Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë një vendim për të ndryshuar rregulloren e institucionit duke i dhënë të drejtën vetes të promovojë drejtues në krye të prokurorive të rretheve dhe të apelit të cilët nuk e kanë bërë akoma vetingun; ndërsa kandidatëve që e kanë kaluar me sukses filtrin e rivlerësimit do t’u bëhet një kontroll shtesë për pasurinë dhe figurën. Me 6 vota pro dhe 3 vota kundër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të mërkurën ndryshimin e rregullores për rekrutimin dhe karrierën e prokurorëve, duke i dhënë të drejtën vetes që të kryejë verifikimin e pasurisë dhe…
Author: tirana
Deputeti i njohur i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli është infektuar me koronavirus. Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti, njëkohësisht sekretar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, është vetëkarantinuar në banesë. Angjeli prej ditësh ka qenë në gjendje jo të mirë dhe me simptoma të lehta, teksa sot i është kthyer përgjigja e tamponit, i cili ka rezultuar pozitiv. Kujtojmë se dje pozitiv rezultuan dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Pëllumb Pipero shprehu miratimin e tij për masat e reja të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve pasi ditët e fundit po rritjen rastet. Mjeku tha se shqiptarët duhet të bëjnë kujdes pasi rre ziku më i lartë i infektimit vjen nga baret dhe restorantet, ku këshillohet mbyllja me orare. “Vatër kryesore e përhapjes së virusit janë baret dhe restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet. Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit” tha Pipero.
Përmes një video në ‘Facebook’ kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e liderit të opozitës, Lulzim Basha pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Manastirliu në Kuvend. Rama tha se Bash nxori nga konteksti fjalën e ministres, ndërsa shton se ministrja ska dashur që të thotë gjë tjetër, veçse; o njerëz mbroni veten dhe të tjerët. Ndër të parat që mbështet kryeministrin është edhe Areti Beruka, kryeinspektore për shendetin në Tiranë, e cila është lakuar më së shumti në mediat për deklaratën e saj “se mezi priste që të vinte Covid-19 në Shqipëri”. Beruka shkruan se ministrja ishte…
Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj i ftuar në Report Tv, është pyetur nëse do të ketë shpërblim për vitin e ri për pensionistët. Deputeti tha se nuk është momenti që tu hapet “oreksi” atyre në një moment të vështirë. “Nuk e kam si informacion. Të gjithë duhet të jemi më të rezervuar me kërkesat tona. Të gjithë kanë të drejtë për të jetuar më mirë por besoj se situata e pandemisë duhet të na bëjë pak më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se beteja me pandeminë është ndërkombëtare. Pasi të dalim nga kjo betejë mund të kërkojmë më shumë. Nuk…
Shumë qytetarë kanë publikuar pamje të dhimbshme në mediat sociale, pas tërmetit që tronditi Greqinë dhe Turqinë mesditën e sotme. Ndërkohë, në një video të shpërndarë ne Instagram, shfaqen momente prekëse të një nëne që mundohet të mbulojë me trupin e saj fëmijën ndërsa banesa dridhet nga lëkundjet. Pas disa sekondash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo arrin që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë.
Tërmeti tragjik që goditi Turqinë ditën e sotme, deri më tani ka shkaktuar 12 viktima dhe qindra të plagosur. Mediat turke kanë publikuar një shkëmbim mesazhesh të një burri që mendohet se ka ngelur nën rrënojat e një ndërtese dhe është duke kërkuar ndihmë. Në mesazhe dallohet paniku dhe ankthi i personit, teksa i dërgon vendndodhjen mikut të tij. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave nën rrënoja.
Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës. Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë. Tashmë, Fjolla dhe Fisniku po bashkëjetojnë dhe ai e mbulon çdo ditë me dhurata romantike, ndërsa këngëtarja gjeti rastin të na tregojë unazat me gurë të çmuar në duart e saj. Ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqytet, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 shtetas. Policia njofton se rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pamje të ngjashme me ato që ndodhen pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri janë shpërndarë edhe nga Izmiri në Turqi, i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm. Shumë qytetarë kanë vendosur të largohen nga qyteti pasi ekziston frika për pasgoditje. Kjo ka sjellë trafik të rënduar, duke detyruar ministrin e Brendshëm të reagojë në rrjetet sociale. Soylu u ka kërkuar qytetarëve të Izmirit që të mos përdorin automjetet personale, pasi kanë bllokuar rrugët. “Kërkesa jonë nga qytetarët tanë në Izmir, ju lutem mos përdori automjetet tuaja. Ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme…
Japonia sot i kërkoi pushtetit lokal të shtyjë festat e ardhshme të Vitit të Ri për të ndihmuar në parandalimin e valës në rritje të rasteve të koronavirusit (COVID-19), të cilat janë ngjitur në mbi 100 mijë.. Ministri i ngarkuar me luftën kundër pandemisë, Yasutoshi Nishimura tha se shtyrja e festës mund të zvogëlojë turmat dhe të shmangë një rritje tjetër të rasteve. Rastet e koronavirusit në Japoni u rritën të enjten në 100.407, përfshirë 1.733 vdekje. Vendi ka kryer gati 2.39 milionë teste. Një komitet qeveritar kishte sugjeruar zgjatjen e pushimeve të Vitit të Ri deri më 11 janar,…
Situata me pandeminë në të gjithë Europën po i con disa shtete drejt një mbylljeje tjetër. Numat janë në rritje për të gjitha vendet dhe një ndër ato që po rrezikon dhe po merr masa kufizuese të cilat kanë prekur sportin apo futbollin është vendi ynë fqinj i Maqedonisë së Veriut. Ministria e shëndetësisë atje ka ndryshuar protokollet e saj duke detyruar në një farë mënyre Federatën e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, që të marrë kohën e nevojshme duke pezulluar këtë fundjavë kampionatin. Një gjendje alarmi është ndërkohë edhe në vendet e tjera europiane, e sidomos në Itali ku…