Londra e ditës së sotme ishte me mjegull dhe shumë më e qetë se zakonisht, ndërsa Anglia nisi bllokimin e dytë mbarëkombëtar. Që nga sot njerëzit janë të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, për të luftuar kundër rritjes së infektimeve nga Covid-19. Shkenctarët kanë pralajmëruar që rritja e numrit të rasteve mund të shkaktojë më shumë vdekje, sesa vala e parë që detyroi të bëhej një bllokim tre-mujor. Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh zyrtar të vdekjeve në Evropë nga COVID-19 dhe po lufton me më shumë se 20,000 raste të reja të koronavirusit në ditë. Bllokimi kombëtar…
Author: tirana
Pas prezantimit të projekt buxhetit të vitit 2021 në parlament ka reaguar edhe Partia Demokratike. Ish- deputetja Jorida Tabaku tha se ky buxhet nuk zgjidh dhe as nuk shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit dhe pandemisë, por sipas saj është gënjeshtër elektorale që do të shërbejë si arkë personale për oligarkët. “Buxheti 2021 do të jetë akoma më keq për shëndetësinë, për arsimin, për infrastrukturën publike, për të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, për familjet që nuk kanë akoma një shtëpi nga tërmeti, për profesionistët, për biznesin. Ky është një buxhet që nuk mbështet rritjen…
Muajin që lamë pas, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër. Çifti u bekua me një djalë, ndërsa Joni u bë me një vëlla të vogël. Ata zgjodhën emrin më të veçantë për të birin i cili ka ndryshuar tërësisht jetën e tyre, duke e quajtur Diell. Dielli ende s’ka mbushur një muaj, ndaj s’mund të ndahet lehtë nga mami Arbana. Për këtë arsye, ajo e merr me vete edhe kur duhet të punojë, siç ka treguar në pozën e fundit të publikuar në Instagram. Teksa përgatitej për të xhiruar një reklamë, ajo ka pozuar me të…
Zërat e largimit ndikuan shumë te Lionel Messi, i cili po luan vitin e fundit të kontratës me Barcelonën. Një video ku shihet Lionel Messi teksa ecën në fushë gjatë ndeshjes ndaj Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve po komentohet shumë. Barcelona fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Dynamo Kievit në ndeshjet e tretë të grupeve në Ligën e Kampionëve. Ylli argjentinas i Barcelonës si duket nuk ishte i interesuar të luante dhe nuk kishte motiv ndaj Dynamo Kievit. Në pamjet e fokusuara, kapiteni i Barcelonës nuk duket i interesuar ta ndihmojë skuadrën në mbrojtje dhe kjo gjë po…
Moderatorja e ‘Top Channel’, Megi Pojani, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vet përmes disa postimeve në rrjetet sociale. Ajo shpërndau në rrjetet sociale një shkrim ku shprehej se kishte rezultuar pozitive në tamponin e Covid-19. E pyetur nga Prive, ajo e ka konfirmuar lajmin dhe është shprehur se tashmë prej dy ditësh ndodhet në regjim shtrati pasi ka temperaturë të lartë dhe dhimbje kokë. “Kam nja dy dite regjim shtrati me temperaturë të lartë dhe dhimbje kokë”, thotë ajo duke vazhduar, “Po shpresoj që nga nesër të bëhem pak më mirë”. Ndërkohë në një postim tjetër në rrjetet sociale…
Emri i modeles Oriola Marashi është ndër më të lakuarit në mediat shqiptare dhe format e saj super seksi kanë tërhequr jo pak vëmendjen.Madje, shpesh ka ndodhur që bukuroshen ta akuzojnë për photoshop apo ndërhyrje estetike, të cilat Oriola i ka mohuar gjithmonë.Ajo ka treguar se i vetmi ndryshim që ka pësuar trupi i saj ka ardhur me rritjen dhe s’ka bërë asnjë ndërhyrje në trup apo në fytyrë.Madje, ajo e ka vëretuar këtë me një foto të vjetër të tetë viteve më parë, të cilën e ka gjetur sot në Facebook.Modelja shfaqet me kilogramë më pak për shkak të…
Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo ka bërë publik lajmin me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në postimin e saj Hoxha thekson se është karantinuar bashkë me familjarët e saj dhe po vijon punën nga shtëpia. “Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer…
Dashi Dita e nesërme është perfekte për t’ia nisur nga e para dhe për t’u marrë me gjëra të reja. Sot do të jeni në gjendje që të tejkaloni çdo pengesë. Mundësi të reja do t’ju dalin para dhe do t’ju ndryshojnë jetën, megjithatë duhet ta kapni këtë mundësi sa ka ende kohë. Tregohuni të shkathët dhe të vendosur. Demi Me pak durim dhe qetësi dita mund të jetë shumë produktive. Megjithatë, të pasurit durim është një sfidë shumë e madhe momentalisht. Do t’ju duket sikur koha do të ngadalësohet dhe asgjë nuk do të lëvizë aq sa për t’ju…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka vizituar familjet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë Administrative Ishëm në Lezhë.Qytetarët i kanë shprehur Bashës shqetësimin se nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet për tërmetin, ndërsa kryedemokrati u ka premtuar se problemet e tyre do të marrin fund pas 25 prillit. Por gjatë takimit, një nga qytetarët e ka ngatërruar Bashën me presidentin Meta, pasi i drejtohet me fjalët: Ky është realiteti zoti Ilir. Më pas e ka kuptuar lapsusin edhe e ka korigjuar, duke iu drejtuar me emrin Basha.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e bujshme në Kosovë. Për Manjanin, Vjosa Osmani duhet të zgjidhet në mënyrë permanente Presidente e Republikës së Kosovës. “Vjosa Osmani duhet të zgjidhet në mënyrë permanente Presidente e Republikës së Kosovës. Së bashku me Albin Kurtin ishin dy politikanët më të votuar në zgjedhjet e fundit politike në atje. Kosova do nderohej të kishte kryetar të shtetit të saj një grua, politikane e votuar masivisht”, shkruan Ylli Manjani.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, e si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motori. Ende nuk bëhet e ditur identiteti i viktimës. Policia e Shkodrës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Pacolli ka thënë se sot Kosova po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë, për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor. “Sot, vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor. Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, e ka udhëhequr Kosovën përmes luftës së saj për pavarësi dhe liri. Ai mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë.Unë besoj në…