Moderatori Blendi Fevziu duket se është lënë në “baltë” nga një prej të ftuarit për të komentuar zhvillimet në Amerikë. Teksa po prezantonte të gjithë panelin e të ftuarve në studio, Fevziu ka treguar se një prej tyre nuk kishte shkuar, duke mos e zbuluar emrin e tij. Megjithatë ka shtuar se ishte përfaqësues politik. “Kishim dhe një person tjetër por ai vendosi në moment të fundit, ishte përfaqësues politik në fakt, forca politike vendosi që të mos vinte në momentin e fundit sepse kishte frikë se mos ndikonte në zgjedhjet amerikane. Zgjodhi të ishte neutral,”-tha Fevziu.
Author: tirana
Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm vlerash ushqimore, është i shëndetshëm për kockat tuaja dhe ka edhe më shumë përfitime nëse e pini para se të flini. Për shembull, mund t’ju ndihmojë të flini gjumë më shpejt, të qetë pa u zgjuar në mes të natës dhe madje të rrisni humbjen e peshës! Qumështi ka përbërës që mund të përmirësojnë cilësinë tuaj të gjumit. Disa studime mbi njerëz dhe kafshë kanë treguar se pirja e qumështit mund të çojë në një gjumë më të mirë. Qumështi përmban triptofan dhe melatonin, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bini në gjumë më…
Dashi Nisje e mirë me udhëtimet dhe aktivitetet sociale. Por mund t’ju duhet të bëni më shumë për të ndihmuar një shok për të arritur atje ku ai dëshiron. Nevojat e tyre duket se janë shumë më të mëdha edhe se tuajat, kështu që bëhuni gati të sakrifikoni. Demi Ajo që dukej një situatë e vështirë dje, nuk duket e tillë nesër, ndërsa nesër do të jetë harruar. Herën tjetër përpiqu të mos e lejosh veten të ndikohet nga opinioni i njerëzve të tjerë. Binjakët Që tani duhet të jetë e qartë që keni punuar shumë fort që të përfitojnë…
Ish-ministrja Arta Dade u shpreh se nuk ka ndodhur në historinë e SHBA-ve, që një president të dalë dhe të thotë se po bëhen përpjeke për vjedhjen e zgjedhjeve. “Nuk ka ndodhur në historinë e SHBA-ve, që një president të dalë dhe të thotë se po bëhen përpjeke për vjedhjen e zgjedhjeve. Nëse bie institucioni i zgjedhjeve atëherë bie një institucion shumë i shenjtë i SHBA-ve. Nuk kisha dëgjuar edhe për ndërprerje votash kur procesi është në vazhdim. U fol edhe për konfrontime fizike. Në të tillë mënyrë mund të krijoheshin incidente. Kur institucionet po merrnin masa për një dhunë…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Qukës, ku dy mjetet janë përplasur ‘kokë më kokë’. Sipasojë e përplasjes mësohet se janë plagosur tre persona të cilët janë dërguar për në spitalin e Librazhdit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se shkak i këtij aksidenti është një parakalim i gabuar i njërit nga drejtuesit të mjeteve.
Agjencia e lajmeve AP raporton se kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar shtetin e Wisconsin duke i siguruar kështu edhe dhjetë vota elektorale. Trump depoziton kallëzimin për ndalimin e numërimit në Michigan, Biden: Mbrojmë votat Presidenti Donald Trump bën një tjetër lëvizje duke depozituar në gjykatë një kallëzim I cili kërkon ndalimin e numërimit të votave në shtetin e Michigan. Lëvizja e Republikanit vjen pak para se Joe Biden të shpallë fitoren. Ndërkohë, kandidati demokrat është shprehur se do të mbrohet çdo vote. “Duhet të garantojmë që çdo votë do të numërohet. Jemi duke kryer mbrojtjen më të madhe elektorale…
COVID-19 ka prekur edhe stafin mjekësor në QSUT. Kirurgu në spitalin QSUT, Enton Bollano ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Burime bëjnë me dije se është vetëkarantinuar në shtëpi dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Pasi kërkoi rinumërimin e votave në Wisconsin, Donald Trump ka sërish pretendime për një nga shtetet ku sipas projeksioneve Biden është shpallur fitues. Trump ka depozituar një padi ku kërkon mbylljen e procesit të numërimit të votave në Michigan. “Ne kemi ngritur padi sot në Gjykatën e Kërkesave të Miçiganit për të ndaluar. Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara ndërsa nuk kemi pasur qasje kuptimplotë”.
Janë më shumë se 20 mijë mjete të sekuestruara nga policia në vite të cilat nuk tërhiqen nga pronarët, pjesa më e madhe për faktin se vlera e gjobave të prapambetura e tejkalon vlerën e mjetit. Nisur nga kjo situatë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu propozon që parlamenti të votojë një amnisti, e cila do të mundësonte edhe çlirimin e oborreve të komisariateve. “Janë mbi 20 mijë mjete… dhe ne kemi propozuar që të nxjerrin një amnisti për të gjitha mjetet të cilat deri në vitin 2013 janë magazinuar, të kalojnë për skrap”, u shpreh Veliu. Sipas Veliut,…
Ekspertja Olesia Leço ka rrëfyer përse nuk ka blerë kurrë rroba të përdorura duke shpjeguar se nuk do të jenë asnjëherë në zgjedhjen e saj pasi kanë energji. Ajo u shpreh se veshja është e rëndësishme pasi çdo person komunikon përmes saj dhe në rrobat e përdorura i duket sikur transmetohet energjia e personit që e ka veshur më parë. “Unë kam frikë nga energjia që mund të transmetojë, pasi çdo rrobë ka energji, jam supersticioze. Çdo veshje ka emocionet e saj, ndjenjat e saj. Edhe kur shkohet në funeral, duhet ta lajmë përpara se ta veshim sepse ka pasur…
Deputeti socialist Ditmir Bushati flet për pozicionin e tij në Partinë Socialiste si dhe marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në ABC Radar, Bushati tha se aktualisht është pjesë e disa proceseve komplementare, ndërsa theksoi se nuk është larguar nga familja socialiste. Bushati deklaroi se do vazhdojë të jetë në politikën shqiptare. Ndalur te raportet me kryeministrin Edi Rama, Bushati u shpreh se ka raporte normale të punës. “Këto janë procese komplementare. Unë drejtoi delegacionin shqiptar në asamblenë e OSBE. Sot jam pjesë e ekpit që po monitoron zgjedhjet në SHBA. Do vazhdoj t’i…
Një 40 vjeçar nga Dibra është gjetur i varur në Iraklio, Kretë. Njoftimin për këtë ngjarje të rëndë e ka bërë Komuniteti Shqiptar Hania duke bërë të ditur identitetin e shqiptarit, Altin Merdini. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa Komuniteti Shqiptar Hania dhe ambasadorja Luela Hajdaraga kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit që kërkojnë nga organet kompetente të Iraklios që të zbardhin ngjarjen. Ndërkohë është bërë i mundur nisja e trupit të tij për në Shqipëri.