Deputeti i njohur i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli është infektuar me koronavirus.
Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti, njëkohësisht sekretar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, është vetëkarantinuar në banesë.
Angjeli prej ditësh ka qenë në gjendje jo të mirë dhe me simptoma të lehta, teksa sot i është kthyer përgjigja e tamponit, i cili ka rezultuar pozitiv.
Kujtojmë se dje pozitiv rezultuan dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
