Author: tirana

Koronavirusi prej disa muajsh ka ‘pushtuar’ botën, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët, të cilët reagojnë në forma të ndryshme kur përballen me të infektuar. Mediat turke kanë publikuar një video në një moment kur një vajzë pasagjere shprehet në telefon se ka rezultuar pozitive me Covid-19. Kur pasagjerët e tjerë e dëgjuan këtë kanë reaguar të nervozuar duke i kërkuar të zbresë nga urbani. Vazja është shprehur se sapo e kishte mësuar dhe se nuk e dinte se ishte e prekur ndaj edhe kishte udhëtuar. Debati vijoi për disa minuta deri sa gruaja zbriti nga autobusi, shkruajnë mediet…

Read More

Anders Tegnell, shefi i Agjencisë së Shëndetit Publik në Suedi, ka tërhequr vëmendjen me mënyrën ndryshe për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Suedia nuk e praktikoi karantinimin, por thjesht bëri disa rekomandime për qytetarët e saj. Ajo nuk mbylli bare e restorante, as shkollat, por vendosi që të mbronte grupet më të rrezikuara duke ndjekur modelin klasik të mbrojtjes nga një pandemi. Kjo strategji ka bërë që Suedia të ketë 10 herë më shumë viktima sesa fqinjët e saj, Finlanda dhe Norvegjia. Në një intervistë për “Revista Bocas”, Tegnell parashikoi se kur do të kthehemi në normalitet. “Nëse do të…

Read More

Vetëm pak javë më parë këngëtarja Fjolla Moria zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla. Biznesmeni i propozoi për martesë Fjollës e cila tha ‘po’, ndërsa në media qarkullon lajmi se së shpejti çifti do të organizojë dhe një dasmë. Gjatë kësaj kohe këngëtarja nuk i ka kursyer edhe dedikimet romantike për partnerin e saj, por së fundmi ka qenë ai që i ka thurur disa fjalë të ëmbla Fjollës. Fisniku ka ndarë një foto krahas partneres, duke shkruar: “Ndonjëherë dikush vjen në jetën tënde, kaq papritmas, ta rrëmben zemrën dhe të ndryshon jetën përgjithmonë!” Kujtojmë që çifti ndodhet në arrest…

Read More

Ndërkohë që jemi në pritje të daljes së vaksinës ndaj Covid-19, njerëzve u rekomandohet që të ruajnë distancimin social, pasi kontakti fizik dhe qëndrimi pranë të tjerëve është burim infektimi. Infeksioni merret nga spërklat që bien në fytyrë, por, sipas një studimi, një pjesë e fytyrës është imune ndaj virusit. Bëhet fjalë për syrin. Sipas studimit të Universitetit të Uashingtonit, publikuar në “Cell Reports”, koronavirusi nuk arrin që të shumohet në kornenë e syrit. “Në analizat që bëmë, nuk kemi gjetur asnjë rast të shumimit të Covid-19 në sy”, shprehet Jonathan J. Miner, një nga udhëheqësit e studimit. Kërkuesit shkencorë…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë mesditë një takim me të rinjtë në Lezhë, prej ku iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë në zgjedhje më 25 prill dhe të votojnë kundër Edi Ramës. Në fjalën e saj para të rinjve, Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai po tenton të shkatërrojë familjen shqiptare. “Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë”, u shpreh kryetarja…

Read More

Treshja që do të hapë zyrtarisht samitin që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit është: Kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi. Në seancën plenare që nis në orën 11.25 minuta dhe ku diskutohet Tregu I Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit. Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidenti të Malit të Zi Gjukanovic. Vendimi më i rëndësishëm i këtij samiti është krijimi i Tregut të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ka ironizuar deklaratat e Monika Kryemadhit për koronavirusin. Kryemadhi tha disa ditë më parë se LSI nuk infektohet nga Covid-19, pasi kanë imunitet të fortë. Ndërkohë në një tjetër fjalim Kryemadhi tha se të kesh imunitet të fortë duhet të ushqeheh mirë dhe që të ushqehet mirë duhet të kësh rroga të larta. Në videon e publikuar nga Rama, thuhet se LSI ka pasur gjithmonë rroga të larta e prandaj sipas deklaratës së Kryemadhit kanë imunitet ndaj koronavirusit. “Vajmedet”, shkruan kryeministri përbri videos ironizuese.

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Gjithashtu, është ndaluar dhe një shtetase e shpallur në kërkim kombëtar e dënuar me 5 vite burg. Njoftimi Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ll., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas më datë 06.11.2020, rreth orës 22:30, për motive të dobta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Durrës. — Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të…

Read More

Deputeti socialist Ditmir Bushati ka uruar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në një postim në Twitter, Bushati shkruan: Karriera e Joe Biden në Senat dhe Shtëpinë e Bardhë ka qenë e lidhur vazhdimisht me shqiptarët. Programi i parashtruar prej tij për Shqipërinë e Kosovën gjatë fushatës presidenciale, sikundër përmendja e angazhimit të tij në Kosovë gjatë tubimit elektoral në Michigan, është tregues i vëmendjes së posaçme për shqiptarët dhe rajonin! Urime Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Read More

Më 11 nëntor Shqipëria luan kundër Kosovës, një test i rëndësishëm për trajnerin Edy Reja përpara dy ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve. Tekniku italian ka bërë publik listën e lojtarëve të grumbulluar për këto ndeshje dhe objektivat e Shqipërisë. Bie në sy që në Kombëtare ka rikthime të rëndësishme si Gjasula, Balaj apo edhe Uzuni.

Read More

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook shprehet se situata me pandeminë e Covid 19 po precipiton rrezikshëm. Sipas tij, duhen masa të rrufeshme dhe se qeveria duhet të dëgjojë. STATUSI I PLOTE Qeveri hap veshet, degjo, mos e trash me fajin me pandemine!! Pandemia po precipiton rrezikshem, kerkon masa te rrufeshme! Qeverian ka detyrim te degjoje sepse nuk eshte as pronare e shendetit te njerezve dhe as pronare e taksave te qytetareve, por thjesht administratore e tyre. Ka deshtuar totalisht me shendetin dhe Menaxhimi i Pandemise flet vete. Qeveria s’mund te vazhdoje te marre me qafe…

Read More

Raste të shumta te Lazio ka me Covid-19, por që klubi bardhekaltër nuk i ka bërë emrat publik. Disa lojtarë janë prekur me Covid-19 gjë që i kanë munguar Lazios në ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve. Por i fundit që është prekur nga ky virus është drejtori sportiv i klubit italian, shqiptari Igli Tare. Ka qenë presidenti i Lazios, Claudio Lotito që ka shpërthyer për La Republica për rastet pozitive tek klubi i tij dhe të tjerët. Ai ka konfirmuar se edhe drejtori sportiv Igli Tare është pozitiv me Covid-19. “Edhe Tare është pozitiv. Por në ditët…

Read More