë e përhapjes së koronavirusit në Itali, si dhe për masat anti-Covid që priten të merren. Speranza gjithashtu foli për vaksinën kundër virusit, duke shpjeguar se shpërndarja e saj masive “do të nisë në fund të tremujorit të parë të vitit 2021”. Ai iu drejtua qytetarëve me fjalët: “Ne e dimë që masat që po vendosim, veçanërisht në zonat e kuqe, do të japin efekte të uljes së infeksionit. Por ekziston një variant vendimtar që është: sjellja e njerëzve, e cila mund të ndryshojë vërtetë gjërat”. Për Speranzën,…

Read More

Deputetja Socialiste Blerina Gjylameti e cila ka qenë dhe nismëtare e këtyre ndryshimeve ligjore ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit Meta që ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për gjendjen civile”. Përmes një postimi në Facebook, Gjylameti thekson se përmes këtij vendimi, Presidenti Meta po pengon zhvillimin e vendit, pasi ligji për Gjendjen Civile që ai kthehu ndihmon planifikimin urban, pasqyron realitetin , nxit bizneset dhe sipërmarrjen . “Presidenti vazhdon të jetë JO President! Të kthesh ligje që nxisin planifikimin urban është si t’i japësh zë ngadalësimit për zhvillimin e vendit. Ligji për Gjendjen Civile në lidhje me deklarimin…

Read More