Author: tirana

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ka reaguar për dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit. E ftuar në ABC News, Dade deklaroi se shpeshherë politika e jashtme shqiptare nuk është treguar e përgjegjshme. Ajo theksoi se roli i Thaçit është i rëndësishëm, ndërsa shtoi se ka rezervat e saj për politikat që janë zhvilluar për çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon. “Ne nuk jemi të përgjegjshëm dhe të mbrojmë me fanatizëm atë çfarë kemi arritur dhe të mendojmë që kemi një përgjegjësi shumë të madhe për shqiptarët kudo që jetojnë. Për mua shpeshherë, vizioni dhe prakticiteti është i…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta vlerëson aktin e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve që dhanë dorëheqjen për tu përballur me akuzat në Hagë, ndërkohë shkruan se është i bindur në pafajësinë e tyre. “Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën. Ky është një moment reflektimi…

Read More

Ditën e sotme president i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare.  Në lidhje me këtë vendimarrje të Thaçit ka reaguar dhe kryeministri Hoti, i cili shprehet se qeveria e Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së. Hoti gjithashtu thekson se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim përfundimtar të drejtësisë, duke iu referuar ish-presidentit Thaçi. Njoftimi i plotë: Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të…

Read More

Çdo shenjë e zodiakut ka tonalitetin e vet të ngjyrave, ajo e duhura që bën që të gjitha energjitë të dridhen, që sjell fat të mirë dhe që jep diçka më shumë.  Ngjyrat janë të afta të ndikojnë në jetën dhe zakonet tona. Secila prej tyre ka karakteristika të sakta, të cilat mund të shoqërohen me shenjat zodiakale.Në astrologji ne synojmë të shoqërojmë një ngjyrë me çdo shenjë zodiakale. Në të vërtetë, ngjyrat na ndihmojnë të përcaktojmë jetët tona, zakonet tona dhe ndjenjat tona dhe secili prej tyre merr një kuptim të veçantë, të lidhur me personalitetin dhe shenjën zodiakale…

Read More

Hashim Thaci jep dorëheqjen si president i Republikës. Vendimi pas komunikimit të aktakuzës nga Haga. “Çmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguhet për lirinë e vendit tonë. Unë jam me fat që jam gjallë e kam parë me sytë e mi ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet. Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK. Krenar që bashkë me aletatët tanë kemi luftuar regjimin e Miloshevicit, e kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi. Kemi qenë të përkushtuar për shtet. Jemi populli liridashës, por jo hakmarrës, asnjë pretendim nuk do shkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima…

Read More

Kryeministri Edi Rama fjalën në Kuvend për projekt-ligjin e vitit 2021 e ka filluar duke sulmuar opozitën. Rama kujton krizat e viteve 1997 dhe 2013 ku thotë se mazhoranca e dikurshme ose opozita që do të rikthehet në pushtet shkaktoi dy humnera ose gropa borxhesh e likuiditeti. Ndryshe nga ’97 me formulën ”Jep 1, merr 2”, Rama thotë se opozita tashmë e ka ”Jep 1, merr3”, pasi duke votuar Bashën merr edhe Kryemadhin me Metën, pasi Sali Berisha është në barkun e liderit opozitar si luani që udhëheq lepurin. ”Ftesat për të mos u marrë me të shkuarën ,dhe për…

Read More

Zgjedhjet në SHBA po shoqërohen me debate të shumta, ku nuk mungojnë as akuzat se Biden po manipulon votat. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe analisti Altin Goxhaj, i cili ka dalë me një paralajmërimin të fortë, nëse Donald Trump humbet zgjedhjet në SHBA. Postimi i plotë: Kujtesë nga 30 shtatori. Që t’ju rifreskojmë memorien po ripostojmë analizën time të 30 shtatorit, ku paralajmëroja se Trump mund të humbasë për shkak të manipulimeve elektorale nëpërmjet votës me postë! Për të gjithë ata që s’dinë se ç’bëjnë, urojnë të mos përfundojnë në ferr bashkë me ne. “Dje në debatin presidencial…

Read More

Shumica e vendeve në botë po punojnë për të lehtësuar përhapjen globale të 5G që në gjashtë muajt e parë të vitit 2021. Ekspertët e industrisë pajtohen me faktin që teknologjia do të ofrojë potencial të pakufizuar për të përmirësuar jetën e njeriut, nga zhvillimi i lidhjes më të besueshme dhe më të shpejtë deri tek lufta ndaj krimit digjital. Dhe pikërisht, nga ky këndvështrim është interesante të vlerësohet se si 5G do të lejojë ekipet e specializuara në një shkallë të gjerë për të parandaluar, kundërshtuar dhe shmangur shumë prej kërcënimeve që sot ndikojnë si në përdoruesin privat ashtu…

Read More

Ish-kryetarja e Kuvendit, ish-figurë kryesore e Partisë Demokratike, e cila tashmë i është bashkuar nismës “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli tha gjatë një interviste televizive se, “qëllimi nuk është një karrige në parlament, por që të sjellë një ndryshim, largimin e tre kryetarëve të partive të mëdha”. “Unë betejën do ta bëj në Tiranë, por edhe në çdo qytet të vendit tonë. Në këtë betejë nuk hyj thjesht për të marrë një karrige parlamenti. Unë e kam pasur këtë karrige për vite të tëra dhe nuk më jep, nuk më shton asgjë nga ajo që kam pasur. Unë i kam…

Read More

Emri i Loredanës është ndër më të lakuarit në media e rrjete sociale. Ajo vihet në qendër të vëmendjes jo vetëm për talentin në muzikë, sukseset e panumërta, jetën private e historinë e dashurisë me Mozzik, por edhe për shpenzimet e çmendura. Duke qenë se i siguron vetes të ardhura të mira, sigurisht që Loredana ia plotëson vetes edhe disa “teka”. Kush është ajo femër që nuk i do bizhutë? Reperja ka blerë një palë vathë në të cilët na ngelën sytë, por do t’ju ngelë edhe mendja kur të mësoni çmimin. Faqja “What They Wearin” në Instagram ka zbuluar…

Read More

Vazhdon numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Joe Biden është vetëm një hap larg fitores, së fundmi ka reaguar edhe djali i Donald Trump, Erik Trump. I biri i Preidentit amerikan ka akuzuar demokratët se po bëjnë kërdinë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës dhe sipas tij ata po vjedhin votat. Ndër të tjera aië shtë shprehur se demokratët po shkatërrojnë procesin zgjedhor. “Ata po shkatërrojnë procesin zgjedhor në këtë vend”, tha Eric Trump, referuar demokratëve, duke folur në Filadelfia. Ditën, e djeshme edhe Donald Trump ka akuzauar demokratët, se këta të fundit po vjedhin votat. Trump…

Read More

Policia e Austrisë ka bërë të mundur arrestimin e 14 personave si të dyshuar se kanë lidhje me sulmin terroristë në Vjenë, ku si pasojë 5 persona kanë ndërruar jetë, mes të cilëve edhe autori i sulmit. Ndërkohë, mes të arrestuarve janë dhe katër shqiptarë, dy nga ata me nënshtetësi kosovare dhe 2 të tjerë nga Maqedonisa e Veriut. Sipas të dhënave nga KlanKosova, dy prej të arrestuarve janë Kujtim Kadriu dhe Arianit Fetaj nga Kosova dhe Argjend Ganiu dhe Uzeir Avdili. Familjarët Kujtim Kadriut lidhur me arrestimin e tij  kanë deklaruar se ai është arrestuar aksidentalisht dhe se nuk ka…

Read More