Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar presidentit e ri të SHBA-ve Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Rama uron Biden ndërsa shprehet se është i lumtur të vijojë bashkëpunimin me të për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara “Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.

Read More

Një i ri ka bërë kërdinë duke sulmuar disa klientë të pranishëm në një lokal në Itali, madje njërit prej tyre i kafshoi gishtin. Pas ngjarjes së papritur efektivët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe identifikuan dhe prangosën burrin. Ai është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare me të dhëna të ndryshme policore për krime droge dhe pasurie. I dehur dhe i trazuar, edhe kur arritën policët, ai vazhdoi të shpërthente, duke i sulmuar ata. Pas hetimeve të mëtejshme, agjentët zbuluan se 29-vjeçari ishte në zonë për të provuar përsëri të lidhej me ish-të dashurën e tij, e rraskapitur nga…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel qytetarëve për respektimin e masave që parandalojnë përhapjen e koronavirusit. Me anë të një video informuese ajo kategorizon të dhënat e sakta dhe ato që përhapin panik të rremë në komunitet. MSH citon CDC, sipas të cilës një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave, ndërsa shton se mbajtja e maskës nuk mjafton për të parandaluar përphapjen e virusit nëse nuk ruajmë higjienën dhe distancimin social. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë Fake- Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë Fakt– Sipas CDC, 40% e…

Read More

Spitali Infektiv duket se i ka izauruar të gjitha kapacitetet e tij dhe të infektuarit me COVID-19 që paraqiten në dyert e këtij spitali iu duhet të presin me orë të tëra në ambulancë. Familjarët e personave të prekur, apo ata që dyshojnë, pohojnë se prej disa orësh qëndrojnë jashtë spitalit, ndërsa familjarët e tyre në ambulanca, pasi iu është komunikuar se nuk ka vende të lira në Infektiv. Sipas Skëndajt në çdo 10 minuta, në Infektiv vjen një ambulancë. “Nuk kishte oksigjen, s’merrte frymë. E sollëm këtu. Ata rrinë në ambulancë të gjithë. Ishim në dispanceri, dhe na thanë…

Read More

Kryeministri Edi Rama i rikthehet përsëri raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty mbi UÇK-në. Përmes një postimi në Twitter, Rama pyet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta se pse kanë votuar pro ndaj këtij raporti që inkriminonte UÇK-në. Këtu i ka kërkuar llogari edhe Bashës për sajesën e Shtëpisë së Verdhë. “Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun…

Read More

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka rrëqethur me dedikimin e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të humorit, Koço Devole. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Agron Llakaj shkruan për kolegun e tij duke thënë se nuk mund ta besojë që ai është ndarë nga jeta dhe që nuk do të jetë më. Llakaj shprehet se humori humbi sot Gjeneralin dhe se dimensioni i tij artistik ishte i pakrahasueshëm dhe fisnik. “Mund te gjeja nje fotografi me te bukur,por ky karakter yti me con te Chaplin….,sa aktor i bukur,sa komik,skenarist e regjisor,karikaturist me…

Read More

Ka hyrë në ditën e 25 greva e urisë së naftëtareve të Rafinerisë së Ballshit. Gratë greviste i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të nisin nje proces dialogu. Në lidhje me këtë thirrje ka reaguar edhe vetë kreu i ekzekutivit përmes një postimi në twitter. “Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju.”-shkruan Rama.

Read More

Ka hyrë në ditën e 25 greva e urisë së naftëtareve të Rafinerisë së Ballshit. Protestuesit kanë deklaruar njëzëri se nuk tërhiqen, ndërsa i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dialogojë me naftëtarët. “Kemi forca për të qëndruar akoma. Nënat durojnë dhe fitojnë. Ministrja nuk na begenisi kur shkuam në Tiranë. Jemi për dialog sepse jemi shkëputur nga familja. Kryeministri Edi Rama të vijë të na jap dorën dhe të zgjidhi çështjen, të na cojë pranë fëmijëve.”, tha një prej grevisteve. Ndërkohë, një tjetër naftëtare tha se; “Ne po bëjmë një hap mbrapa për të gjetur një zgjidhje.…

Read More

Mëngjesin e sotëm ndërroi jeta një nga legjendat e humorit shqiptar, Koco Devole. Aktori ndërroi jetë pas një betëje me Covid-19. Lajmi i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarve, si ata që e kanë njohur nga afër ashtu edhe ata që njohin përmes humorit të tij të papërsëritshëm. Edhe këngëtarja shqipatare Elvana Gjata ka reaguar për vdekjen e Koço Devoles. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga filmi ‘Dy gisht mjalt” ku ka luajtur përkrah aktorit të humorit, me një zemër të thyer. Më pas ka shkruar dhe një mesazh ngushëllimi me fjalët më prekëse. “Hidhërimi është…

Read More

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Ilir Allkja la treguar përmes një postimi në rrjetet sociale një situatë me të cilën u përball mëngjesin e sotëm pasi kishte lënë shërbimin. Mjeku shkruan s epo ecte përballë QSUT-së dhe pasi kishte mbaruar shërbimin kishte hequr maskën e ka kanosur një efektiv policie. Allkja shkruan punonjësi i trashi zërin, ndërkohë që shton se duhet të ndihet me fat që nuk u shoqërua në polici, pasi ka edhe të tjerë që janë në burg. Postimi i plote: Policia kërcënon edhe mjekët ! Sot ora 09:10 tek po ecja përballë urgjencës së QSUT më ndaloi…

Read More

Një 35-vjeçar ka tentuar të vrasë kushëririn e tij me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në Karkanjoz të Beratit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K. S. 35-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin me inicialet Sh. S., 51 vjeç. “Tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn e tij, pas një konflikti të çastit në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen. Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit, Koço Devole. Aktori humbi jetën pasi ishte prekur nga COVID-19. “Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në mesazhin e tij në Twitter.

Read More