Një aksident është regjistruar sot në Gjirokastër, ku një automjet ka përplasur një grua. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘18 Shtatori’. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet R.K., e cila ishte duke kaluar në rrugë. Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa nuk dihet gjendja e saj.
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetin e tij social të Facebook dëshminë e një gruaje që pret bashkëshortin e saj të shtrohet në Infektiv, pasi rezulton i prekur me COVID. Demokrati thekson se Rama nuk fshihet dot nga përgjegjësitë dhe se duhet t’u japë shpjegim familjarëve të pacientëve, që presin në ambulanca për të marrë shërbim. Sipas Bardhit, situata ka dalë jashtë kontrollit. REAGIMI I BARDHIT Edi Rama nuk i fshihet dot përgjegjësisë për situatën e rënduar shëndetësore me mashtrime dhe sulme të pavërteta politike. Ai ka detyrimin t’u japë shpjegime familjarëve të pacientëve,…
Pas pak ditësh kryetari i PD Lulzim Basha pritet të shpallë drejtuesit e qarqeve që de facto do jenë deputetët e parë të listës me të cilën Partia Demokratike do garojë në 25 prill. Instituti i Studimeve Politike ka risjellë sot një studim mbi efektivitetin e deputetëve të opozitës para se ata të digjnin mandatet, në periudhën 2017-2019. Sipas të dhënave të këtij studimi vetëm 13 deputetë kanë pasur rezultat mbi 100 pikë në klasifikimin e 3 sesioneve parlamentare, ku bie ne sy me vlerësimin më të lartë Jorida Tabaku, e më pas Albana Vokshi, Edmond Spaho, Enkelejd Alibeaj, Oerd…
Pas pyetjes publike që kryeministri Edi Rama i bëri lideri të opozitës që të përgjigjej për dosjen e Dick Marty për ‘Shtëpinë e Verdhë’, vjen një reagim nga ky i fundit. Përmes një postimi në Twitter, kreu i demokratëve tha se Rama po bën zëdhënësin e Beogradit. Sipas Bashës, Rama është përgjegjës për jetët e humbura nga COVID-19. “Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë.”,…
Kejvina Kthella dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thaçi janë në një lidhje dashurie. Burime pranë tij kanë bërë të ditur se ai ka një lidhje të fshehtë me modelen. Flitet se Kejvina dhe Endriti janë njohur në Prishtinë nga mikesha e tyre e përbashkët, këngëtarja e njohur, Tayna. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Kejvina udhëtonte shpesh drejt Prishtinës, ndërkohë që këto ditë që familja Thaçi është në telashe të mëdha dhe i është konfiskuar pasuria, edhe marrëdhënia e tyre është në udhëkryq.
Donald Trump e ka pritur me shumë qetësi disfatën e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Menjëherë pasi u bë publik lajmi i fitores së Biden, Trump është shfaqur duke bërë foto me një çift të sapomartuarish në Klubin e Golfit, në Virginia. Presidenti sapo zbriti nga makina e golfit në klubin e Sterling, u rrethua nga një grup dasmorësh që po bënin fotot e ceremonisë. Një prej mbështetësve të tij ishte dhe nusja e re e cila i kërkoi kreut të Shtëpisë së Bardhë një foto për të shënjuar këtë moment të rëndësishëm për jetën e saj. Pavarësisht presionit…
Moderatorja Aulona Musta ka rrëfyer se një sëmundje nga e cila vuante nuk e ka lejuar që të ketë një fëmijëri si gjithë fëmijët e tjerë. Gjatë një interviste, Aulona Musta tha se vuante nga hepatiti dhe kjo sëmundje i është përsëritur katër herë. Ajo tregoi se mjekët i thanë nënës së saj se ishte me fat që i mbijetoi sëmundjes, që i vuri në rrezik jetën. Për këtë arsye, moderatorja tha se nuk mund të dilte të luante jashtë apo të vraponte, por qëndronte e mbyllur në shtëpi. “Fëmijëria ime ka qenë e vështirë duke qenë se kam kaluar…
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, njëherazi edhe drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës i është përgjigjur publikisht dhe menjëherë pyetjes së drejtuar nga mediet lokale nëse ai e ka përmbushur apo jo detyrën e polikanit në këtë qark. Beqaj radhit disa arsye të forta, duke sqaruar se ka qënë gjithmonë pranë shkodranëve duke nisur nga 2013-a e në vijim, qoftë në cilësinë e ministrit ashtu edhe të drejtuesit politik. STATUSI I PLOTË Pyetja e rradhës :”Po nga 2013-a kur Beqja kishte “cilësitë” politike që ka sot, madje edhe ministër, pse nuk e ka përmbushur “detyrën e…
Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në fillim të qershorit. Kridi tanimë është 5 muajsh dhe Klea ndan shpesh momente me të, por pa i zbuluar portretin, një zgjedhje kjo që ka lidhje edhe me bestytnitë, siç ka treguar moderatorja së fundmi në një seri pyetje-përgjigjesh në Instagram. Sigurisht që të gjithëve na ka rënë në sy si Klea u rikthye në formë në një kohë shumë të shkurtër. Ajo mori gjatë shtatzënisë jo pak, por 19 kilogramë, 16 prej të cilave i hoqi që muajin e parë pas lindjes. Por si ia doli?…
Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të njeriut të afërt të saj, Latif Ajrullai, botues dhe autor i njohur shqiptar, i cili, fatkeqësisht, humbi betejën me koronavirusin. Në një postim në rrjetet sociale ndërsa e quan Ajrullain “vëllaçko”, Malaj shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për ndarjen e tij nga jeta. “Sot është një ditë ku dhimbja është ulur këmbëkryq te miqtë e tu, i miri i motrës . Po tani si ta ngushëllojmë Ritën… Ishte një ikje pa kthim që na hapi një plagë të madhe .. Nuk me ka pushuar…
Duke marrë shkas nga situata në vend për shkak të shifrave në rritje të rasteve me COVID-19, vjen një kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili i ka drejtuar një pyetje rivalit të tij politik, Edi Ramës. Përmes një postimi në Twitter, Basha pyet Ramën se pse nuk e hap COVID4, ndërsa të infektuarit dergjen nëpër ambulanca. REAGIMI I BASHËS Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë,…
Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot në Kuvend ligjin ‘Për gjendjen civile’. Në arsyetimin e tij kreu i shtetit thekson se ky ligj nuk duhet të përdoret për përfitime politike. Sipas Metës, ndryshimi në ligj sjell kaos në listat e zgjedhësve, ndërsa shtoi se vendbanimi është detyrim për ta deklaruar dhe regjistruar. Mes të tjerash Meta pohon se në ligj mungon mekanizmi i verifikimit në terren DEKRET PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 130/2020 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10129, DATË 11.5.2009, ‘PËR GJENDJEN CIVILE’, TË NDRYSHUAR” Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, Dekretoj…