Author: tirana

Udhëtarët që mbërrijnë nga Danimarka, me përjashtim të britanikëve, apo rezidentët e përhershëm, do të ndalohen të hyjnë në Britaninë e Madhe, njoftoi sot Ministria e Transporteve, pas zbulimit në këtë vend të një mutacioni problematik që vjen nga kastorët. “Të gjithë udhëtarët jo britanikë apo rezidentë të përhershëm që kanë qenë në Danimarkë apo kanë kaluar tranzit gjatë 14 ditëve të fundit do t’u refuzohet hyrja nga forcat kufitare pas mbërritjes së tyre duke nisur nga sot në orën 04:00 GMT”, theksoi ministria në një komunikatë. Ky vendim, i marrë me urgjencë, u mor pas publikimit të informacioneve nga…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shkruan se ai ishte emblema e humorit shqiptar dhe se la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. “Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes,” shkruan Veliaj.

Read More

Familja e poetes Rita Petro është në zi. Bashkëshorti i saj, botuesi i njohur Latif Ajrullai ka humbur jetën nga koronavirusi. Lajmin e hidhur e kanë dhënë miqtë e tij përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale. Psikologia Denata Toçe ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, ku tregon sesi është njohur me autorin, duke i dhënë kështu lamtumirën mikut të saj. “Sot Ti nuk je më. Po aq papritur sikurse më erdhe në jetën time, po aq papritur ike. Në fakt vdekja te mori pabesisht! Do më mungojnë së tepërmi flokët e tua të gjata, të shkallëzuara, sapo…

Read More

Një 46-vjeçar është gjobitur nga policia e Fushë-Krujës, pasi organizonte festa në biznesin e tij, në kundërshti me protokollin anti-covid. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet XH.B., Ky shtetas, pronar i një subjekti në Fushë Krujë, pasi është ndëshkuar me masë administrative në mënyrë të përsëritur, është konstatuar përsëri duke organizuar festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë.

Read More

Dashi Keni kaluar një periudhë aspak të lehtë, të mbushur me dyshime dhe luhatje, të cilat mund të rikthehen. Në dashuri duhet të kaloni një problem. Ndërsa në punë, mundohuni që të çoni përpara projektet tuaja. Mundësitë e reja nuk do të mungojnë. Demi Ju pret një ditë pozitive në dashuri, ku pasditja do të jetë më e mirë në raport me mëngjesin. Nëse jeni në një lidhje prej kohësh, mund të përfshiheni nga mërzia. Mund t’iu duhet të zgjidhni një problem personal Binjakët Ju pret një e enjte interesante në fushën sentimentale, edhe pse do të keni çështje familjare…

Read More

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti të shtunën në mbrëmje fjalimin e fitores në Uilmington të shtetit Delauer përpara përkrahësve të shumtë. “Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse,” tha zoti Biden përpara mbështetësve të mbledhur në një parking dhe që brohorisnin. “Zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë,” tha ai. “Unë e kërkova këtë post për të rikthyer shpirtin e Amerikës dhe për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë”, tha zoti Biden. Pa përmendur drejtpërdrejt rivalin e tij republikan, zoti Biden iu drejtua…

Read More

Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherësh drejtuesja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, foli për mundësinë e rikthimit të masave shtrënguese në vend. Ajo tha se nuk duhet t’i referohemi shembujve të vendeve të tjera, por të monitorojmë ditë pas dite atë çfarë ndodh brenda vendit, duke shtuar se Shqipëria është shumë pranë vijës së kuqe dhe se ekspertët do të detyrohet të propozojnë masa shtrënguese, pa i specifikaur ato. “Shifrat jepen çdo ditë, njerëzit i ndjekin. Dje shënuam një numër rekord të të infektuarve ashtu si edhe numri i…

Read More

Presidenti i Kosovës më 5 nëntor ka njoftuar Vjosa Osmanin, Avdullah Hotin dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për dorëheqjen e tij si pasojë e konfirmimit të aktakuzës së Speciales. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare më 5 nëntor kishte njoftuar për dorëheqjen e tij, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe kryetaren e Kushtetueses, Arta-Rama Hajrizin. Dorëheqja e tij nga pozita e të parit të shtetit ka ardhur pasi Dhomat e Specializuara ia kanë konfirmuar aktakuzën e ngritur gjashtë muaj më parë nga Prokuroria Speciale. Pas shkuarjes në Hagë, ushtruese e detyrës së…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar sot shqiptarëve përmes një videomesazhi për situatën me Covid 19. Ai thotë se tashmë është fakt që vala e dytë e kësaj pandemie ka trokitur te ne dhe se situata po rëndohet dita ditës. Por nisur nga kjo, kryedemokrati i kërkon qytetarëve të ruhen sa më shumë, pasi siç tha, sistemi shëndetësor dhe ai ekonomik po shkon drejt kolapsit. I pari i PD-së, shtoi ndër të tjera se në vend mungon lidershipi, ndërsa kryeministri Rama, jo vetëm që nuk mori parasysh propozimet e demokratëve, por e hedh edhe fajin për këtë situatë te qytetarët.…

Read More

Prokuroria e Tiranës sekuestron bilancet e shkollës “Turgut Ozal” në Tiranë. Dyshohet se kjo shkollë është përdorur për pastrim parash pasi, sipas indicjeve të organit të akuzës, ka të ardhura më të larta se ato që deklaron. Ndërkohë, vetë drejtuesit e “Turgut Ozal Education” i kanë konsideruar veprimet e Policisë dhe Prokurorisë si të qëllimshme. Gazetarja Klodiana Lala thotë se sipas tyre, aktiviteti i shkollës është në përputhje me ligjin shqiptar. Organi i akuzës ka marrë në pyetje adiminstratorët e shkollës dhe ka kërkuar që ata të dorëzojnë bilancet e tyre. Për këtë hetim janë informuar nga Prokuroria e Tiranës…

Read More