Author: tirana

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kanë vijuar debatin e tyre virtualisht në rrjetet sociale lidhur me dosjen e Dick Marty. Shefi i qeverisë i kujton Bashës të shkuarën ku ndër të tjera thotë: “Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakëe së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!”, shkruan Rama duke shtuar se: “Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse…

Read More

Kreu i PD Lulzim Basha vijon replikat me kryeministrin Edi Rama. Në postimin e tij të fundit, Basha i thotë Ramës se ai ska lidhje me të vërtetën, pasi ka gënjyer. “Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë”, shkruan…

Read More

Modelja e Fitness-it, Dorina Mema ka rrëfyer në emisionin ‘E Diell’ se është martuar me mblesëri ka respektuar të gjitha traditat shqiptare. “Martesën e parë e kam pasur me shkesë, jam martuar me ato traditat, e virgjër, unë ashtu kam qenë, babai i Irsit ishte i pari për mua. Ne kishim vetëm shkollë dhe shtëpi”, tha Dorina.

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria nuk duhet të njohë pengesa, por diçka ka qenë e gabuar për ju për disa kohë. Në frontin e punës, revolucione të mëdha do të duken përpara. Demi Mëngjesi është stresues, por mos u shqetësoni: gjërat do të përmirësohen pasdite. Në punë, ata që kanë një biznes të pavarur kanë një ide të mirë. Binjakët Venusi është i favorshëm: qielli është i mirë për ndjenjat. Nëse keni pasur probleme në të kaluarën, tani mund…

Read More

Kohë vjeshte, kohë pandemie, ulje temperaturash dhe lagështi. Që të gjitha këto janë kushte që vënë në provë të fortë organizmin dhe sensorët mbrojtës. Por për të garantuar një shëndet të plotë në vjeshtë gjatë ndërrimit të stinëve është e domosdoshme që të konsumohen rregullisht disa ushqime. Disa këshilla të vlefshme vijnë nga Karii Kooi, dietologe pranë Methodist Hospital në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka gjetur në disa ushqime si burim të mirë për të garantuar shëndetin fizik dhe mendor. Kungulli, është shumë i pasur me betakarotenë dhe vitaminë A që i bëjnë mirë shikimit dhe…

Read More

Pas 50 vitesh punë në zyrat publike dhe ambicieve presidenciale, Joe Biden më në fund arriti ëndrrën e tij për Shtëpinë e Bardhë. Nuk ishte fushata e ëndrrave pasi u zhvillua nën një situatë të pazakontë diktuar nga pandemia. Ai garoi kundër një kandidati jo të zakonshëm. Por ama në provën e tretë për presidencën, Biden dhe ekipi i tij gjetën një mënyrë për të kaluar pengesat dhe për të arritur fitoren edhe pse të vogël. Ai ka marrë numrin më të lartë të votave për një kandidat në historinë e SHBA-së. BBC ka renditur 5 arsye pse djali i…

Read More

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka kaluar një jetë të vështirë. Në një moshë shumë të re ajo u divorcua nga bashkëshorti dhe i është dashur t’i rrisë e vetme fëmijët e saj. Arjola tregoi në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, se karrierën si aktore e ka nisur në një moshë të madhe dhe shtoi se suksesi i saj i shpejtë në art, por edhe përfshirja në politikë është diskutuar negativisht nga publiku i gjerë. Mes emocionesh, Arjola theksoi se asnjëherë nuk u fol për atë nënë që rriti me vështirësi fëmijët e saj, bëri të pamundurën që t’u sigurojë…

Read More

Mpiksjet e gjakut janë hasur shpesh te pacientët me infeksion të rëndë COVID-19. Një studim i ri ka zbuluar mekanizmin që mund t’i nxisë ato në pothuajse gjysmën e pacientëve. Shkak është një antitrup autoimun që qarkullon në gjak, duke sulmuar qelizat dhe që shkakton mpiksjen në arterie, vena dhe enët mikroskopike. Mpiksjet e gjakut mund të rrezikojnë jetën, pasi ato janë në origjinë të goditjes në tru. Dhe, në rastin e COVID-19, mpiksjet mikroskopike mund të kufizojnë fluksin e gjakut në mushkëri, duke dëmtuar mbërritjen e oksigjenit. Jashtë infeksionit të ri të koronavirusit, këto antitrupa shkaktarë të mpiksjes janë parë tipikisht…

Read More

Pas sulmit terrorist të disa ditëve më parë Vjena nuk po gjen qetësi. Mëngjesin e sotëm në rrugët e kryeqytetit austriak ka lëvizur një makinë, e cila kishte kasetafonin me zë të lartë ku dëgjoheshin të shtëna armësh e më pas edhe ezani. Mediat vendase bëjnë me dije se një tubim i tillë ishte i paralajmëruar dhe më parë. Ndërkohë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, është shpërndarë video ku përmes altoparlantit të një makine ku dëgjohen të shtëna armësh, e më pas edhe ezani. Banorët e Vjenës janë shqetësuar nga kjo që kanë parë në rrugët e qytetit,…

Read More

Ndeshja ndërmjet Granadas dhe Real Sociedadit është në dyshim. Sfida do të luhet prej orës 16:15, ndërsa klubi i Grandas ka kërkuar që të shtyhet takimi. Rastet me COVID-19 kanë përgjysmuar skuadra e La Ligas. Granda ka udhëtuar drejt Sociedadit me vetëm 7 lojtarë nga ekipi i parë. Një situatë kaotike për shkak të virusit që ka pushtuar klubin. Drejtuesit e ligës janë mbledhur me urgjencë dhe po diskutojnë kërkesën e Grandas. Ata do të shohin nëse do ta shtyjnë ndeshjen, apo do të vendosin të luhet.

Read More

Teksa e gjitha Amerika dhe jo vetëm ishte në ankth për numërimin final të votave në Pensilvani, Joe Biden, po qëndronte në shtëpi me familjen e tij. E në fakt, kanë qenë nipërit dhe mbesat ata që i kanë dhënë atij lajmin se amerikanët e kanë zgjedhur atë si udhëheqësin e tyre të paktën për katër vitet e ardhshme. Mbesa e tij, Naomi, ka postuar në Twitter një foto të presidentit të zgjedhur të Amerikës, duke përqafuar i lumtur nipërit e mbesat, në momentin që ata i dhanë lajmin e gëzueshëm, ndërsa foto u bë virale. Ndërkohë në media po…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke iu përgjigjur akuzave të opozitës sa i takon projektit për Kopshtin Zoologjik dhe shkollën “Sami Frashërin”, deklaroi se do flasë puna. Luli dhe Mona i kanë bërë gati valixhet në 25 prill. “Kopshti i ri Zoologjik do të ketë më shumë hapësirë për kafshët, kurse bashkimi me Kopshtin Botanik do të vlejë për fëmijët, që të mësojnë florën, faunën, të jetojnë në natyrë. Por, sigurisht që si çdo gjë e mirë në qytet do të sulmohet. Nuk besoj se u habit njeri kur panë Saliun që gënjeu, kur tha që u tha liqeni. Fillimisht…

Read More