Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 421 raste të reja dhe shtatë humbje jete. Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 22,721, ndërsa ai i viktimave në 543. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë, 15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër, 11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, 8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në…

Read More

Artisti kosovar, Alkent Pozhegu, ka portretizuar me fara dhe kokrra kandidatin e demokratëve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Joe Biden. Kosovari që hyri në librin Guiness për artin e tij të veçantë, bëri jehonë në mediet ndërkombëtare për portretin e tij të fundit. Imazhi i tij u zgjodh si fotografia më e mirë në mesin e medieve si The Guardian dhe The Telegraph. Pozhegu edhe më parë kishte protretizuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, këngëtaren me prejardhje shqiptare me famë botërore, Dua Lipa si dhe këngëtaren Rita Ora.

Read More

Me anë të një postimi në rrjetin social, Donald Trump, vazhdon të bëjë thirrje të ndalohet numërimi i votave. Nëpërmjet Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë kërkon ndalimin e këtij procesi. ”Ndaloni numërimin’’, shkruan Trump. Ditën e djeshme, presidenti depozitoi padi në Gjykatë, ku kërkoi ndalimin e numërimit në shtetin e Miçiganit dhe të Pensilvanisë. Këto shtete, pritet të jenë vendimtare në përcaktimin e rezultatit përfundimtar. Sipas mediave amerikane, deri më tani kryeson kandidati demokrat, Joe Biden me 264 vota elektorale, ndërsa Donald Trump ka 214. https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1324353932022480896

Read More

Mjekja shqiptare Rubena Maçi, e cila punon në Torino të Italisë, tha se numri i të infektuarve po rritet çdo ditë, por nuk janë si në valën e parë. Ajo foli në “Wake Up” për masat kufizuese që kanë nisur nga sot e që do zgjasin deri në datën 3 dhjetor. Autoritetet kanë thënë se masat kufizuese janë paksa më të lehta, dhe që do të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike. Sërish e gjithë Italia, sipas dekretit që ka firmosur Giuseppe Conte, do të ndahet në tre zona: Zona e kuqe (me rrezik të lartë), portokalli (me rrezik të…

Read More

Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi sapo janë nisur për në Hagë me një aeroplan ushtarak. Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot paradite në një konferencë për media ku njoftoi se i është konfirmuar aktakuza. Kadri Veseli po ashtu ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës. Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.

Read More

Është ndryshuar sërish kreu i Kadastrës së Vlorës. Zv.drejtor rikthehet Klodian Troci i cili ishte pezulluar më herët nga ky institucion në listën e 25 specialistëve për shkelje në dosjen e “Jalës”. Ndryshimet kanë konsistuar në pozicionin e shefit të hartografisë dhe shefit të legalizimeve. Në vendin e Klodian Trocit si drejtues i IKMT emërohet zv. Kryetari i bashkisë së Himarës, Simbol Pazaj.

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ një video nga incidenti me policinë sot gjatë një takimi në Durrës, teksa u gjobit për mosmbajtje të maskës. Kryemadhi pretendon se një prej punonjësve të policisë, nuk i është bindur urdhrit për të gjobitur përfaqësuesit e LSI-së. Vetë Kryemadhi thekson se ende ka shpresë në këtë vend, siç është shembulli sipas saj i polices, të cilën e quan heroinë. “Sot në Durrës. Ende ka shpresë, shqiptarët kanë dinjitet. Frymëzues veprimi i kësaj police, heroina e vërtetë e ditës dhe shembull i forcës së gruas. Ajo…

Read More

Akoma nuk është dhënë verdikti përfundimtar, pasi numërimi nuk ka përfunduar, por disa media amerikane që e kanë shpallur verdiktin e tyre për Arizonën, duke deklaruar se, ky shtet i kalon demokratit Joe Biden. Por në fakt, në Arizona, numërimi i votat nuk ka përfunduar plotësisht. Madje Joe Biden, e ka humbur ndjeshëm diferencën e theksuar që kishte me Donald Trump. Sipas “Daily Mail”, diferenca ka zbritur nga 200 mijë vota në vetëm 13 mijë. Kjo ka bërë që protestues të armatosur pro-Trump të zbresin në shesh, duke kërkuar që të numërohet çdo votë. Tensione janë shënuar në një qendër…

Read More

Deputeti Myslim Murrizi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama hedhur sot në Kuvend në drejtim të opozitës parlamentare. Murrizi i kujton Ramës se ka ardhur nga vargoni i fundit i Fatos Nanos në ’98, ndërsa më pas e riktheu edhe njëherë treni i Gramoz Ruçit në 2009. Ai shton se shakatë dhe ironitë për matematikën Rama duhet t’i bëjë me Bashën dhe jo me opozitën parlamentare pasi me të ndan gjahun e taksave. “Buxhet imagjinar i tipit 3D. 4 miliardë euro të ardhura llogariten t’i merren taksapaguesve, qytetarëve shqiptarë, një pjesë të regjistruar në QKR si biznese dhe të…

Read More

Ish-kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, u arrestua dje nga EULEX dhe u dërgua në Hagë. Pas arrestimit të Krasniqit, vajza e tij Gresa është shprehur se prej 8 orësh babai i saj është marrë në pyetje dhe e gjithë shtëpia është bastisur. Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, Gresa ka rrëfyer momentet e para, kur zyrtarët e EULEX “të armatosur gjer në fyt” siç thotë ajo, kanë shkuar në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së në Prishtinë. “Dita e djeshme ka qenë dita më e keqe e jetës time. Ka ndodhur gjithçka shumë shpejt. Ka qenë dita më…

Read More

Janë të paktë njerëzit që nuk bëjnë ‘selfie’ dhe janë pafund njerëzit, veçanërisht të rinjtë që kalojnë një kohë të konsiderueshme duke bërë fotografi. Annukka Lindell, një pedagoge e neuropsikologjisë në Universitetin “La Trobe” në Melburn ka zbuluar me anë të një studimi se shumica e personave që bëjnë selfie preferojnë të tregojnë anën e majtë në fotografi. Ajo analizoi 2000 selfie në Instagram për të kuptuar pse ne e perceptojmë këtë anë të fytyrës si më të këndshme dhe kur pyeti pjesëmarrësit se përse zgjidhnin atë anë, një pjesë shumë e madhe thanë se e bënin në mënyrë të…

Read More

Dashi Dashi është një shenjë që ka dëshirë të ketë një partner besnik përgjatë gjithë jetës. Edhe pse kanë dëshirë të ndihen të lirë. Dashi me shumë gjasë duhet të martohet në moshën 22-23 vjeçar. Demi Stabiliteti familjar është një preferencë e demit. Dashuria, martesa dhe një familje e lumtur është qëllim që demi duhet ta arrijë në fillim të të 20-ave. Binjakët Është e vështirë te përcaktohet një moshe martese për personat e kësaj shenje sepse shpesh ata ecin në drejtime të ndryshme dhe nuk janë te qarte për atë qe duan të bëjnë. Më mirë le të vendosin…

Read More